Demokracia, Kombi, Vetëvendosja

Demokracia, Kombi, Vetëvendosja është Vepra e III-të me radhë e vëllimit mbi punimet e Fehmi Aganit.

Në këtë vepër janë përfshirë kryesisht shkrimet studimore të profesor Aganit që kanë të bëjnë me demokracinë, me çështjen kombëtare dhe vetëvendosjen e parë në prizmin e perspektivës dhe interesit shqiptar. Vepra e tretë e profesor Aganit apo „Demokracia, Kombi, Vetëvendosja“ i ka 376 faqe.

Demokracia, Kombi, Vetëvendosja
Fehmi Agani

Në këtë vepër janë përfshirë shkrimet të cilat kanë të bëjnë me aspektin e vetëvendosjes, përkatësisht me nocionin “Kombi”, si dhe për pakicat kombëtare dhe e drejta e tyre për vetëvendosje, sipas “argumentimit dikotomik”, pastaj studimi: I. “Sundues dhe të sunduar”, II. “E drejta themelore kolektive”, (a). “Vetëvendosja dhe vullneti i lirë”, (b). “Integriteti territorial dhe e drejta e barabartë e vetëvendosjes”, dhe III. “Shqiptarët, Kosova dhe vetëvendosja” duke i zbërthyer në mënyrë analitike, e duke i plotësuar me argumentin shkencor të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e shumë problemeve të ngatërruara në hapësirën ballkanike.

Ndër trajtimet interesante që janë përfshirë në veprën e tretë të profesor Aganit janë edhe shkrimet për Konferencën e Bujanit, rreth marrëdhënieve jugosllavo - shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kosova si faktor stabiliteti në relacionet ndërballkanike, rreth zgjedhjes së mundshme paqësore të krizës së Kosovës etj.

Kurse në vazhdim, shkrimet që kanë të bëjnë me “Dimensionet ndërkombëtare të çështjes së Kosovës”, “Zgjidhja për Kosovën në bazë të parimit demokratik të vetëvendosjes”, “Për një zgjedhje të drejtë e të plotë të çështjes së Kosovës”, „Vështrim mbi programin e sotëm kombëtar të shqiptarëve“, „Kosova në Tryezën e New Yorkut“ etj.

Në veprën e tretë të opusit krijues të akademik Fehmi Aganit janë përfshirë disa nga intervistat e prof Aganit të botuara në: „Rilindja“ 1990, „Dielli“ 1991, „Shkëndija“ dhjetor 1990. “Flaka“ 15 tetor 1994 etj. si dhe disa trajtesa të botuara te „Zëri“ në Prishtinë. Vend të veçantë në këtë vepër zënë studimi përkitazi me nacionalizmin dhe fashizmin duke qitur në pah vizonin e tij prej një dijetari të pazëvendësueshëm.

Po ashtu në veprën Demokracia, Kombi, Vetëvendosja, janë përfshirë edhe një mori shkrimesh të pa publikuara, apo aso më pak të njohura të cilat janë konceptuar dhe radhitur duke ia shtuar vlerat librit, duke e bërë atë më përmbajtjesor dhe më të dobishëm për studime në këtë fushë dhe posaçërisht për çështjen shqiptare dhe të Kosovës në veçanti.

Burimi i të dhënave

Tags:

Fehmi Agani

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e shteteve sipas popullsisëShqiptarëtDemografia e ShqipërisëShqiponjaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLista e shteteve të EvropësMuhammediIbrahim RugovaKongresi i LushnjesKisha e Shna Ndout, LaçMehmed pashë BushatlliuTrombocitiVeshkaZvicraAlbert AjnshtajniNarcisizmiDokumentet e Gjuhes ShqipeShteti i PalestinësDon Kishoti i MançësEli FaraFormimi i yjeveLista e maleve të ShqipërisëBraziliKultura e ShqipërisëXhubletaZjarriHebrenjtëMitrush KuteliDioklecianiKarakteristikat e zeritSistemi nervorLista e viteveHistoriku i gjuhes letrare shqipeKalaja e LezhësEmpatiaHans Kristian AndersenTruriKalatë e ShqipërisëSistemi i imunitetitBektashiBulimiaSinjalet rrugore në ShqipëriJustina AliajFlamur TopiLista e festave në ShqipëriAustraliaLidhëzat në gjuhën shqipeLista e filmave të ShqipërisëLista e fjalëve në IslamErnest HemingwayInxhinieria gjenetikeNdotja e ujitMajmuniNdryshimi i klimësKundrinori-kryefjala-kallëzuesiPjetër BogdaniDukuritë kapilareKrishtërimiAgim RamadaniJeronim de RadaPenisi i njeriutGjeografia e KosovësMotori DiezelGjermaniaVitamina CMustafa Reshit pashë BushatlliuNdre MjedaLëkuraKristaletBiologjiaDemografia e KosovësKorçaShkollat e para shqipeLuljeta BozoRebelimi i vitit 1997Alfabeti shqip🡆 More