De bello Gallico ose Bellum Gallicum (e përkthyer shqip, Mbi luftën Gale) është një vepër e ushtarakut, shkrimarit dhe perandorit romak Cezari.
Autori në këtë vepër përdor një stil që mund të merret si shembullor për thjeshtësi e qartësinë e gjuhës. Prezentimi i veprës është tërheqës dhe shquhet për përshkrimin plot gjallëri. Cezari në këtë vepër përshkruan luften gale por nuk mund të thuhet se e bën në mënyrë neutrale. Cezari, në këtë vepër, e prezanton luftën si një "bellum iustum", një luftë domosdoshme për tu mbrojtur nga rrezikshmëria e armikut.
Pjesa më interesante e kësaj vepre për ngjarjet në provincën Iliria është në librin e V ku ai tregon se si pas kuvendit në Gali, niset për në Iliri për shkak se kishte dëgjuar se pjesët kufitare të kësaj province po plaçkiteshin nga pirustët.
Në këtë vepër duket qarte vullneti i Cezarit të orientojë publikun në bindjet e tij duke dhënë iden e një pikëpamje neutrale. Kjo gjë u bë e mundur nga përdorimi i përemrit vetor te tretë (ai) për të treguar për veten, dhe e prezanton veten si arbitri i çdo konflikti, udhëheqës trim dhe një strateg i shkathët që zbret në fushën e betejës edhe në qoftë se rrezikon jetën.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Mbi luftën Gale, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.