David Beckham ka lindur me 2 maj 1975 në Londër, si fëmije ishte adhurues i flaktë i futbollit dhe i klubit futbollistik Manchester United ku edhe filloi karrierën.
Që nga fillimi i karrierës ishte nën mbikëqyrjen e menaxherit Sir Alex Ferguson i cili e zbuloi talentin e tij dhe e angazhoi që në moshën 16 vjeçare në ekipin e të rriturve dhe barti fanellën me numrin 24.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | David Robert Joseph Beckham | ||
Datëlindja | 2 maj 1975 | ||
Vendlindja | Leytonstone, London, Angli | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in) | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Tottenham Hotspur | |||
Brimsdown Rovers | |||
1991–1993 | Manchester United | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1993–2003 | Manchester United | 265 | (62) |
1994–1995 | → Preston North End | 5 | (2) |
2003–2007 | Real Madrid | 116 | (13) |
2007–2012 | Los Angeles Galaxy | 98 | (18) |
2009 | → Milan (huazim) | 18 | (2) |
2010 | → Milan (huazim) | 11 | (0) |
2013 | Paris Saint-Germain | 10 | (0) |
Gjithsej | 523 | (97) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1992–1993 | Anglia U18 | 3 | (0) |
1994–1996 | Anglia U21 | 9 | (0) |
1996–2009 | Anglia | 115 | (17) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Minutat e aktivizimit të David-it ishin të pakta pasi që mosha e tij ishte shumë e re. Më pas ai qe huazuar në Preston North End për të bërë përvojë në futbollin anglez, paraqitjet e suksesshme me Prestonin bënë që Fergusoni ta rikthej menjëherë në skuadrën e tij. David Beckham u rikthye me fanellën numër 10, gjatë asaj kohe Beckham ishte ne formë të jashtëzakonshme, forma e tij ishte shkak i inkuadrimit të Beckham-it në kombëtaren angleze dhe ai vazhdoi me paraqitjet e suksesshme si me kombëtare ashtu edhe me Man.Utd-n pas përfundimit të karrierës së Eric Cantona-s, Beckham mori fanellën me numrin 7 me të cilin numër fitoi të gjithë trofetë e mundshëm: Premier Ligen, FA Cup-in, Carlling Cup-in dhe më të rëndësishmen Champions League-ën në vitin 1999.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article David Beckham, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.