Daut Boriçi

Mollà Daut efendi Boriçi (tr.

Davut Şükrü Efendi; Shkodër, 20 dhjetor 1825 - 2 nëntor 1896) ka qenë ulema dhe figurë vepruese e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Shumicën e jetës së tij qe i përfshirë në sistemin arsimor osman dhe mbahet mend për abetaren e shqipes me shkrim arab (Elifba) më 1861, edhe për kontributin e tij si kryetar i Degës së Shkodrës të Lidhjes së Prizrenit.

Daut Boriçi
Daut Boriçi

Biografia

Lindi në Shkodër, i biri i Haxhi Mustafë Salih Boriçit, nga një familje të shkolluar mollenjsh me prejardhje të hershme nga Tivari. I ati ishte sekretar i Mustafa pashë Bushatlliut. Me rënien e pashallëkut të Shkodrës, më 1831, Mustafa nisi të merrej me tregëti. I ati ka lënë disa ditare në formë regjistri, ndonëse kryesisht të karakterit ekonomik-tregtar ose kronika familjare, por që hedhin dritë mbi tregtinë e kohës dhe dëshmojnë kulturën e tij profesionale dhe vlerësimin që i bënte dokumentacionit.

Shkollimin fillor Dauti me të vëllanë, Salihin, e morën në mejtepin e Molla Ferhatit (1772 - 1844) nga Shkodra. Mejtepi gjendej në Pazarin e Vjetër. Sipas autobiografisë së tij, pasi mbaroi shkollën fillore, fëmijërinë e kaloi pranë familjes. Po kështu shënohet se bashkë me 25 studentë-hoxhallarë, në korrik 1844 shkoi për vizitë në Tyrben e Drishtit, duke na dhënë të kuptojmë se Dauti i ishte futur rrugës fetare që në moshën 19-vjeçare. Në autobiografinë e vet Dauti shënon se që në vitin 1839 kishte filluar të mësonte arabishten dhe të merrte mësime teologjie nga myderrizët shqiptarë Salih efendia i Madh, Molla Ahmet Hadri dhe Molla Sylo Fakja dhe të tjerë të huaj të Medresesë së Qafës, themeluar nga Mehmed pashë Bushatlliu. Ndoqi për një periudhë mësime edhe në gjimnazin ZosimeaJaninë. Pas kryerjes të mësimeve u emërua imam i xhamisë së Draçinit më 1847 dhe, që në atë kohë u quajt Molla Dauti dhe u bë pjesë e ilmijes.

Pas dy vitesh shërbimi, me 1850 u nis për Stamboll dhe me 21 tetor u regjistrua në medresenë Çifte-Bash Kurshun, themeluar nga Mehmetit II. Viti 1852 i la një kujtim të hidhur, sepse nga tuberkulozi i vdiq shoku i tij i studimeve, djaloshi shkodran, H. Ferhati. Në qershorin e vitit 1851 u takua tri herë me Mustafa Pashën që ndodhej në Stamboll, i cili e pajtoi si mësues privat për të birin, Riza beun, në një kohë që në kryeqytet nuk mungonin pedagogë të shquar. Riza beu e ngarkoi si mbikëqyrës i pasurisë së trashëguar nga i ati, kur u kthye në Shkodër si mësues në ryzhdijen e Pazarit më 1858. Mori pjesë më 7 prill 1858 në ceremoninë e themelimit të Kishës së Madhe në Shkodër, dhe më 1867 kur u lartësua metropoli mbajti fjalim në emër të qeverisë dhe valillëkut osman. Më tej u caktua inspektor i mejtepeve (shkollave fillore) nga 1869 në vilajet.

Gjatë ndodhive të Lidhjes së Prizrenit, Mollà Dauti qe kryetari i degës vendore të Lidhjes në Shkodër. Mbasi u hap Kongresi i Berlinit më 13 qershor, dega e Lidhjes me pëlqimin e vilajetit të Shkodrës dhe Sanxhakut të Dibrës, vendosën me i nisë një telegram Kongresit me lutje që Tivari, Shpuza, Podgorica t'i mbeteshin vilajetit të Shkodrës. Telegrami u nënshkrua prej 500 vetëve në Shkodër, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: Daut efendi Boriçi në cilësinë e kryetarit të degës, Jusuf agë Sokoli, Selim agë Gjyrezi, Filip Suma, Gjon Muzhani, etj. Gjysmën e parë të majit të 1880 i nisën një tjetër telegram ministrit të Jashtëm britanik, Granville Leveson-Gower, për qëndrimin që do të mbante dega vendore e Lidhjes përkundër linjës Korti.

Pas humbjes së Ulqinit, autoritetet osmane nisën të merrnin masa ndaj krerëve të degës së Shkodrës: Hodo beg Sokoli, Daut efendiu, Preng Bibë Doda dhe Jusuf efendi Kalaja u internuan. Më pas e thirrën me punë në Stamboll, ku më 1882-1883 i propozoi Ministrisë së Arsimit të perandorisë që të shtypeshin dhe përhapeshin libra të arsimit fillor në gjuhën shqipe me alfabet arab. Nga viti 1888 u emërua Drejtor i Arsimit në Vilajetin e Shkodrës.

Dy vjet pasi doli në pension, më 2 nëntor 1898 ndërroi jetë dhe u shti në dhé në varrezat e xhamisë së Luguçesmes.

Vepra

Vepra e tij kryesore ka qenë një abetare e gjuhës shqipe me alfabet arab, litografuar më 1861 në Stamboll, me një nofkë dhe pa datë, botimin e dytë e pati më 1869. Një abetare shqip të ndryshuar prej të parës, lënë në dorëshkrim, ku fjalët e para të tekstit janë "Shqiptari, me menyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, mbrenda pak kohe mundet me shkrue gjuhën e vet...", më pas e ndryshoi përsëri prej tri të parave - dorëshkrim të cilin mendohet se e hartoi në Turqi, kur u internua rreth 1881. Ka lënë një dorëshkrim të papërfunduar gramatike shqip, të vogël, me njohuritë mbi emrin, numrin e gjininë; si dhe një fjalor osmanisht-shqip, dorëshkrim që ruhet në Arkivin e Shtetit.

Përveç këtyre, la dorëshkrim një autobiografi dhe dy ditare, i pari i viteve 1844-1850 dhe tjetri i vitit 1893-1895.

Trashëgimia

Shtëpia e tij në lagjen Perash ka qenë shtëpi muze e kategorisë së parë deri pas viteve 90-të. Më pas ajo u dëmtua së tepërmi deri sa u muar nga një shoqatë islame që ndërtoi aty medresenë vajzave në Shkodër, funksion që vazhdon ta kryejë. Daut Boriçi është dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” të klasit të tretë për përpjekjet e tij dhe punën e palodhur në përhapjen e arsimit në gjuhën amtare. Emrin e tij e mban një prej rrugëve kryesore në Shkodër.

Referime

Tags:

Daut Boriçi BiografiaDaut Boriçi VepraDaut Boriçi TrashëgimiaDaut Boriçi ReferimeDaut Boriçi182518962 dhjetor2 nëntorEfendiuElifbaGjuha shqipeLetërsia shqipe me alfabet arabLidhja e PrizrenitMollàRilindja KombëtareShkodërTurqishtUlema

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lufta e Dytë BotëroreKërpudhatSëmundja e ParkinsonitFilozofiaSistemi i tretjesDita Botërore e MjedisitFruthiFiset shqiptareHistoria e ShqipërisëAbortiAngliaXhubletaKomunizmiMesjetaKroaciaFrancaPashallëqet shqiptareVenusiProblem globalSateliti natyrorAdem JashariOrgazmaLetërsiaPeshkopiaUjkuKorçaKrujaBifurkacioniPjesët e ligjëratësAmerika VerioreFibroza kistikeRrethi i DibrësDielliHistoria e kompjuteritEkuadoriNjësia matëseFjodor DostojevskiFeja në ShqipëriLegjenda e gurit të “Bletës”Lista e Kryeministrave të ShqipërisëPlanetiZorra e trashëKrimet e regjimit komunist në ShqipëriBajram CurriShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëMbreti Zogu ISinuzitiBakteriMona LizaShpellaPoeziaADNAmerikaTiranaTeleskopiTeuta e IlirisëPerandoria OsmaneTelefoniNdryshimet klimatikeKalaja e BeratitTargat e automjeteve të KosovësDashuriaShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreAstronomiaPasaporta e ShqipërisëIliadaSarajet e bardhaPeshkuVeshiKonferenca e Londrës (1912–1913)Kulla EiffelKapitalizmiAnatomia e njeriutPsikologjiaRobin HoodMujiLista e festave në Shqipëri🡆 More