Daniel J.
Levitin (i lindur më 27 dhjetor 1957) është psikolog kognitiv, neuroshkencëtar, dhe autor amerikan. Ai është profesor i psikologjisë dhe neuroshkencës bihejviorale në Universitetin McGill në Montreal, Kanadë, me angazhime shtesë në teori muzikore, shkencë kompjuterike, dhe edukim. Levitin është drejtori i Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise. Ai është gjithashtu producent i muzikës dhe muzikant. Nga shtatori i vitit 2006 deri në prill të vitit 2007 ai shërbeu si komentator i shfaqjes Freestyle në CBC Radio One, dhe është paraqitur shpesh në radion NPR.
Daniel J. Levitin | |
---|---|
U lind në | |
Kombësia | Amerikan |
Shkollimi | Massachusetts Institute of Technology Berklee College of Music Stanford University (B.A., 1992) University of Oregon (M.Sc., 1993; Ph.D., 1996) |
Njohur për | Levitin effect, This Is Your Brain On Music |
Karriera shkencore | |
Fushat | Kognicioni muzikor, neuroshkenca kognitive e muzikës, psikologjia kognitive |
Institucionet | McGill University; Laboratory for Music Perception, Cognition and Expertise |
Këshilltarë akademik | Roger Shepard, Michael Posner, Douglas Hintzman, John R. Pierce, Stephen Palmer |
Levitin ka publikuar artikuj shkencor për lartësinë absolute (perfect pitch), kognicionin muzikor, dhe neuroshkencën dhe është më i njohur si autori i dy librave best-seller, This Is Your Brain On Music: The Science of a Human Obsession (Ky është Truri Yt në Muzikë: Shkenca e Obsesionit Njerëzor) dhe The World in Six Songs: How the Musical Brain Created Human Nature (Bota në Gjashtë Këngë: Si Truri Muzikor krijoi Natyrën Njerëzore).
Para karrierës së tij akademike, Levitin punoi si producent i muzikës dhe dizajner i zërit në albumet e artistëve si Blue Öyster Cult, Chris Isaak, dhe Joe Satriani; si këshilltar për Steely Dan, Stevie Wonder dhe Michael Brook, dhe si inxhinier i inçizimit për Santana dhe The Grateful Dead. Inçizimet dhe CD-të në të cilat ai ka kontribuar janë shitur në më se 30 milion kopje.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Daniel Levitin, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.