Damian Gjiknuri: Politikan shqiptar

Damian Gjiknuri (lindur më 25 maj 1972 në Tiranë) është një politikan shqiptar.

Damian Gjiknuri: Angazhimi politik, Jeta personale, Referime
Damian Gjiknuri

Ai është i diplomuar në Drejtësi në vitin 1994, në Universitetin e Tiranës dhe zotëron gradën Master në Politikat Publike dhe Ligj të lëshuar nga “NPS School” të Monterey, Kaliforni, SHBA (2004) dhe Kolegji i Ligjit Londër, Britani e Madhe (1996). Ai ka kryer edhe disa studime pasuniversitare në Qëndrën për Politikat e Sigurisë në Gjenevë (2000) dhe të Drejtë Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë (1994).

Gjatë aktivitetit profesional ka kryer dhe kurse të ndryshme profesionale në institucione të ndryshme arsimore dhe profesionale në SHBA dhe BE, në fushat e sigurisë, mjetet speciale te hetimit, hetimi penal, kontratat publike, koncesionet, politika publike, ligjet zgjedhore etj.

Angazhimi politik

Z. Gjiknuri është anëtar i Partisë Socialiste që nga viti 2005 dhe është zgjedhur Deputet në Qarkun e El­basanit (Gramsh) në vitin 2009 dhe 2013. Ai është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Sekretar për Çështjet Zgjedhore që nga viti 2011. Më parë, në vitin 2007 ai u zgjodh Nënsekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore dhe bashkëautor i Kodit Zgjedhor 2008.

Pjesemarrje në komisione parlamentare

Gjiknuri ka qenë anëtar i Komisionit të Ligjeve të Ku­vendit të Shqipërisë (2009 - 2013), si dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011 - 2012.

Fuknsione zyrtare

Përpara zgjedhjes si deputet në vitin 2009, Z. Gjiknuri ka punuar si drejtues i një zyre ligjore dhe këshilltar ligjor për reformat rregullatore ekonomike në vend dhe rajon, financuar nga BE, USAID, GTZ, etj. Deri ne vitin 2005, Z. Gjiknuri ka ushtruar funksi­one të ndryshme publike si: Drejtor i Kabinetit të Ministrit të Rendit Publik (2005), Sekretar i Përgjith­shëm i Ministrisë së Mbrojtjes (2001 - 2005), Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombetar dhe Marrëveshjeve në Ministrinë e Rendit Publik dhe koordinator kombëtar për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, për nego­cimin e hapjes së negociatave me KE (1999 - 2001), Drejtues i Planizim - Drejtimit në SHISH (1998), Gjy­qtar i Shkallës së Parë (1995-1996), jurist në instituci­one të ndryshme (1994-1995).

Gjiknuri në vitin 2013 zgjidhet Ministër i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë.

Jeta personale

. Ai banon në Tiranë dhe është i martuar me Rovena Gjiknurin (Agollin), me të cilën ka një djalë, Aleksin.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Damian Gjiknuri Angazhimi politikDamian Gjiknuri Jeta personaleDamian Gjiknuri ReferimeDamian Gjiknuri Lidhje të jashtmeDamian GjiknuriShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PankreasiPulsi i zemrësPerandoria MongoleHistoria e libritMaltaZgjoi /Hive (film)BuallicaFluturaAdem JashariMuhamet KyçykuTiroidetHekuriGjeniHidrogjeniQeniAeroplaniBurimet natyroreNumrat dhjetorLista e festave në KosovëParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaNarcisizmiRiciklimiFjalë të urtaArabia SauditeGjuhët indo-evropianeAtomiLumi i DrinitMësimdhënia me bazë kompetenceRrethi i TropojësTurizmiArbëreshët në ItaliVitamina B12DrogaVenusiMasturbimiHënaAmerika VerioreEdi RamaZemraStambolliFan NoliBifurkacioni i lumit të NerodimësAmerika JugoreStadiumi Santiago BernabéuTuberkuloziMëlçiaKongresi i ManastiritPërrallaErnesto SabatoFlamuri i ShqipërisëLibrazhdiMuzika populloreFotosintezaKalaja e ShkodrësDielliAziaUrani (planet)QershiaParisiPlakatKonventa për të Drejtat e FëmijësOutlook.comTenisiBletaTermocentraliSpanjaTurbinat me erëAstronomiaHolokaustiShkodraDante AligieriVenaCraig NewmarkEnver HoxhaKalaja e PetrelësFilozofiaMbreti LuanBashkia TiranëArsimi në Shqipëri🡆 More