Gadishulli i Krimesë (ukrainisht: Крим, romanizeduar: Krym tatarisht krimean: Къырым, romanizuar: Qırım) që është një pjesë e Ukrainës ka një popullsi multinacionale dhe histori të gjatë pushtimi.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(nëntor 2020) |
Ka qenë gjithnjë një udhëkryq kulturor dhe vatër konfliktesh. Perandoria Ruse e aneksoi Hanllëkun e Krimesë në treçerekun e fundit të shekullit të 18-të, pas disa luftërash të përgjakshme me Perandorinë Osmane.
Në vitin 1954, një vendim i diskutueshëm i liderit sovjetik, Nikita Hrushçov (ukrainas etnik) e transferoi gadishullin e Krimesë si pjesë të Republikës Sovjetike Socialiste të Ukrainës duke e hequr nga territori i Rusisë.
Krimea sot ka statusin e një republike autonome brenda Ukrainës, dhe kryeqyteti i saj është Simferopol. Është e famshëme për vreshta, pemishte, zonat arkeologjike dhe turistike, të tilla si vendpushimin bregdetar i Jaltës, ku u nënshkruan në vitin 1945 marrëveshjeve historike midis Stalinit, Roosevelt dhe Churchill.
Qyteti tjetër i Krimes është Sevastopoli, port i madh detar në Detin e Zi, në jugperëndim të gadishullit, nuk varet nga "Republika Autonome e Krimesë". Sektori i tij administrativ ka një status të veçantë brenda Ukrainës.
Në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura të Krimes, mbi 90 për qind e popullsisë ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por që më pas gradualisht është zhdukur, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Krimea, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.