Claudia Cardinale

Claudia Cardinale (shqip Klaudia Kardinale) lindur më 15 prill 1938, është një aktore italiane, në Tunis, Tunizi, nga prindër sicilianë.

Claudia Cardinale
Klaudia Kardinale

Karriera e saj e planifikuar si mësuese mori fund kur ajo, në vitin 1957, fitoi çmimin e parë në konkursin për "Vajzën më të Bukur Italiane në Tunizi". Çmimi konsistonte në një udhëtim në Venedik, ku ajo ra menjëherë në sy të industrisë italiane të filmit. Pasi mori pjesë në "Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë" në Romë për dy muaj, asaj iu dha një kontratë shtatë-vjeçare me Vides Films, që e çoi atë të debutonte në ekran tek Goha (1958), e shumë shpejt më pas një rol në hitin ndërkombëtar Big Deal on Madonna Street. Një ndër filmat e parë që e bënë të njohur Klaudina si një aktore të talentuar dramatike ishte filmi i Valerio Zurlinit Girl with a Suitcase (1960). Në filmin e Mauro Bologninit Il'Bell Antonio, i cili gjithashtu u shfaq në vitin 1960, ajo pati një tjetër rol të rëndësishëm duke luajtur përkrah Marcello Mastroianni, aktor me të cilin ajo punoi në shumë filma. Viti 1960 pa punën e saj për herë të parë me regjisorin e njohur Luchino Visconti në filmin e tij neo-realist Rocco and His Brothers. Ndonëse Kardinale kishte një rol jokryesor në këtë film, talenti i saj nuk shpëtoi pa i rënë në sy regjisorit, i cili më pas i dha asaj një rol kryesor në filmin The Leopard (1963) ku ajo luajti së bashku me gjigantët e kinemasë Burt Lancaster dhe Alain Delon. Në fakt, 1963-shi ishte një vit i rëndësishëm për Kardinalen. Përveç rolit të Marias tek La Ragazza di Bube (Bebo's Girl), një rol për të cilin ajo fitoi Çmimin e Argjendtë si Aktorja më e Mirë, ky vit e pa atë të punonte edhe me një tjetër mjeshtër të kinemasë italiane, Federico Fellini, në atë që shumë e konsiderojnë si një nga kryeveprat e kinemasë, 8-1/2. Felini ishte i dashuruar me atë theks 'të çuditshëm', që ia shtonte misterin aktores që dikur simbolizonte bukurinë femërore - mishërimi i gruas ideale. Kishte ardhur momenti që Klaudia Kardinale të luante në prodhimet hollivudiane, ndonëse roli i saj aty si Princesha Dala në filmin e Blake Edwards The Pink Panther (1964), u filmua në Itali. Zëri i Kardinales u dublua për filmin The Pink Panther, dhe më pas e njëjta gjë u bë në të njëjtin vit edhe me prodhimin e Samuel Bronston Circus World në të cilin u dëgjua për herë të parë në celuloid zëri i saj duke folur anglisht. Filmat e tjerë ku ajo luajti jashtë Evropës përfshijnë thrillerin komedi Blindfold (1965) me Rock Hudson, Lost Command (1966), një tjetër komedi Don't Make Waves (1967) me Tony Curtis, dhe The Hell with Heroes (1968). Megjithatë, është The Professionals (1966) ai që ajo konsideron si më të mirin e filmave të Hollivudit. Ndoshta ishte ngurrimi i Kardinales për të lënë pas rrënjët e saj që e bënë atë të kishte vetëm një karrierë të shkurtër në Hollivud, pasi në të njëjtën kohë ajo vazhdoi të punojë për shumë prodhime evropiane, duke përfshirë edhe projektin e saj të tretë me Viskontin si Sandra tek Thousand Delights (1965). Kështu që nuk është çudi që është pikërisht një prodhim evropian dhe sipërmarrja e saj e dytë në zhanrin western ai që i dha asaj famën ndërkombëtare. Ky ishte homazhi epik i Sergio Leones për western-in "Once Upon a Time in the West" (1968) - një prodhim italian që kapërcen kufijtë e zakonshëm të Western All'Italiana dhe një kryevepër, e cila me kalimin e viteve ka ardhur duke u vlerësuar ashtu si i takon. Cardinale luan Jill McBain dhe është personazhi qendror në film rreth të cilit vërtiten protagonistët e tjerë (Henry Fonda, Charles Bronson dhe Jason Robards).

Lidhje

Referime

Tags:

15 prill1938TunisTunizi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lista e personaliteteve shqiptareDemografia e KosovësHidrogjeniMushkaLista e viteveKaliArteriaLetraMbreti LuanLista e lumenjve në ShqipëriQytetet e ShqipërisëLista e vendbanimeve ilireMartin Luther KingBeratiBarack ObamaFC BarcelonaElena GjikaNiliFormat e shtjelluara të foljesHepatiti CDemencaLista e bimëveKatroriNamazi i JacisëErnest KoliqiLista e llojeve të sportitEgla CenoMeshariAleksandër Stavre DrenovaËBashkia TiranëMamuthiMitrush KuteliDua LipaJeronim de RadaAbortiEpoka e IluminizmitVeshje popullore të KosovësLojërat OlimpikeDubaiMbeturinatArben TaravariSamir ManeNdryshimi i klimësApoloniaGjeniTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriSkënderbeuVerdhëzaLigji i OmitOrkestra simfonikeLista e elementeve kimike sipas numrit atomikBunkerët në ShqipëriLudwig van BeethovenLista e shkrimtarëve shqiptarëEvropa lindoreKlimaShiuGjuha shqipeShqipëria në vitet 1912-1939Alpet ShqiptareSëmundjet e gjakutPaneli diellorNaum VeqilharxhiKalaja e BeratitMustafa Qemal AtaturkuSavanaJudaizmiAvni RustemiAngioedemaFormat e pashtjelluara të foljesLindja (biologji)Drini i BardhëTë drejtat e njeriutRrezet rentgenKukësiLista e kalave në Shqipëri🡆 More