Beteja E Gllogjanit

Beteja e Gllogjanit u zhvillua gjatë Luftës së Kosovës në fshatin Gllogjan të Deçanit fillimisht më 24 Mars 1998 dhe përsëri më vonë më 11 dhe 12 Gusht 1998 ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ushtrisë Jugosllave (JNA), e mbështetur nga Policia Serbe (MUP).

Përleshjet përfaqësuan një seri ofensivash ushtarake të nisura nga Ushtria Jugosllave dhe Policia Serbe për të adresuar një prani në rritje të UÇK-së brenda fshatrave shqiptare të Kosovës. Përkundër sulmeve të Ushtrisë Jugosllave dhe Policisë Serbe, rezistenca e UÇK-së mbeti e pamposhtur.

Beteja e Gllogjanit
Pjesë e Luftës së Kosovës
DataBeteja e Parë: 24 Mars 1998
Beteja e Dytë: 11–12 Gusht 1998
Vendodhja
Pasoja

Beteja e Parë: Fitorja e UÇK-së
Beteja e Dytë: Fitore Jugosllave

  • Rikthehet prania e UÇK-së
Palët pjesëmarrëse
Beteja E Gllogjanit Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Komandantët dhe udhëheqësit
Beteja E Gllogjanit Ramush Haradinaj
Beteja E Gllogjanit Bekim Berisha
Beteja E Gllogjanit Xhezair Shaqiri
Beteja E Gllogjanit Sreten Lukiç
Fuqia ushtarake
Beteja E Gllogjanit 250 luftëtarë Beteja E Gllogjanit 500 ushtarë dhe policë
Viktimat dhe humbjet
Beteja E Gllogjanit 7 të vrarë
Beteja E Gllogjanit 49 të plagosur
Beteja E Gllogjanit 5 policë të vrarë
Beteja E Gllogjanit 2 ushtarë të vrarë
Beteja E Gllogjanit 40 policë të plagosur

Prapaskenat

Në Kosovë, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) morën forcë dhe tentuan të kontrollonin fshatrat larg rrugëve kryesore ndërsa Forcat ushtarake Jugosllave ishin të pozicionuara në kodrat përreth Liqenit të Radoniqit. Gjatë gjithë verës së vitit 1998, forcat jugosllave bombardonin fshatrat shqiptare përreth Liqenit të Radoniqit çdo ditë.

Përleshjet e 24 Marsit 1998

Pas Sulmit në Prekaz dhe vrasjes së liderëve të UÇK-së Adem Jashari dhe vëllait të tij Hamëz Jashari, sëbashku me afro 60 anëtarë të tjerë të familjes, forcat serbo-jugosllave planifikuan një sulm të ngjashëm në fshatin Gllogjan, ku atje ishte shtëpia e Familjes Haradinaj. Më 24 Mars 1998, qindra forca serbo-jugosllave rrethuan Gllogjanin. Sulmi filloi disa orë më vonë, ndërsa forcat policore kishin monitoruar lëvizjet e Grupit Haradinaj. Forcat jugosllave sulmuan fillimisht Shtëpinë e Familjes Haradinaj dhe arritën të avancojnë në oborr, por u detyruan të tërhiqen për shkak të rezistencës së fortë të UÇK-së. Forcat e UÇK-së filluan të zinin pozicione në fshat dhe kundërsulmuan forcat serbe që rezultoi me një tërheqje të forcave serbe nga fshati Gllogjan.

Gjatë betejës u vranë 2 luftëtarë të UÇK-së dhe 1 oficer serb, ndërsa u plagosën 3 oficerë serbë dhe Ramush Haradinaj.

Përleshjet e 11–12 Gushtit 1998

Forcat jugosllave së pari depërtuan në linjat e UÇK-së dhe hyrën në Gllogjan rreth 10–11 gushtit 1998 siç raportohet nga korrespondenti i BBC Jeremey Cooke i cili ishte në skenë. Ai njoftoi se serbët "e dinin se kishin epërsinë" dhe kishin "granatuar dhe mitralizuar" fshatin Gllogjan duke i nënshtruar. Jeremey Cooke raportoi se kishte parë shtëpi të djegura dhe bagëti të therura për të parandaluar luftëtarët e UÇK-së që të hynin në fshat. Policia paramilitare serbe ishte e përfshirë në operacion.

Ofensiva tjetër ushtarake që përfshinte Gllogjanin ndodhi në fillim të Shtatorit. Forcat e UÇK-së ishin rigrupuar edhe në shtator, ndërsa Ushtria jugosllave lëvizi nëpër fshatrat përreth liqenit në mënyrë që të sulmonte dhe dëbonte UÇK-në. Koloneli John Crosland një oficer ushtarak anglez i bashkangjitur në Ushtrinë Jugosllave, dëshmoi se kjo dorë e parë komentoi për shkatërrimin e shkaktuar nga ato forca. Ai vuri në dukje se ai personalisht ishte dëshmitar i plaçkitjes dhe djegies së shtëpive nga forcat jugosllave dhe se fshati Prilep u rrafshua në 18 inç rreth tokës. Ai deklaroi se forcat e Ushtrisë Jugosllave, forcat e Policisë Serbe dhe forcat paramilitare të policisë përfshirë (MUP, PJP, SAJ) dhe JSO (djemtë e Frenkit) ishin të përfshirë në ofensivë.

Gjatë operacionit, luftëtari i UÇK-së Idriz Gashi vrau një grua e cila dyshohej për bashkëpunim me policinë serbe. Trupi i saj u hodh në Liqenin e Radonjiçit, ku së bashku me trupat e tjerë, u gjet në shtator 1998. Idriz Gashi u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burg nga Gjykata Supreme e Kosovës në vitin 2010.

Shiko më shumë

Referime

Tags:

Beteja E Gllogjanit PrapaskenatBeteja E Gllogjanit Përleshjet e 24 Marsit 1998Beteja E Gllogjanit Përleshjet e 11–12 Gushtit 1998Beteja E Gllogjanit Shiko më shumëBeteja E Gllogjanit ReferimeBeteja E Gllogjanit1112 Gusht199824 MarsDeçaniGllogjanLufta e KosovësPolicia e SerbisëUshtria Popullore JugosllaveUÇK

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Spartak NgjelaDemografia e ShqipërisëSëmundjet e gjakutPavel NedvědIsa BoletiniFibroza kistikeParalelogramiLegjendaNdre MjedaLista e aktorëve të teatrit shqiptarLista e bimëveBazatSportiDita e Shën GjergjitNdajfoljaLufta e TrojësFusha magnetikeIlirëtOrkestra simfonikeGreqiaPrizreniLëkuraDita Botërore e LibritMartin Luther KingAeroplaniHarry PotterHistoriaAutizmiAdoleshencaEshtrat e njeriutRamazaniSerbiaKryqëzatatKalaja e BeratitKallëzuesiPneumoniaPrishtinaSlloveniaHormonetKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeLigji i OmitMbretëria e IlirisëAlgoritmiLista e markave të automobilaveArteriaRrënja katroreMushkëriaEmra pellazgëAhmed KalajaGenti KameJosif StaliniSonetiErnest KoliqiAdolf HitleriKrujaProteinaSistemi urinarMid'hat FrashëriBunkerët në ShqipëriAmerika VerioreLëvizja Nacional-ÇlirimtareTuberkuloziZhurmat në veshBajram CurriIshemiaSpermaGratë e MuhameditFan NoliKundrinori-kryefjala-kallëzuesiShëndetiLasgush PoradeciLeka Zogu IIPashallëku i JaninësVeshiQiproja🡆 More