Besnik Erebara

Besnik Erebara (Tiranë, 25 qershor 1951) është piktor shqiptar.

Biografia

Në vitin 1966 vazhdon liceun artistik "Jordan Misja" me pedagogët e nderuar Naxhi Bakallin dhe Sadik Kacelin. Nëvitin 1971 fiton konkursin dhe vazhdon studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në specialitetin e arteve të aplikuara. Mbrojtjen e diplomës e bën në specialitetin e qelqit artistik, duke realizuar një seri ndriçuesish inkandeshent për interier dhe eksterier, e realizuar e gjitha me material ku më vonë disa prej tyre u vendosën në ambientet e hotel "Tiranës". Vlerësohet maksimalisht dhe me diplomë të veçantë për punimin. Pas studimeve emërohet në ndërmarrjen elektro-teknike si specialist në modelimin e ndriçuesëve elektrikë deri në vitin 1991. Krahas punës së përditshme Besnik Erebara i përkushtohet me pasion artit të pikturës. Merr pjesë për herë të parë në ekspozitën kombëtare të 1976. Më pas merr pjesë me radhë në të gjitha ekspozitat kombëtare e lokale me punimet e tij, të cilat janë vendosur në institucione të ndryshme të vendit.

Tablotë dhe punimet e tij më të rëndësishme janë: "Mbrojmë tokën tonë", "Veterani tregon", "Komiti me abetare", "Vjeshtë", "Vajzat volejbolliste", "Xhamia Sahati Tiranë", "Portret luftëtari 1912", "Nudo", "Perëndim mbi manastir", etj. Disa nga punimet e tij sot janë pronë e koleksionistëve nga disa vende të botës si Ankara (Pazari i Tiranës), Nju Jork, Zyrih, Itali, Athinë, etj. Besnik Erebara ka krijuar individualitetin e tij krijues, ai sot punon, ekspozon dhe shet në galerinë e tij private “Ere”, të themeluar nga ai vetë.

Më 15 dhjetor 1984 është arrestuar për përfshirje në aferën e falsifikimit të biletave të trenit me vlerë të përgjithshme prej 4.5 milionë lekësh. Në procesin gjyqësor të zhvilluar në marsin e vitit 1985 u dënuan me vdekje 3 nga 10 të akuzuarit, ndërsa Erebara u dënua me 4 vjet burg. 


Referime

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FloraDramaNdajfoljaMigrenaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikPërrallaGrupet e gjakutShpallja e Pavarësisë së KosovësAziaForcat e Armatosura të ShqipërisëRespekt per te moshuarveBimëtSulejman VokshiHidrocentraletGjeografia e ShqipërisëBifurkacioniEpitetiOsmani IUrani (planet)ShtatzëniaMitrush KuteliFluturaLigjet e NjutonitPëremriAli AhmetiVloraSaturniMaqedonia e VeriutBashkia TiranëAtomiLumi i DrinitTargat e automjeteve të KosovësEkonomia e ShqipërisëVeshiFejaTeknologjiaProblem globalShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëLista e maleve të ShqipërisëIbrahim RugovaTimuriJelekuRobin HoodLegjendaSistemi operativLeje DrejtimiTrekëndëshiUEFA Liga e Kampionëve - statistikatAmerika QendroreTelefoniPozicioni seksualZejtaria në KosovëLindja e parakohshmeHarun AliuLahutaNumrat e plotëSëmundjet e zemrësXhensila MyrtezajRajoni JuglindorLui PastërMagnetiSeladiniNeurologjiaFamiljaKapitalizmiLetërsiaHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLuljaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKukësiLumiRrotullimi i TokësMatilda MakoçiLista e shkrimtarëve shqiptarëPashallëqet shqiptareHistoria e ÇamërisëHepatiti CDreriShqiptarët🡆 More