Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, është politikane shqiptare.
Besa Shahini arsimin fillor e mori në Prishtinë. Pasi emigroi në vitin 1999 në Kanada, vazhdoi studimet International Baccalaureate në UWC Pearson College dhe BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada. .
Besa Shahini ka qenë Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri që prej 28 Dhjetorit 2018, ku zëvendësoi Lindita Nikollën, deri në shtator 2020 kur u pasua nga Znj. Evis Kushi. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë si dhe zëvendësministre e arsimit në Shqipëri.
Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie.
Znj. Shahini flet rrjedhshëm anglisht, serbisht dhe njeh gjuhën frënge dhe atë gjermane.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Besa Shahini, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.