Bernard Berisha: Futbollist shqiptar

Bernard Berisha (lindi më 24 tetor 1991) është futbollistë shqiptar i cili luan për klubin rus Akhmat Grozny dhe për kombëtaren kosovare.

Bernard Berisha
Bernard Berisha: Karriera, Karriera ndërkombëtare, Referime
Berisha with Akhmat Grozny më 2019
Të dhënat vetjake
Datëlindja24 tetor 1991
VendlindjaPejë, Jugosllavia
Gjatësia1.74 m (5 ft 9 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Akhmat Grozny
Numri77
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012KF Besa44(10)
2012–2014KS Besa49(6)
2014–2016KF Skënderbeu47(8)
2016–2017Anzhi Makhachkala28(4)
2017–Akhmat Grozny63(4)
Karriera ndërkombëtare
2015–Kosova13(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

KF Skënderbeu

Berisha nënshkroi me KF Skënderbeu ku ai ra dakord për një kontratë një vjeçare me presidentin e klubit Ardian Takaj më 27 maj 2014. Ai bëri debutimin e tij me Skënderbeun në pjesën e dytë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Liga e Kampionëve 2014–15 kundër skuadrës bjelloruse FC BATE Borisov. Berisha ishte në formacionin fillestar, por u zëvendësua në minutën e 60-të nga Andi Ribaj. Ai fitoi Superkupën e Shqipërisë në ndeshjen e tij të radhës me klubin, duke ardhur në gjysmë të kohës për kolegun e tij Leonit Abazi në gjysmën e kohës në fitoren 1–0 ndaj KS Flamurtari.

Më 23 gusht 2014, Berisha bëri debutimin e tij në Superligë me Skënderbeun në Stadiumin Qemal Stafa, duke luajtur të gjithë ndeshjen kundër klubit të sapo promovuar KF Elbasani, duke ndihmuar ekipin të fitojë ndeshjen 1–0. Debutimi i tij për Kupën e Shqipërisë do të vinte më vonë, në tetor kundër Himarës, duke luajtur në një ndeshje në të dy pjesë, duke shënuar një gol në secilën prej tyre, me Skënderbeun që kaloi raundin 20–1 gjithsej.

Ai rinovoi kontratën e tij me Skënderbeu në fund të sezonit 2014–15, duke nënshkruar një marrëveshje të re dy-vjeçare për ta mbajtur atë në klub deri në vitin 2017.

Anzhi Makhachkala

Më 13 janar 2016 Berisha u bashkua me klubin rus Anzhi Makhachkala, në një kontratë 3.5-vjeçare me Anzhi Makhachkala duke paguar një tarifë prej 600.000 euro për Skënderbeun. Pasi që Rusia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, ai është i regjistruar në ligën ruse si shtetas shqiptar. Sidoqoftë, në uebfaqen e klubit thuhet se Berisha është një futbollist i kombëtares kosovare.

Terek Grozny

Më 26 dhjetor 2016, Berisha pranoi të bashkohet me skuadrën tjetër ruse, Terek Grozny me një kontratë 3 vjet e gjysmë, atje ai do të luajë përkrah futbollistëve ndërkombëtar shqiptarë, Bekim Balaj dhe Odise Roshi.

Karriera ndërkombëtare

Më 7 tetor 2015. Berisha mori një thirrje nga Kosova për ndeshjen miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale

Referime

Tags:

Bernard Berisha KarrieraBernard Berisha Karriera ndërkombëtareBernard Berisha ReferimeBernard BerishaFC Akhmat GroznyKombëtarja kosovare e futbollit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Zona ruraleMercedes-BenzTretësiratMonarkia kushtetueseRezistenca elektrikeSyri i kaltër, DelvinëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneMushkëriaRoma e lashtëEgjiptiProblemet mjedisore në ShqipëriTeoria e relativitetitFoshnjaAlgjebraBashkitë e ShqipërisëAngliaBakteriGjithësiaYndyraVarësia nga substancat (droga)EozinofiliaMjedisi natyrorUrani (planet)Gjeografia e KosovësShpendëtNdotjaTë drejtat e njeriutDita Ndërkombëtare e PunëtorëveLahuta e MalcísYlberiPsikologjiaUrbanizimiZgjebjaPërrallaMarko BoçariLezhaVirusiSëmundja e LeukemisëF.C. Internazionale MilanoNamazi i JacisëYlliGjuha shqipeEnciklopediaZënia e Diellit (Eklipsi)TruriEkuatoriAdoleshencaKërpudhatIsa BoletiniShpallja e Pavarësisë së KosovësUltësira Perëndimore e ShqipërisëAlbin KurtiEnergjia e erësHarry PotterStreptokoketTartufi (komedi)DiabetiMëlçiaFan NoliTurqiaDhimbja e kokësAbortiUjiHendbollLidhja e PrizrenitSëmundjet e zemrësShahuSinuzitiAzotiMamuthi leshatorInternetiDita Botërore e LibritLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësNelson MandelaItaliaIbrahim KodraTom SojerEpiteti🡆 More