Beqir Çela

Beqir Çela (Karbunarë, 1918 - Mali me Gropa, 10 tetor 1947) ka qenë arsimtar, poet dhe deputet pas Çlirimit.

Përktheu nga gjuha angleze autorë të tillë si Carlyle, Arnold, Carroll dhe Durrant. U dënua dhe u pushkatua me grupin e parë të deputetëve. Një shkollë profesionale në Durrës mban sot emrin e tij.

Biografia

Vepra

Publicistikë

Shkroi në të përkohshmen Bota që botohej në Boston dhe në atë të tarikateve islame Njeriu, përdorte pseudonimin Osja i Ri.

Përkthime

Përktheu kreun Heroi si Profet: Muhamedi dhe Islamizma nga vëllimi On Heroes, Hero-Worship, and The Heroic in History i Thomas Carlyle, botuar më 1935 në Durrës me parathënie të Ismet Totos. Po atë vit iu botua në Tiranë edhe përkthimi i poemës Sorabi dhe Rustemi i poetit anglez Matthew Arnold në shtypshkronjën "Guthenberg" i pajisur me parathënie nga vetë Çela. Më tej përktheu pjesën e polemikës me të cilën Will Durrant iu përgjigj Clarence Darrow Njeriu dhe maqina. A ësht jeta mekanike, apo “diçka tjetër?”, botuar po në Durrës tek litho-tipografia "Stamless" më 1938 me dy fjalë të përkthenjësit.

Më tej së bashku me Hysejn Çelën përktheu Liza në botën e çudinavet të Lewis Carroll, botuar më 1944 në Tiranë tek Ismail Mal'Osmani me parathënien e përbashkët, ribotuar më 2021.

Referime

Tags:

Beqir Çela BiografiaBeqir Çela VepraBeqir Çela ReferimeBeqir Çela10 tetor19181947DurrësiGjuha anglezeGrupet e deputetëveKarbunarë e SipërmeMali me GropaÇlirimi i Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Letërsia romantike shqiptareMolekulaAstrit GashiUlçera në stomakTransportiElektricitetiKosova në Luftën e Dytë BotëroreXha GorioMario MitajLionel MessiAortaAhmed KalajaCristiano RonaldoNapoleon BonapartiKorçaMacjaBujqësiaHistoria e botësLigji i ArkimeditVilajeti i KosovësËRamazani2008TrëndafiliGalileo GalileiGjendja agregateLetërsia shqipeKalaja e BeratitTotalitarizmiRepublika Popullore e ShqipërisëKaliSistemi urinarDrogaEnergjia e erësTurqiaVolejbolliIriqiZgjebjaForca e Sigurisë së KosovësStimulim me gjoksMekaPallati 176Romeo dhe ZhuljetaJometaliFara e ZezëGjeometriaDante AligieriMjedisiNikola TeslaAktiviteti fizikEvropaDeti AdriatikKushtetuta e KosovësGjergj FishtaApoloniaGjenerali i ushtrisë së vdekurIndi (organ)Lumi i ShalësPlanetiParalelogramiNumrat romakëSkulpturaMatematikaDaulljaFotosintezaAeroplaniShpendëtLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeHarry PotterCikli menstrualVirusi kompjuterikGjuha shqipeTuberkuloziKarbohidratetMasakra e Krushës së Madhe🡆 More