Bashkimi Ndërkombëtar Për Ruajtjen E Natyrës

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës - BNRN (anglisht: International Union for Conservation of Nature - IUCN) zyrtarisht Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore është një organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Burimeve Natyrore (BNRN)
Bashkimi Ndërkombëtar Për Ruajtjen E Natyrës
LlojOrganizatë ndërkombëtare
I themeluar5 tetor 1948; 69 vjet më parë si BNRN
Zyrat qendroreZvicra Zvicra
FokusiRuajtja e natyrës
Adresa e internetitwww.iucn.org

Përmbledhje

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës - BNRN është i përfshirë në grumbullimin e të dhënave dhe analizave, hulumtimet, projektet në terren, avokimin dhe arsimin. Misioni i BNRN është të "ndikojë, inkurajojë dhe ndihmojë shoqëritë në mbarë botën për të ruajtur natyrën dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm".

Gjatë dekadave të fundit, BNRN ka zgjeruar fokusin e saj përtej ekologjisë së ruajtjes dhe tani përfshin çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm në projektet e tij. Ndryshe nga shumë organizata të tjera ndërkombëtare mjedisore, BNRN nuk synon të mobilizojë publikun në mbështetje të ruajtjes së natyrës. Ajo përpiqet të ndikojë në veprimet e qeverive, të biznesit dhe palëve të tjera të interesit, duke siguruar informacion dhe këshilla dhe duke ndërtuar partneritete. Organizata është më e njohur për publikun e gjerë për hartimin dhe botimin e Listës së Kuqe të BNRN të Specieve të Kërcënuara, që vlerëson statusin e ruajtjes së specieve në mbarë botën.

BNRN u krijua në vitin 1948. Më parë u quajt Bashkimi Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (1948-1956) dhe Mbrojtja e Natyrës Ndërkombëtare (1990-2008).

Shih edhe

Referime

Tags:

Gjuha angleze

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Namazi i AkshamitPrincipata e ArbëritAlban SkënderajInjorancaItaliaVloraDhimbja e kokësFoshnjaEgla CenoGlobalizimiAlketa VejsiuIsmail QemaliHalil BudakovaTrupi i njeriutAeroplaniTuberkuloziMuzika shqiptareKuraniMarsiLista e maleve të ShqipërisëFruthiADNKlajda GjoshaArabia SauditeLiqeniDibran TahiriXhamia e Et'hem BeutNdërtimi i brendshëm i TokësSistemi diellorHistoriku i gjuhes letrare shqipeIlirëtAnemi mikrocitikeBelgjikaInsulinaLista e Kryeministrave të ShqipërisëShpikje te ndryshmeKurban BajramiShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëXhubletaDrini i BardhëLimfocitiAhmet KrasniqiElizabeta MarkuGrupet e gjakutStimulim me gjoksPrizreniShiu acidikAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLlojet e vargjevWikipediaKomedia HyjnoreShqipëria e MadheMetaforaShqiponjaGjeografia e GjermanisëKosova dialogGratë e MuhameditGjyste VulajKalaja e BeratitMigjeniPhil FodenMeshariMetri katrorGalileo GalileiAlbin KurtiKarizmaMeningjitiBashkimi EvropianEnergjia e erësDritëro AgolliFotosintezaDializaBektashiMatja🡆 More