Baba Rexhebi

Rexheb Beqiri i njohur më shumë me emrin fetar Baba Rexhepi (Gjirokastër, 18 gusht 1901 - Detroit, 10 gusht 1995) ka qenë një dervish i tarikatit bektashi dhe themeluesi i Teqesë së parë bektashie në Taylor, Mishigan, Shtetet e Bashkuara.

Biografia

U lind në Gjirokastër, në një familje fetare të zhvendosur më parë nga Gjakova, i biri i Reshatit që ishte mullah i lagjes Dunavat. E ëma ishte nga Elbasani, motër e myrshidit të tij, Baba Selim Elbasani. Hyri në tarikatin bektashi kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe arriti shkallën e dervishit kur ishte njëzet vjeç, pas një viti dha betimin e një dervishi mücerred (beqarisë).

Për njëzetepesë vitet e ardhshme shërbeu pranë Teqesë së Asim Babait, nën udhëheqjen e dajës së tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i porositur nga daja i tij, shkoi fshat më fshat duke u thënë njerëzve se komunistët janë të padin dhe të pavatan; për shkak të kësaj u detyrua të largohej nga Shqipëria pas ardhjes në pushtet të komunistëve më 1944.

Qëndroi për 4 vite në një kamp në Itali dhe më pas shërbeu në Teqenë bektashie të Kajguzus Sulltanit në Kairo për katër vite të tjera. Më pas mundi të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku njëra nga motrat e veta, Zejnep Çuçi kishte shkuar para tij në Nju Jork.

Baba Rexhebi 
Fotoja e Baba Rexhebit (pranë kaligrafisë Allah) në Teqen e Baba Harabatit, Tetovo, Maqedoni.

Më 1954 mundi të hapte Teqenë e parë bektashie Shqiptaro-Amerikane, në rrethinat e Detroitit, ku kishte një bashkësi bektashijsh shqiptarë që e mbështetnin.

Botime

  • Rexheb, Baba (2017). Shkruar në Tirana. Islamic Mysticism and The Bektashi Path (PDF) (në anglisht). Përkthyer nga Abiva, Huseyin. Chicago: Babagân Books. ISBN 978-1-365-59158-7. OCLC 1077716793.

Referime

Tags:

10 Gusht18 Gusht19011995BektashiDetroitGjirokastraMiçigenShtetet e BashkuaraTarikati

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AkiliMasturbimiÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriMatematikaShkollat e para shqipeKuvendi i VlorësOksidetFoljaPHEmra pellazgëShëndetiLista e komunave në KosovëHidrokarburetShpyllëzimiAthinaInternetiSintaksa e gjuhes shqipeZeqatiUlçera në stomakMitiLeukocitSistemi i tretjesLista e bimëveLigjet e NjutonitMigjeniGëzim KamePerandoria RomakeGjeografia e GjermanisëAnës lumenjveLëkuraEkonomiaMalësorjaApoloniaTruriKryqëzatatKomunikimiSerbiaAzia JugoreModemiLista e filmave të ShqipërisëNamazi i IqindisëVirusi kompjuterikReaksioni kimikCikli i Ujit1948TrekëndëshiNumrat romakëDisleksiaEshtrat e njeriutLuaniKanadajaVideosexKuraniOdisejaBaltimoreQarku elektrikAbortiPitagoraAlbin KurtiMuzika shqiptareLumiKriprat mineraleMultiple sklerozaNaim FrashëriPartia e Punës e ShqipërisëPresidenti i ShqipërisëLufta e Parë BotëroreLidhja e PrizrenitLista e vendeve sipas sipërfaqesTë drejtat e fëmijëveMbiemriInsulinaElektricitetiFruthiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPozita gjeografike e ShqipërisëShahu🡆 More