Asllan Pashallinjtë

Familja Asllan Pashali ka qenë një oxhak feudal shqiptar që u ngrit në kohën e Perandorisë Osmane, i cilësuar si oxhaku i Janinës, të cilët brez pas brezi qeverisën ndër shumë vise të perandorisë.

Degëzimet e tyre qeverisën në periudha të ndryshme Gjirokastrën, Delvinën dhe Libohovën ndër viset shqiptare; degëzimi i fundpërmendur mbeti me llagëpin Libohova, që shtetit shqiptar i dhanë ministra dhe funksionarë të lartë si Myfid bej, Eqrem bej dhe Ajet bej Libohova.

Gjenealogjia

Sipas një kronike të krishterë, pema gjenealogjike e familjes zë fill me një të quajtur Mika Skifteri, i cili rrreth vitit 1400 paska qenë beu i Valjeranit (mbase në rrethinat e Elbasanit, ose vetë Elbasani). I biri i tij, Petro Boso, u martua me një bijë të familjes venedikase Kontarini. Asokohe në trojet e Elbasanit u vendosën osmanët dhe i biri i Petro Bosos u konvertua në islam dhe mori emrin Shahin Lame (shahin - skifter; Lame - Islam). Shahin Lamja la një nip të quajtur Mustafa aga, i cili iku nga Druma në Maqedoni dhe atje u pasurua me tregti. Pas disa vitesh i biri, Ali Asllan aga, shkoi në Janinë ku mori për grua motrën e libohovitit Lutfi Pasha - 20 vjet sanxhakbej i Janinës dhe pastaj vezir i madh.

Historia

Asllan Pashallinjtë, një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga Janina. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej. Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, Janina ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.

Evlia Çelebiu, në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në Stamboll, në Halep apo në Gjirokastër.

Sundimi i familjes Asllan Pashalli në Janinë, filluar me shkëlqim në vitin 1590, përfundoi në vitin 1786. Dega e familjes Asllan-Pashali në Delvinë dhe Gjirokastër, emër që sot është shuar, vazhdon të jetojë sot si Libohova. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.

Shiko dhe këtë

Referime

Tags:

Asllan Pashallinjtë GjenealogjiaAsllan Pashallinjtë HistoriaAsllan Pashallinjtë Shiko dhe këtëAsllan Pashallinjtë ReferimeAsllan PashallinjtëDelvinaEqrem bej LibohovaGjirokastraJaninaLibohovaMyfid bej LibohovaOxhaqet feudalëPerandoria Osmane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MbipeshaReaksioni kimikShkodraPikësimiShoqëriaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLuaniIlirëtKultura në KosovëFabulaAkiliVitamina EShtatë mrekullitë e botësProbabilitetiPuna (fizikë)NorvegjiaMarrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit SovjetikBeteja e BedritSëmundja infektiveEshtrat e njeriutPoezia lirikePrenk JakovaIslamiLimfocitiMuzika populloreMetriDemografia e ShqipërisëPashallëqet shqiptareBallkaniUshtria Çlirimtare e KosovësShtetet anëtare të NATO-sVideosexPesë Shtyllat e IslamitYndyraSistemi nervorKlimaAriNumrat romakëPosta elektronikeGravitetiSistemi i qarkullimit të gjakutTretjaHidrografia e ShqipërisëHumanizmiTaxhikistaniKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)Ultësira Perëndimore e ShqipërisëGalileo GalileiFilozofiaPlaku dhe detiSerbiaRelieviDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)DurrësiKalaja e PrizrenitOrganizmiLiqeniKafshëtPashkëtËndrraAvullimiBiologjiaPresidenti i ShqipërisëShtetet e Bashkuara të AmerikësLista e shteteve të EvropësVullkaniCristiano RonaldoAbdesiEkonomiaShtatzëniaRilindja Kombëtare ShqiptareGjermaniaArmando BrojaBashkimi SovjetikEnergjia e ripërtëritshme🡆 More