Artist i popullit është një titull nderi në Shqipëri i krijuar në vitin 1960 me ligj të veçantë me synimin : Me qëllim që të nxitet krijimtaria e artistëve për zhvillimin e mëtejshëm të artit tonë duke krijuar me vepra me vlerë të lartë artistike, të cilat pasqyrojnë të kaluarën heroike të popullit tonë, fitoret e tij historike, punën e tij të lavdishme në ndërtimin e socializmit si dhe të ndihmojnë në edukimin komunist të masave punonjëse, krijohen titujt e nderit në sektorin e arteve.
Ligji nr. 3171, Datë 26.10.1960.
Artist i merituar ishte titull i nivelit të dytë kundrejt titullit "Artist i popullit" dhe gjatë tre dekadave të komunizmit iu shpërnda një numri të konsideruar artistësh të fushave të ndryshme. Megjithëse disa prej artistëve që e kanë marrë këtë titull, e vlerësojnë si akt i kontrollit politik mbi cilësinë e artit gjatë kohës së komunizmit, shumë vazhdojnë ta ekspozojnë këtë titull me krenari. Titulli jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, (institucioni kolegjial i kohës së komunizmit që është sot i barasvlershëm me Presidentin e Republikës. Titulli Artist i Popullit nuk është fituar më nga askush që nga reforma kushtetuese e vitit 1991, kur Presidiumi i Kuvendit Popullor u zëvendësua me postin e presidentit të Republikës. Përgjithësisht u zëvendësua me titullin 'Mjeshtër i Madh i Punës' me ligjin "PËR DEKORATAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", të vitit 1996. Në vitin 2001, kjo medalje u zëvendësua me medaljen 'Mjeshtër i madh', pas disa protestave kundër përdorimit të termit 'i punës' si togfjalësh me konotacion komunist.
Me poshtë është një listë me titujt e dekoratave të Republikës së Shqipërisë Presidenti i Republikës jep këto dekorata:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Artist i popullit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.