Arkitektura e Raxhastanit (e njohur edhe si Arkitektura Māru-Gurxhara) zuri fill në shekullin e gjashtë në zonën e shtetit indian të Raxhastanit dhe rreth saj.
Emërtimi Maru Gurxhara e zanafillën e tij në faktin se gjatë kohëve të lashta, Raxhastani dhe Guxharati kishin ngjashmëri në aspektet etnike, kulturore dhe politike të shoqërisë. Emri i lashtë i Raxhastanit ishte Marudesh ndërsa Guxharati quhej Gurxharatra. "Arti Maru Gurxhara" fjalë për fjalë do të thotë "arti i Raxhastanit".
Arkitektura Māru-Gurxhara tregon kuptimin e thellë të strukturave dhe mjeshtrive të rafinuara të artizanëve të Raxhastanit të periudhës së shkuar. Arkitektura Māru-Gurxhara ka dy stile të shquara Maha-Maru dhe Maru-Gurxhara. Sipas M. A. Dhaky, stili Maha-Maru i zhvilluar kryesisht në Marudesa, Sapadalaksa, Surasena dhe pjesët e Uparamalas ku Maru-Gurxhara zuri fill në Medapata, Gurjaradesa-Arbuda, Gurjaradesa-Anarta disa zona të Guxharatit. Studiues si George Michell, M.A. Dhaky, Michael W. Meister dhe U.S. Moorti besojnë se Arkitektura Tempullore Māru-Gurxhara është arkitekturë tërësisht Indiano-Perëndimore dhe është mjaft e ndryshme nga Arkitektura Tempullore E Veriut të Indisë. Ekziton një lidhje midis Arkitekturës Māru-Gurxhara dhe Arkitekturës Tempullore Hoysala. Në të dy këta stile arkitektura është trajtuar në mënyrë skulpturore.
Stilet e Arkitekturës së Raxhastanit përfshijnë:
Arkitektura e Raxhastanit përfaqëson shumë tipe të ndryshme ndërtesash, që mund të klasifikohen në mënyrë të gjerë si shekullore ose fetare. Ndërtesat shekullore janë të shkallëve të ndryshme. Ato përfshijnë qytete, fshatra, puse, kopështe, shtëpi dhe pallate. Të gjitha këto lloj ndërtesash ishin realizuar për qëllime publike dhe qytetare. Fortesat përfshihen gjithashtu në ndërtesat shekullore, megjithëse ato u përdorën për qëllime ushtarake. Tipologjia e ndërtesave të natyrës fetare konsiston në tre lloje të ndryshme: tempuj, xhami dhe varre. Tipologjia e ndërtesave të natyrës shekullore është më e larmishme.
Çhatrit, Chatrit ose Chhatrit janë pavjone të ngritur në formë kubeje të përdorur si një element në Arkitekturën Indiane. Fjala Chhatri do të thotë "tendë" ose "ombrellë". Në konstekstin e arkitekturës, fjala përdoret për dy gjëra të ndryshme. Kuptimi më i zakonshëm është ai i një përmendoreje, zakonisht shumë të zbukuruar, të ndërtuar në vendin ku kryehet funerali (kremimi) i një personaliteti të shquar. Përmendore të tilla zakonisht konsistojnë në një platformë të rrethuar nga një seri kolonash zbukuruese që mbajnë një tendë guri. Fjala chhatri përdoret edhe për tiu referuar pavjoneve të vegjël që shënojnë këndet e çatisë së hyrjes së një ndërtese të rëndësishme. Këto pavjone janë thjeshtë zbukuruese dhe nuk kanë ndonjë përdorim, por janë një fortesë e vogël klasike që tregon statusin dhe pasurinë e zotëruesit. Chhatrit zakonisht janë të përdorura për të paraqitur elemente të krenarisë dhe nderimit në Arkitekturën e Jatit, Marathas dhe Rajputit. Ato përdoren gjerësisht në pallate, fortesa ose për të shënuar vendet mortore. Duke marë fill në Arkitekturën e Raxhastanit ku ishin përmendore mbretërore, atu u përshtatën më vonë si një veçori standarde në të gjitha ndërtesat marathas, Raxhastan dhe në mënyrë më të rëndësishme në Arkitekturën Mogule. Ato sot shihen në monumentet e saj të mrekullueshme, Varri i Humayunit në Delhi dhe Taxh Mahali në Agra. Chhatrit janë elemente bazë të Arkitekturës Hindu si dhe asaj Mogule. Termi "chhatri" (në gjuhën hindi: छतरी) do të thotë ombrellë ose tendë. Në rajonin Shekhawati të Raxhastanit, chhatrit ndërtohen në vendet e kryerjes së kremimit të njerëzve të pasur ose të shquar. Chhatrit në Shekhawati mund të konsistojnë në një strukturë të thjeshtë të një kubeje të ngritur nga katër kolona deri në një ndërtesë që përmban shumë kube dhe një bazament me mjaft dhoma. Në disa vende, brendësia e chhatrive është e pikturuar në të njëjtën mënyrë si banesat e Havelit të rajonit.
Në pjesë të tjera të Raxhastanit ekzistojnë shumë chhatri të tjera vendodhja e të cilave përfshin:
Disa nga chatrit më të shquar në rajonin Shekhawati të Raxhastanit janë të vendosur në qytetet dhe qytezat në vazdhim:
Raxhastani ka shumë fortesa ndër të cilat më të famshmet janë Fortesat Kodrinore të Rajasthanit që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs.
Fortesat janë të vendosura kryesisht në Vargun e Aravallit dhe u ndërtuan midis shekujve të V dhe të XVIII. Ato përfshijnë:
Shteti indian i Raxhastanit wshtw i famshwm pwr havelit, fortesat dhe pallatet e tij historikw. Disa nga pallatet e tij janw:
Haveli është një term i përgjithshëm i përdorur për shtëpitë dhe banesat qytetare në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh zakonisht një e tillë me domethënie historike dhe arkitekturore. Fjala haveli rrjedh nga arabishtja haveli, që do të thotë "ndarje" ose "hapësirë private" e bërë publike nën Sundimin Mogul dhe e shkëputur nga ndonjë traditë arkitekturore. Më vonë, fjala haveli filloi të përdorej si term i përgjithshëm për stile të ndryshme të banesave rajonale, shtëpive qytetare dhe tempujve që gjenden në Indi, Pakistan, Nepal dhe Bangladesh.
Shtëpitë tradicionale me oborr në Azinë Jugore janë ndërtuar sipas parimeve të lashtë të Vastu shastras, që pohon se të gjitha hapësirat dalin nga një pikë e vetme, që është qendra e shtëpisë. Oborret janë një veçori e përbashkët në Arkitekturën e Azisë Jugore. Dëshmitë më të hershme arkiologjike të shtëpive me oborr në rajon datojnë që nga vitet 2600–2450 p.e.s. Shtëpitë tradicionale në Azinë e Jugut janë të ndërtuara përreth oborrit dhe të gjitha veprimtaritë e familjeve vërtiten përreth chowkut ose oborrit. Për më tepër, oborri shërbente si një pus ndriçimi dhe një për të përmbushur një strategji efektive ajrimi në klimën e nxehtë dhe të thatë të Azisë Jugore. Gjatë periudhës mesjetare, termi Haveli u përdor për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat nën Perandorinë Mogule dhe mbretëritë Rajputana. Më vonë, termi i përgjithshëm haveli u identifikua me shtëpitë dhe banesat qytetare të klasës tregëtare.
Të gjitha këto elemente bashkohen për të formuar një rrethim që i jep oborrit një ndjesi rregulli dhe sigurie. Format arkitekturore të ndërtimit të havelit ka evoluar në përgjigje të klimës, stilit të jetesës dhe disponueshmërisë së materialeve. Në klimat e nxehta ku freskimi është një nevojë, ndërtesat me oborre të brendshme konsideroheshin më të përshtatshmet. Ajo vepronte si një teknikë e përsosur freskimi, ndërsa lejonte gjithashtu edhe dritën brenda. Harkada përgjatë oborrit, ose muri i lartë rreth tij i mbanin brendësitë e ndërtesave të freskëta.
Shumë prej havelëve të Indisë dhe Pakistanit u ndikuan nga Arkitektura e Raxhastanit. Ata zakonisht përmbajnë një oborr shpesh me një krua në qendër. Qytetet e vjetra të Agras, Lucknowt dhe Delhit në Indi dhe Lahore, Multani, Peshawari, Hyderabadi në Pakistan kanë shumë shembuj havelësh të Stilit Arkitekturor të Raxhastanit.
Termi Haveli u aplikua për herë të parë në Rajputana të rajonit të Raxhastanit nga sekti vaishnavit për tiu referuar tempujve të tyre në Guxharat. Në pjesën veriore të Indisë. Havelit për zotin Krishna janë mbizotërues me ndërtesa të stërmëdha si banesa. Havelit janë të shquar për afresket e tyre që paraqesin imazhet zotash, kafshësh, skena nga kolonizimi britanik dhe rrëfenja të jetës së hyjnive Rama dhe Krishna. Muzika këtu ishte e njihur si Haveli Sangeet. Më vonë këto arkitektura tempullore dhe afresket u imituan ndërsa u ndërtuan banesa individuale të stërmëdha dhe tani fjala është popullore për të përcaktuar vetë banesat. Midis viteve 1830 dhe 1930, marwarët ndërtuan godina në vendlindjen e tyre, Shekhawati dhe Marwar. Këto ndërtesa u quajtën haveli. Marwarët pajtuan artistë për ti pikturuar ato ndërtesa që u ndikuan rëndë nga Arkitektura Mogule. Havelit ishin simbole të statusit për Marwarët ashtu si dhe për shtëpitë për familjet e tyre të mëdha, duke mundësuar siguri dhe rehati në mbylljen nga bota e jashtme. Havelit e mbyllura nga të gjitha anët kishin një portë të madhe kryesore.
Havelit tipikë në Shekhawati konsistonin në dy oborre — një i jashtë për burrat që shërbente si një vend hyrjeje i gjerë dhe i brendshme, zona e grave. Havelit më të mëdhenj mund të kenë deri në tre ose katër oborre dhe ishin dy ose tre katësh. Shumë havelë tashmë janë të zbrazët ose mirëmbahen nga një rojë (zakonisht një burr i vjetër). Ndërsa shumë të tjerë janë shndërruar në hotele dhe vende turistike tërheqëse. Qytezat dhe fshatrat e Shekhawatit janë të famshëm për afresket e tyre të bukura në muret e havelëve të tyre madhështorë, saqë janë duke u bërë tërheqje të rëndësishme turistike. Havelit brenda dhe përreth Fortesës së Jaisalmerit (e njohur gjithashtu si Fortesa e Artë), e vendosur në Jaisalmer të Raxhastanit, nga të cilat tre më mbresëlënëset janë Patwon Ki Haveli, Salim Singh Ki Haveli dhe Nathmal-Ki Haveli, meritojnë të vihen në pah. Këto ishin shtëpi të rafinuara të tregëtarëve të pasur të Jaisalmerit. Skalitjet ekstravagante në gurë ranor me detaje të pafundme dhe pastaj përpikmërisht bashkuara në modele të ndryshme secili më i harlisur se tjetri u pajtuan për tu vendosur që të tregonin statusin dhe pasurinë e pronarit. Përreth Jaisalmerit, ata janë skalitur në mënyrë tipike nga guri i verdhë ranor. Ata shpesh janë të karakterizuar nga pikura murore, afreske, jharokha (ballkone) dhe qemere. Patwon Ji ki Haveli është më i rëndësishmi dhe më i madhi, ashtu si dhe i pari i ndërtuar në Jaisalmer. Ai nuk është një havel i vetëm por një kompleks prej 5 havelish të vegjël. I pari në radhë është gjithashtu edhe më popullori dhe është i njohur si Patwa Haveli i Kotharit. I pari mes tyre u pajtua dhe ndërtua në vitin 1805 nga Guman Chand Patwa, atëherë një tregëtar i pasur stolish dhe brokash të rafinuara që është më i madhi dhe më i stërholluari. Patwa ishte një njeri i pasur dhe një tregëtar i shquar i kohës së tij dhe kështu mund ta përballonte ndërtimin e godinave të veçanta për secilin nga pesë djemtë. Këto u përfunduan në një shtrirje prej 50 vjetësh. Të pesta godinat u ndërtuan në 60 vitet e para të shekullit të XIX. Patwon Ji Ki është i shquar për pikturat e tij zbukuruese murore, jharokhat (ballkonet) e skalitura në mënyrë të stërholluar në gurin e verdhë ranor, portikët dhe harkadat. Megjithëse vetë ndërtesa është bërë prej guri të verdhë ranor, portiku kryesor është në ngjyrë kafte.
Wiki Commons has media related to Arkitektura e Raxhastanit. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Arkitektura e Raxhastanit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.