Aristoteli (384 - 322) ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike.
Ai lindi ne vitin 384 para Krishtit ne Stragirë te Greqis Veriore dhe ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore. Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë". Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë" (anglisht: The First Teacher; arabisht: al-mua'lim al-awwal, المعلم الأول).
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit . Shkrimet e tij mbulojnë shumë lëndë - duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, ekonominë, politikën dhe qeverinë - dhe përbëjnë sistemin e parë gjithëpërfshirës të filozofisë perëndimore.
Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.
Menjëherë pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u largua nga Athina dhe, me kërkesë të Filipit II të Maqedonisë, udhëzoi Aleksandrin e Madh që filloi në vitin 343 pes. Mësimdhënia Alexander i dha Aristotelit shumë mundësi. Ai krijoi një bibliotekë në Liceun që e ndihmoi atë të prodhonte shumë nga qindra libra të tij, të cilat ishin rrotulla të papirusit. Fakti që Aristoteli ishte një nxënës i Platonit kontribuoi në pikëpamjet e tij të mëparshme të Platonizmit, por, pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u zhyt në studime empirike dhe u zhvendos nga platonizmi në empirizëm. Ai besonte se të gjitha konceptet dhe njohuritë përfundimisht bazoheshin në perceptimin. Pikëpamjet e Aristotelit mbi shkencat natyrore paraqesin themelet që bazohen në shumë nga veprat e tij.
Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.
Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit.
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Aristoteli |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Aristoteli, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.