Arbëreshët Në Zarë

Arbëreshët (në dialektin arbërisht të gjuhës shqipe: Arbëneshë), të njohur edhe si arbanasit (kroatisht: Arbanasi), janë një bashkësi me prejardhje shqiptare në trevën e Zarës së Kroacisë, që flasin dialektin arbërisht të gegërishtes.

Emërimi Arbanas është dhe toponimi i vendbanimit të parë arbëresh në rajon, që sot është periferi e Zarës. Përveç arbëreshëve në Kroaci jetojnë edhe shqiptarë që mërguan atje në kohën moderne si punëtorë sezonalë, refugjatë lufte ose sportistë, kryesisht nga trevat shqiptarë nën ish-Jugosllavi.

Arbëreshët
Arbanasi
Popullsia e përgjithshme
rreth 4,000
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Zara, Kroaci
Gjuhët
Shqip (nëndialekti arbërisht i dialektit gegë)  · Kroatisht
Fetë
Katolicizmi

Përhapja

Sot, bashkësia e arbëreshëve është e shpërndarë nëpër Kroaci. Vendbanimet e tyre të para ishin Arbanasi i Zarës dhe disa fshatra rreth Zarës, përkatësisht Zemunik, Dračevac, Crno, Ploča, etj. Fshati Arbanas e morri emrin nga themeluesit e tij, shqiptarët. Arbëreshët dihet se janë vendosur në këto zonën gjatë dy periudhave të ndryshme të mërgimeve; e para në vitin 1655 dhe e dyta në votet 1726–1733. Këta banorë thuhej se ishin pjesë e fisit të Kastriotëve, një nga fiset e shumta të shqiptarëve të veriut.

Historia

Origjina e arbëreshëve të Zarës është nga treva e Krajës, gjëgjësisht nga fshatrat Brisk, Shestan, Ljare dhe Podë, sot pjesë e Komunës së Tivarit në Malin e Zi. Si pasojë e pushtimit osman të trevave shqiptare, kjo popullsi mërgoi në atë që sot është Kroaci në dy periudha të ndryshme: e para në vitin 1655 për në Pullë, Istër dhe e dyta në vitet 1726–27 dhe 1733, për në trevën e Zarës, kjo e fundit e planifikuar dhe mbështetur nga kryepeshkopi i Zarës Vicko Zmajević dhe Republika e Venedikut.

Emërimi kroat për arbëreshët e Zarës është Arbanasi (Арбанаси), që është një etnonim i vjetër që sllavët e jugut e përdornin për shqiptarët, e që daton nga mesjeta.

Arbëreshë të njohur

  • Šime Dešpalj (1897–1981) – kompozitor, profesor muzike, shkrimtar
  • Pavle Dešpalj (l. 1934) – kompozitor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë
  • Valter Dešpalj (l. 1947) – violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb
  • Šime (Simeone) Duka (1915–2006) – sekretar i arkivave vatikanase
  • Josip Gjergja (l. 1937) – basketbollist
  • Mladen Grdović (l. 1958) – këngëtar
  • Božidar Kalmeta (l. 1958) – Kryetar i Zarës (1194–2003; 2013–sot), ish ministër në qeverinë kroate
  • Ratimir Kalmeta (1916–2005) – gjeograf, gjuhëtar
  • Kruno Krstić (1905–1987) – leksikograf
  • Hrvoje Macanović (1904–1980) – gazetar sportiv
  • Đani Maršan (l. 1944) – këngëtar, muzikant, diplomat, konsull kroat
  • Bepo Matešić – këngëtari i tenorit
  • Berto Matešić – këngëtari i tenorit
  • Ivica Matešić Jeremija (l. 1959) – shkrimtar, diplomat ushtarak
  • Ivo Perović (1882–1958) – Ban dhe regjent i Jugosllavisë (1934–1941)
  • Ivan Prenđa (1939–2010) – kryepeshkop i Kryepeshkopatës së Zarës
  • Josip Vladović Relja – shkrimtar
  • Aleksandar Stipčević (1930–2015) – arkeolog, historian, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
  • Ennio Stipčević (l. 1959) - muzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë

Shiko dhe

Referime

Literatura

Lidhje të jashtme


Tags:

Arbëreshët Në Zarë PërhapjaArbëreshët Në Zarë HistoriaArbëreshët Në Zarë Arbëreshë të njohurArbëreshët Në Zarë Shiko dheArbëreshët Në Zarë ReferimeArbëreshët Në Zarë LiteraturaArbëreshët Në Zarë Lidhje të jashtmeArbëreshët Në ZarëArbanasiArbërishtja (Zarë)GegërishtjaGjuha kroateGjuha shqipeKroaciaRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëShqiptarëtShqiptarët në KroaciZara

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DelfiniIslamiVullkanet dhe termetetBletaEfekti serrëKrishtërimiTë drejtat e njeriutFormat e shtjelluara të foljesGjyste VulajVolejbolliGegërishtjaUjkuInsulinaAbdyl FrashëriNamazi i IqindisëHistoria e TiranësLista e vullkaneve aktivë në botëMenopauzaFruthiParisiPranveraSokratiRrotullimi i Tokës rreth DiellitSistemi operativQarku elektrikFormimi i yjeveMetaletMuri i Madh KinezGjakuKalaja e ElbasanitFolkloriMjedisi natyrorMarin BarletiFerma VIPLa LigaRepublika Socialiste Federative e JugosllavisëKoloseumiVitamina CPopullsia botëroreRevolucioni i dytë industrialKlasifikimi i kafshëvePubertetiPankreasiKongresi i LushnjesSpondiliartrozaKëshilli i EvropësEdi RamaKaliBujqësiaIsak NjutoniLasgush PoradeciGrupet e gjakutLista e filmave të prodhuar nga AlbfilmPanairi i botësLufta e Dytë BotëroreHistoria e ShqipërisëSeksi analÇarls DarvinSavanaEpilepsiaVaginaButrintiKristalet28 Nëntori - Dita e FlamuritLionel MessiMarie CurieMjedisiLegjenda e gurit të “Bletës”Pashallëku i ShkodrësPërrallaMbrojtja e mjedisitFiset shqiptareRilindja Kombëtare ShqiptareMuji dhe HaliliMbeturinaBronkitiLetërsia e vjetër shqiptarePinguini🡆 More