Aparteidi Në Izrael

Izraeli dhe analogjia e aparteidit është një qasje kritikuese ndaj qeverisë izraelite, qasje e cila akuzon Izraelin për ushtrimin e aparteidit ndaj palestinezëve, veçanërisht për pushtimin e Bregut Perëndimor; termi aparteid në këtë kontekst i referohet nocionit që ky term mbart në ligjin ndërkombëtar, ose mund t'i referohet analogjisë krahasuese me aparteidin në Afrikën e Jugut.

Disa studiues përfshijnë brenda termit aparteid edhe trajtimin diskriminues ndaj qytetarëve arab të Izraelit, duke e përshkruar statusin e tyre social si qytetarë të klasit të dytë. Ithtarët e kësaj analogjie nënvizojnë një seri elementësh historikë që i përkasin asaj që cilësohet si “sistem kontrolli” në territoret e zaptuara palestineze, që përkon me përkufizimin e aparteidit në ligjin ndërkombëtar ose janë të ngjashme me karakteristikat që dominuan përgjatë regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut. Këto karakteristika përfshijnë sistemin e mjeteve identifikuese, vendbanimet izraelite në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në tokat e uzurpuara palestineze, rrugë të ndara për izraelitët dhe palestinezët, pikat e kontrollit kufitaro-ushtarak izraelit, muri izraelit në Bregun Perëndimor (i cilësuar nga izraelitët si mburojë kundër terrorizmit palestinez), përdorimi i palestinezëve si krah pune i lirë, pabarazi në të drejtat ligjore, infrastrukturë, aksesin ndaj tokës dhe burimeve midis palestinezëve dhe izraelitëve të ardhur.

Kjo analogji ka shkaktuar polemika në rrethet akademike, hetuesit në OKB, Kongresi Kombëtar Afrikan, grupet e të drejtave të njeriut, si dhe midis politikanëve izraelitë. Izraeli, mbështetësit e tij si dhe një numër akademikësh dhe studiuesish e hedhin poshtë këtë analogji. Kritizierë të analogjisë shprehen se krahasimi është nga ana faktike dhe morale i gabuar dhe ka për synim deligjitimimin e Izraelit. Kundërshtarët e analogjisë e mohojnë krahasimin e uzurpimit të rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli me aparteidin në Afrikën e Jugut, duke argumentuar se të dyja këto territore nuk janë pjesë e sovranitetit izraelit dhe qeverisen nga Autotitetet palestineze dhe qeveria e Hamasit në Gaza,si dhe ato nuk mund të krahasohen me politikat e brendshme të aparteidit në Afrikën e Jugut. Mbështetësit i krahasojnë territoret e rrethuara me Bantustanin, të themeluar në Afrikën e Jugut, që klasifikoheshin si “vetë-qeverisje” ose “të pavarura”.

Në dhjetor 2019, Komiteti për Eleminimin e Diskriminimit Racor dha vendimin se ankesa e paraqitur nga Shteti i Palestinës kundër Izraelit për shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës Ndërkombëtare për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor është legjitime dhe tani do të shqyrtohet ankesa mbi regjimin e aparteidit nga Izraeli në Bregun Perëndimor. Në janar 2021, organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem publikoi raportin ku nënvizoheshin gjetjet që plotësonin ankesën për cilësimin e regjimit të Izraelit si aparteid. Në prill 2021 Human Rights Watch u bë organizata e parë ndërkombëtare që deklaroi se Izraeli kishte kaluar pragun, pas dekash të tëra paralajmërimesh, dhe ngriti akuza ndaj zyrtarëve izraelitë për instalimin e regjimit të aparteidit dhe persekutimit nën ligjin ndërkombëtar duke bërë thirrje për investigim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Palestinë, duke u shndërruar në organizatën e parë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që mban këtë qëndrim.

Mbështetës të analogjisë shprehen se disa prej ligjeve diskriminojnë në mënyrë direkte dhe indirekte mbi bazën racore, duek privilegjuar qytetarët izraelit. Këtu përfshihet Ligji i Rikthimit, si dhe shumë ligje të tjera që lidhen me sigurinë, aksesin ndaj tokës, shtetësinë, përfaqësimi politik në legjislacion, edukim dhe kulturë. Projektligji i Shtetit-komb të Izraelit është cilësuar ndërkombëtarisht si diskriminues, dhe është konsideruar nga pjesëtarë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, deputetë opozitarë si legjitimues të regjimit të aparteidit.

Referime

Tags:

AparteidiBregu PerëndimorIzraeli

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KorçaEpilepsiaFoljaRespekt per te moshuarveImmanuel KantPetro Nini LuarasiEnergjia elektrikeSistemi i imunitetitLogopediaShqiptarëtMacjaZejtariaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikMëlçiaTurizmi në ShqipëriRilindja Kombëtare ShqiptareUjëtokësorëtGjenetikaMartin Luther KingPjetër BogdaniRobotikaRiciklimiSkeleti i njeriutHonore de BalzakFruthiProblemet mjedisore në ShqipëriTetovaArben TaravariLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeFrancaKostandin KristoforidhiDita ndërkombëtare e fëmijëvePëremriMultiple sklerozaAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianSateliti natyrorDialektet e gjuhës shqipeShahuParalelogramiKëshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të BashkuaraJezusiNapoleon BonapartiLista e maleve të ShqipërisëTretjaUrbanizimiLista e festave në ShqipëriShkodraKërpudhatMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNumri piKortizoliMartin CamajShenjat e Urdhërave të PreraRomeo dhe ZhuljetaKarnavalet brazilianeBullizmiZona urbaneMali i ZiAziaDhiaMarie CurieSami FrashëriPiter PanPopullsia e BotësADNRombiGlukozaQyteti i KukesitMitologjia grekeLidhëzaPashallëku i ShkodrësShqipëria e PavarurGjermaniaVallet shqiptareHolokaustiLumi i DrinitPejgamberët në Islam🡆 More