Antropologjia

Antropologjia (greqisht , anthropos = njeri dhe logos = njohuri, dituri, mësim) është shkenca që studion njerëzimin në të gjitha këndvështrimet dhe veprimet jetësore, qoftë shoqërore ashtu edhe kulturore dhe fizike.

Antropologjia apo njohuritë mbi njeriun, mbi zhvillimin e vetive trupore dhe shpirtërore të tij, bëhen në disa fusha si p.sh antropologjia biologjike para së gjithash merret me shoqëritë fisnore, këndvështrimi gjeografikë i llojeve të njeriut të sotshëm, (Racat e njeriut) si dhe zhvillimet individuale të njeriut së bashku me zhvillimet trupore të njeriut. Me studimeve si të qenies njerëzore, pozicionimit të tij si i veçantë në gjithësi, sjellja e tij ndaj mjedisit dhe natyra e dyfisht krijuese dhe trupore bëhen nga fusha e anatomisë filozofike.

Historia

Ndryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës iu kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar te egjiptianeve gjenden përshkrime të shumta popujsh që kishin marrëdhënie me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm etnologjik të kohës. Ndër Helenë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmenden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren etnografi, etnologji e antropologji.

Studimet shumëzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënët kryesor në numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropianët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në fund, në shekullin e nëntëmbëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historinë natyrore të njeriut.

Emri i antropologjisë është i vjetër : e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njeriun e do t’a përdorin gjer në ditët tona filozofët me domethënien e një doktrine të natyrës njerëzore. Nga mesi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historisë natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.

Metodologjia e antropologjisë socio-kulturore konsiston në etnografinë, proces qe përfshin te jetuarit për një kohë te gjate midis objekteve te studimit. Antropologu i parë që përdori këtë metodë është Bronislaw Malinowski, gjatë studimit të tij të banoreve të ishujve Trobriand. Malinowski, antropolog polak i arsimuar ne Angli, konsiderohet si "babai" i antropologjisë socio-kulturore.

Antropologe të tjerë te njohur janë : Claude Levi-Strauss (i shkollës strukturaliste), Marcel Mauss, Emile Durkheim, Radcliffe-Brown (i shkollës funksionaliste), Mary Douglas (studiuese e teorisë kulturore të rreziku

Degët e antropologjisë

Antropologjia kulturore (gjithashtu e njohur si, etnologji, studimi mbi popujt, antropologjia apo antropologjia social-kulturore) është shkenca që studion sjelljen shoqërore, strukturën ekonomike dhe fetare të popujve dhe të grupeve të popujve.

Shiko edhe këtë

  • Mary Douglas
  • Bronislaw Malinowski

Rreth antropologjisë

Lidhjet me internetin

Tags:

Antropologjia HistoriaAntropologjia Degët e antropologjisëAntropologjia Shiko edhe këtëAntropologjia Rreth antropologjisëAntropologjia Lidhjet me internetinAntropologjiaGreqishtja e lashtëKulturaNjeriuShkenca

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lea YpiNdarja administrative e ShqipërisëAbortiReaksioni kimikUrani (planet)TingulliJaponiaFigura stilistikeRiciklimiAtletikaÇarls DarvinTartufi (komedi)Namazi i SabahutLufta e KosovësMuhammediLigji i ArkimeditArtriti ReumatologjikPrizmi (gjeometri)PjesëzaVullkaniVeshiHarta e BotësVaso pashë ShkodraniPenicilinaWilliam ShakespeareNamazi i JacisëAventurat e Tom SojeritLista e kafshëve të egraLuljaIlir Shaqiri (këngëtar)HomeriZejtariaDerivatiMetaletDashuriaÇamëriaLiqeniNatyraDemokraciaDita e VerësViti i RiLëkuraVullkanet dhe termetetProblem globalThanaDhiaEposi i kreshnikëveBifurkacioni i lumit të NerodimësHënaBasketbolliMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutDurrësiShenjat astrologjikeMushkëriaBeratiShqiptarët në Maqedoninë e VeriutIsak NjutoniÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriHistoriografia e SkënderbeutCikli i UjitA.C. MilanGjirokastraRebelimi i vitit 1997Dita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëSëmundja e ParkinsonitLista e kalave në ShqipëriSarandaUniversiteti i PrishtinësZvarranikëtProlaktinaLetërsia romantike shqiptareLidhëzat në gjuhën shqipeNumrat e telefonit në KosovëFormat e pashtjelluara të foljesHistoria e libritZgjoi /Hive (film)FëmijaLindja (biologji)Abdyl Frashëri🡆 More