Anteu(greqisht: Ἀνταῖος, Latin: Antaeus) - i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe hyjneshës së tokës Gea, gjigant i fuqisë së papërballueshme.
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Jetonte në Lihi dhe secili që vinte në tokën e tij e detyronte që të luftojë me të. Në dyluftim rëndom e mundte kundërshtarin dhe vriste pa mëshirë. Kundërshtari i tij i fundit ishte Herakliu, kur u gjend në Lihi në rrugë për mollat e arta të Hesperidës, të cilat sipas urdherit të mbretit Euriste, ishte i detyruar që t'i sjellë në Mikenë. Në dyluftim Herakliu e zbuloi fshehtësinë e fuqisë së Anteut: në të vërtetë, kur Anteu e ndiente se po dobësohet, ngjitej ngurtësisht për tokë dhe fuqia sërish i kthehej. Prandaj Herakliu e çon lart në ajër, andaj gjiganti ishte i ndarë prej nënës tokë, e humb fuqinë dhe Herakliu ia zë frymën.
Legejnda mbi Anteun hyn në mesin e më të njohurave të mitoiogjisë greke. Në vetëdiejn e njeriut modern nuk ruhet aq për nga ndikimi i krijimeve të shumta Betejat e Herakliut me Anteun (në vazat antike prej të cilave në muzetë e ndryshme janë afër tridhjetë; në pikturat murale, p.sh. të atyre të vëllazërve Carracci (Karakçi) në pallatin e Bolonjës Sanpieri; në skulpturat e Giovani da Bologna (Gjovani da Bolonja), përafërsisht të vitit 1570, në Muzeun Artistiko historik në Vdenë etj.), por më tepër për shkak se fati i Anteut është njëri prej ilustrimeve më të bukura të fatit të secilit vend, në emër të të cilit poeti V. Dyku thotë: "Poqese heq dorë prej meje nuk do të dështoj. Poqese heq dorë, do të dështosh".
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Anteu, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.