António Manuel de Oliveira Guterres (lindi më 30 prill 1949) është politikan dhe diplomat portugez i cili u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar.
Ai ishte kryeministër i Portugalisë prej 28 tetorit 1995 deri më 6 prill 2002. Ai ishte komisionet i Kombeve të Bashkuara për refugjatë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Në tetor të vitit 2016, ai u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar nga asambleja e Kombeve të Bashkuar.
António Guterres | |
---|---|
Sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar | |
Në detyrë 1 janar 2017 – Në detyrë | |
Paraprirë nga | Ban Ki-moon |
Kryeministër i 114-të i Portugalisë | |
Në detyrë 28 tetor 1995 – 6 prill 2002 | |
Paraprirë nga | Aníbal Cavaco Silva |
Pasuar nga | José Manuel Barroso |
Sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste | |
Në detyrë 23 shkurt 1992 – 21 janar 2002 | |
Paraprirë nga | Jorge Sampaio |
Pasuar nga | Eduardo Ferro Rodrigues |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 30 prill 1949 Lisbona, Portugali |
Partia politike | Partia Socialiste |
Bashkëshortja/et | Luísa Guimarães e Melo (m. 1972–1998; ka vdekur) Catarina Vaz Pinto (m. 2001) |
Fëmijët | Pedro, Mariana dhe Jorge |
Arsimimi | Universiteti i Lisbonës |
António Guterres lindi dhe u rrit në Lisbonë. Ai është djali i Virgílio Dias Guterres (1913–2009) dhe gruasë së tij Ilda Cândida de Oliveira (lindi më 1923). Ai u shkollua në Liceu de Camões dhe diplomoi në vitin 1965. Ai fitoi "Prémio Nacional dos Liceus" si studenti më i mirë në vend. Ai filloi një karrierë akademike si asistent i profesorit për t'i mësuar teorinë e sistemit dhe shenjat e telekomunikacionit, por pastaj e la këtë punë dhe filloi karrierën politike.
António Guterres filloi karrierën politike në vitin 1974, kur ai i'u bashkua Partisë Socialistë. Guterres ishte gjithashtu anëtarë i ekipit për negociatat për hyrjen e Portugalisë në Bashkimin Evropian në fund të viteve të 70-ta. Guterres ishte anëtarë i këshillit portugezë për refugjatë në vitin 1991.
Në vitin 1992, ai u bë sekretar përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kryetar i opozitës kundër qeverisë së Anibalit. Gjatë kësaj kohe, ai ishte kryetari i tretë i partisë për gjashtë vjetë.
António Guterres u martua me Luísa Amélia Guimarães e Melo, me të cilën kishte dy fëmijë, Pedron dhe Marianën. Gruaja e tij vdiq për shkak kancerit në vitin 1998.
Në vitin 2001, ai u martua me Catarina Marques de Almeida Vaz Pinto. Guterres flet Anglishten, Spanjishten dhe Frëngjishten. Ai është praktikues i fesë katolike.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article António Guterres, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.