Ujëvara Angel

Angel është ujëvara më e lartë në botë .

Ujëvara Angel
Pamje nga Para

Përshkrimi

Ka lartësinë 979 m, gjendet në lumin Çurum në Venezuelë.

-Një nga mënyrat më të mira të të jetuarit të madhështisë është ta gjesh atë kur në fakt je duke kërkuar për diçka krejt tjetër. Kjo gjë ndodhi me Angel, një ish-pilot amerikan i Luftës së Parë Botërore, në vitin 1935. Angel po eksploronte Auyan Tepui – Malin e Djallit, duke kërkuar për një lumë me depozita ari. Duke parë poshtë prej aeroplanit të tij, fillimisht pa ujin që shkonte poshtë cepit të një mali të lartë drejt pyjeve tropikale. Pasi shmangu një shkëmb gjigant, ai pa mrekullinë: diku mes reve, një lumë i tërë derdhej në luginën e mëposhtme, zhurma e të cilit tingëllonte si bubullimat.

Vendndodhja

Me vendndodhje në Venezuela, në Parkun Kombëtar të Kanaimas së rajonit Gran Sabana, Ujëvara Angel është ujëvara më e lartë në botë. Ajo është 979 metra, prej të cilave 807 metra përfaqësojnë rënien e pastër të ujit. Lartësia e kaskadës është aq kolosale, sa para se të bjerë në tokë, uji kthehet në mjegull nga erërat. Kjo mjegull mund të ndihet që tre kilometra larg.

Uji dhe rrjedhja

Ujëvara Angel ka një shkallë rrjedhe 18 herë më të madhe se Ujëvara e Niagarës. Gjatë sezonit të shirave, retë e ujit bien në bazën e ujëvarës, duke vaditur një pjesë të madhe të pyllit. Ndërsa në stinën e thatë, “retë” transformohen në mjegull para se të shkojnë në lumë.

Ujëvara ndodhet në një vend të izoluar të xhunglës tropikale, kështu që udhëtimi drejt kësaj mrekullie të natyrës nuk është edhe aq i lehtë. Së pari nevojitet një fluturim nga Caracas në Ciudad Bolivar, për të shkuar në Canaima Camp. Prej këtu mund të shkoni nëpërmjet lumit deri tek ujëvara.

Atraksioni dhe çmimet

Paketat 2-netëshe kushtojnë rreth 300 USD, ku përfshihen udhëtimet vajtje-ardhje në park, akomodimi, ushqimi dhe ekskursionet në Parkun Kombëtar të Canaima-s. Ky është një çmim i arsyeshëm, duke marrë parasysh bukurinë e këtij vendi përrallor.

Referimet

http://www.monitor.al/angel-falls-ujevara-me-madheshtore-ne-bote/

Lidhje të Jashtme

Tags:

Ujëvara Angel PërshkrimiUjëvara Angel VendndodhjaUjëvara Angel Uji dhe rrjedhjaUjëvara Angel Atraksioni dhe çmimetUjëvara Angel ReferimetUjëvara Angel Lidhje të JashtmeUjëvara Angel

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DurrësiTumori i truritMigrenaEnergjia dielloreIndi (organ)Aleksandër Stavre DrenovaGjithësiaAbortiKanuni i Lekë DukagjinitShpella e piratëve (roman)ShahuDioksidi i karbonitSteve JobsQiprojaTransformatorëtKarbohidratetKuvendi i VlorësPrinc Vidi, Shqipëria gjashtë muaj mbretëriMetaletNata e KadritHans Kristian AndersenKarboniJometaliNumrat romakëBelgjikaMineraliKisha katolikeKosovaCilindriLetërsia e vjetër shqiptareMushkëriaShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)Zhurmat në veshLojërat Olimpike VerorePoeziaShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloAzia JugoreSkeleti i njeriutKuzhina shqiptareQeveria e Përkohshme e ShqipërisëEpoka e IluminizmitTotalitarizmiKongresi i DurrësitKrishtërimiMartin CamajTeatriTeoritë e personalitetitGjermaniaFigura stilistikeVolejbolliInflacioniMali i ZiFoljaMilanoGjendja agregateUjëvarat e MirushësRevolucioni industrialBaltimoreBronkitiDita e VerësKiliTrupi i njeriutVeshje popullore të KosovësHungariaForca elektromagnetikeAlpet ShqiptareRelieviPoseidoniTaxhikistaniPjesët përbërëse të kompjuteritBallkaniËMeningjitiBullizmi🡆 More