Andrea Varfi

Stampa:Kutia Shkrimtar

Andrea Varfi (Qeparo, 21 shkurt 1914 - Tiranë, 18 shtator 1992) ka qenë publicist, përkthyes dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Lindi në Qeparo të krahinës së Bregut, i biri i Epaminonda Varfit, mësuesi i shkollës së parë të fshatit. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e ndoqi në Shkollën Tregtare të Vlorës ku ishin edhe Petro Marko, Spiro Çomora, Aleks Çaçi, Mehmet Shehu e Shefqet Musaraj.

Më 1935 mbaron degën klasike të gjimnazit në Tiranë. Më 1941 kreu studimet Fakultetin e Shkencave Agrare në Universitetin e Peruxhias, Itali. Më 1941 kthehet në atdhe, ku bëhet pjesë e Grupit Komunist të Zjarrit. Shërben si agronom në Zyrën e Bujqësisë së Tiranës dhe në Shkollën Bujqësore të Kavajës dhe më pas gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Varfi u rreshtua në radhët e Brigadës V Sulmuese. Së bashku me Dhimitër Mandron, ai u caktua në shërbimin ndihmës të agjitacionit dhe të propagandës në këtë brigadë..

Pas Çlirimit emërohet drejtor i Kulturës dhe Propagandës Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, ku drejton edhe revistën “Bujku i Ri” 1945-1947. Në vitin 1947, burgoset për dy vjet me Petro Markon, Jusuf Vrionin, Lazër Radin dhe Mitrush Kutelin. Më 24 janar 1948 shkruan një raport për gjuhëtarin Eqrem Çabej, ku tregohet që ishte ndër raportuesit dhe ndjekësit e gjuhëtarit të caktuar nga Sigurimi i Shtetit me nofkën "Dhelpëri".

Më pas punoi në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” e më pas në Lidhjen e Shkrimtarëve. Vdiq më 18 shtator 1992, në Tiranë.

Vepra

Krijimtaria letrare e Andrea Varfit nis në vitet ’30 me bashkëkohësit Nonda Bulka, Aleks Çaçi, Dhimitër Shuteriqi, Sterjo Spasse, Migjeni. Poezitë dhe proza e shkruar para dhe pas Çlirimit u përmblodhën në dy vëllime letrare, më 1989.

1934 -35, Efthim Kovaçi do kompozonte mbi poezinë e Andrea Varfit “Kushtrimi i të shtypurve” që këndohej në rrethet revolucionare. Po kështu janë të mirënjohura dhe këngët “Himni i Ushtrisë”, “Dëshmori partizan”, “Kënga e dëshmores partizane”, “Dëshmorëve”. Në vitet 1952 - 60 botoi poezi dhe proza satirike me pseudonimin “Ager” dhe “Bokërrima”. Shkruajti me vargun tradicional, klasikun tetërrokësh dhe trajtoi tema sociale.

Përshtatje

Krahas krijimtarisë artistike, Varfi përshtati në gjuhën standarde veprat kryesore të De Radës: “Serafina Topia”, “Rrëfime të Arbrit” më 1975, “Këngë të Milosaut”, “Krutan i mërguar” më 1977 dhe "Këngëtorja arbërore" e Santorit më 1980.

Përkthime

Nga letërsia botërore ka përkthyer "Qivuret" e Ugo Foscolo më 1934, "Tregime mbi Leninin" 1946 dhe "Hënëzat e kuqe: tregime nga jeta e Leninit" 1960 nga Aleksandr Kononov, vëllimin "Poezi" të Nazim Hikmet më 1957. Gjithashtu ka lënë përkthime të Alfierit, Maurizio Caprile, etj. Përktheu edhe përmbledhjen e vetme poetike të Pashko Vasës, "Rose e spine" nga italishtja, me titullin "Trëndafila dhe gjëmba".

Folklor

Para se të vdiste, la të përgatitur për shtyp një vëllim me veprën letrare dhe muzikore të Neço Muko Himarjotit, me titullin “Zemra kërkon miqësinë”, i pajisur me një parathënie prej tij.

Titujt e veprave

  • Këngë e ritme, 1930 (poezi);
  • Monografi “Ulliri i Shqipërisë dhe masat për shtimin e përmirësimin e kulturës së tij”, 1943;
  • Artikuj shkencorë, 300 faqe të karakterit bujqësor e botanik, “Bujku i ri”, 1945-1947;
  • Në tingujt e revolucionit, 1951 (poezi);
  • Dielli i jetës sonë, 1957 (poezi);
  • Një histori e lashtë stërgjyshore, 1957 (poezi);
  • Në shpellën e kuqe, “ nëntori”, 1960 (dramë);
  • Në zgjim, 1962 (poezi -prozë);
  • Blerim nëntori, 1966 (poezi);
  • Vepra letrare 1 (poezi; 332 faqe; janë përmbledhur një pjesë e poezisë që nga vitet’30 deri në vitet ‘74), 1989;
  • Vepra letrare 2 (prozë, 353 faqe, janë përmbledhur një pjesë e prozës që nga vitet’30 deri në vitet ‘74), 1989;

Referime

Tags:

Andrea Varfi JetaAndrea Varfi VepraAndrea Varfi Titujt e vepraveAndrea Varfi ReferimeAndrea Varfi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kanuni i Lekë DukagjinitHistoria e TiranësFolkloriAngliaLista e maleve të ShqipërisëFaqja kryesoreShpella e GadimësTrupat e Sistemit DiellorArbëria në MesjetëFibroza kistikeYlli detarDynymLedion LiçoDita e TokësMuzeu Historik KombëtarLista e festave në KosovëEnergjia kinetikeLista e Kryeministrave të ShqipërisëGreqia e lashtëAustraliaAmerika VerioreRilindja Kombëtare ShqiptareIndiaPejgamberët në IslamRomaShtetet e Bashkuara të AmerikësSistemi urinarKarnavaletFeja në ShqipëriSistemi i qarkullimit të gjakutNjësia matëseArbëreshët në ItaliDendësia e popullsisëGjitariSkeleti i njeriutDita Ndërkombëtare e PunëtorëveDetiLista e elementeve kimike sipas numrit atomikMuji dhe HaliliÇrregullime mendore të diagnostifikuara në fëmijëriVeshjet popullore shqiptareSinonimiBesimet folklorike shqiptareLea YpiMeningjitiTom SojerHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPirro i EpiritMbretëria e IlirisëMushkëriaFabulaPashallëku i JaninësEkuadoriStatistikaHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Metri katrorEvropa lindoreNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenKarizmaMarsiMuri i Madh KinezShqiponjaUrani (planet)PlatoniArabia SauditeBullizmiMitrush KuteliTë drejtat e fëmijëveErnest HemingwayGjarpriRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëIsmail QemaliBimët mjekësore në KosovëKundrinori-kryefjala-kallëzuesiBeni ecën vetëMustafa Qemal AtaturkuPërralla e shqiponjësLegjenda🡆 More