Andrea Bocelli (Andrea Boçeli) lindi më 22 shtator të vitit 1958 në Lajatico, një fshat në rajonin e Toskanës.
Në moshen 6 vjecare nisi të studiojë pianon. Pak vite më pas filloi të marrë mësime për flautë dhe saksofon. Pas ushtrimeve të pianos ai i kushtonte shumë kohë edhe kantos. Dukej qartë se ai femijë kishte lindur për të kënduar.
Me të përfunduar gjimnazin ai u regjistrua në Universitetin e Pizes për jurisprudencë (drejtësi). Megjithëse pas katër vitesh u diplomua, pasioni dhe ëndërra e tij vazhdonte të ishte muzika sidomos ajo lirike. Mësimet e para për tenor i mori prej një nga ekspertët e kësaj fushe, Franko Koreli. Jeta prej tenori nuk kishte shumë të ardhura materiale kështu edhe Andrea si shumë të tjerë, filloi të këndonte nëpër klube nate.
Gjate kesaj kohe u njoh me Erika-n e cila do te behej gruaja e tij dhe do t´i dhuronte dy femije Amos dhe Mateo. Zyrtarisht kariera e Bocelit filloi ne 1992. Zucchero (Xukero) po zhvillonte nje audicion për "Miserere", nje projekt i Luciano Pavarottit. Fituesi do te kishte mundesine te punonte me tenorin e madh. Ishte pikerisht Pavaroti qe zgjodhi zerin e Andreas kur po degjonte regjistrimet.
Nje vit me pas nenshkroi kontraten e tij te pare si prfesionist me shtepine diskografike "Sugar" e cila ishte ne pronesi te Katerina Kazelit. Ishte pikerisht kjo e fundit qe e bindi te merrte pjese ne Festivalin e Sanremo ku fitoi vendin e pare ne kategorine për te rinj.
Si fitues kishte te drejten te merrte pjese ne Festivalin e Sanremos te nje viti me pas. Andrea konkuroi me "Il mare calmo della sera" (Deti i qete i mbremjes), nje kenge qe ne perfundim te festivalit do te vazhdonte te shiste shume disqe. Ne gusht te 1994 publikoi albumin e tij te pare qe mban titullin e kenges qe e beri te famshem. Shitjet e shumta bene qe Boceli te fitonte për here te pare diskun e platinit. Ne 1995 mori pjese serish ne Sanremo, kete here me "Con te partirò" (Me ty do te nisem), kenga qe beri albumin e tij te dyte "Bocelli" te shiste 2 milion kopje dhe te vleresohej serish me diskun e arte.
Po ate vit nisi turnene e tij te pare "Night of the Proms", ku Andrea ishte i shoqeruar nga artiste me emer si: Brayan Ferri, Al Jarreau dhe shume te tjere te cilet bene qe te arrihej nje numer rekord shikuesish. Kenga "Con te partirò" dhe versioni i saj anglisht "Time to say goodbye" (Kohe për te thene mirupafshim) shenuan nje tjeter rekord për sa i perket shitjeve nepër Evrope. Ne France keto kenge qendruan ne krye te renditjeve për shume jave duke u vleresuar me diskun e arte dhe ate te platinit ndersa ne Belgjike u cilesuan si nje nga sukseset me te medha te pakten te 20 viteve te fundit. Albumi "Bocelli" u vlereresua me 10 disqe te arte ( nga te cilat 4 ne Gjermani ku shiti mbi 2 milion kopje, 4 ne Hollande dhe 2 ne Itali.
Kur dukej se kishte arritur kulmin Andrea publikoi albumin e tij te trete me titull "Romanza". Gjate vitit 1996 ku album theu çdo rekord muzikor ne Itali. Vetem 6 jave pas hedhjes ne treg ky album ishte vleresuar me diskun e arte ne te gjitha shtetet ku ishte publikuar. Kritika boterore e krahsaonte me te madhin Enriko Karuzo.
Kontributi i Boçelit për muziken lirike italiane perfaqesohet vetem nga albumi "Viaggio Italiano" (Udhetim italian) i publikuar ne vititn 1995. Megjithate ai ka interpretuar ne disa prej skenave me te famshme te botes ne opera nga me te ndryshmet.
Albumin e tij te dyte ne kete rryme, te cilin e titulloi "Aria", Boçeli publikoi ne 1998 dhe doli ne shitje ne 13 shtete te Evropes. Shume shpejt disku u ngjit ne vendin e pare te renditjeve te muzikes klasike. E njejta gje ndodhi 18 muaj me pas me albumin "Sogno" (Ëndërr).
Pas shume disqesh, koncertesh dhe turneshe me ne fund ne maj te 2002 Andrea realizoi ëndrrën e tij për te interpretuar ne operen e Puçinit "Tosca". Suksesi ishte i jashtezakonshem. Opera u perserit me te njejtin sukses ne Angli, France, Gjermani, Spanje dhe ShBA. Albumi i tij i fundit "Andrea" u publikua ne gusht te 2004. Aty perfshihen dhe disa kenge tekstet e te cilave janë shkruar nga: Maurizio Costanzo, Lucio Dalla dhe Enrique Iglesias. Suksesi i tij ka terguar se Boceli është nje nga zerat italiane me te pelqyer te momentit nepër bote.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Andrea Boçeli, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.