Andon Qesari (Qeparo, 27 qershor 1942 - 13 shkurt 2021) ka qenë një aktor dhe regjisor shqiptar.
Më 1966 u diplomua për aktor në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas diplomimit emërohet aktor në teatrin profesionist të Vlorës. Në vitin 1972, kalon pedagog në ILA. Në vitin 1975 rifillon aktivitetin e tij artistik si aktor, por në Teatrin Kombëtar.
Ka interpretuar shumë role, duke filluar nga Besniku “Shënomëni dhe mua”, Feni “Furnalta”. Emërohet përfundimisht aktor i TK në 1977. Realizoi më vonë Vurmi “Intrigë dhe dashuri”, Qamil Beu “Epoka para gjyqit”, Aleksi “Doktori pacient”, Luixhi “Tragjedia e Deas”, Zeusi “Prometeu”, At Kormili “Monserati”, Kryetari “Vizita e damës plakë”, Ksanthi “Ezopi”, Komisari “Opertunesku” “Kapuleti” “Romeo e Zhulieta”, Berlingu “Vizita e inspektorit”, Konti “Fernando Krafi më ka shkruar një letër”, etj. Ka interpretuar edhe në disa filma artistikë. I suksesshëm edhe si regjisor: “Karnavalet e Korçës”, “Pallati 176”, “Nën dritat e skenës”, “Në jetë”, “Valsi i Titanikut”, etj. Është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.
2007—Sekretet.........................................................................Dekoruesi
1996—Tingujt i harresës...............................................................
1994—Dashuria e fundit...............................................................Shefi i policisë
1990—Inxhinieri i minierës............................................................Drejtori
1989—Kthimi i ushtrisë së vdekur....................................................Ministri i Luftës
1988—Stolat në park...................................................................Regjisori
1987—Bota e padukshme..............................................................Zv/Ministri
1987—Në emër të lirisë................................................................Syrjai
1987—Tela për violinë.................................................................Doktor Kozmai
1984—Fushë e blertë fushë e kuqe......................................................
1983—Fraktura.........................................................................Nëpunësi
1980—Dëshmorët e monumenteve...................................................Hesler,kapiteni Austriak
1977—Ata ishin katër.............................................................Bilali, Komandanti i Shtabit Partizan
1976—Pylli i lirisë.......................................................................Një nga dy ballistët
1975—Në fillim të verës...............................................................Shefi i Policisë Sekrete Fashiste
1967—Ngadhënjim mbi vdekjen......................................................Skënderi
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Andon Qesari, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.