Amerigo Vespucci

Ameriko Vespuçi, (shqiptimi në italisht:.

Amerigo Vespucci
Amerigo Vespucci

I referuar si Bota e Re, ky super kontinent i dytë u emërua "Amerika", që rrjedh nga fjala Americus, versioni latinisht i emrit të Ameriko Vespuçit.

Biografia

Ameriko Vespuçi është i lindur dhe rritur në FirenceItalisë. Ai ishte djali i tretë i Ser Nastagio (Anastasio) Vespuçit, një noter nga Florentina, dhe Lisabeta Minit. Babai i Ser Nastagio (Anastasio) Vespuçit kishte gjithashtu emrin Ameriko Vespuçi.

Ka marrë pjesë dy udhëtime në "Botën e Re", dhe ka qenë udhëheqës i ekspeditës detare spanjolle (1499-1500) e cila si duket ka zbuluar grykëderdhjen e lumit Amazon. Madej ka udhëhequr edhe ekspeditën portugeze (1501-1502) e cila e ka zbuluar Rio de Zheneiro dhe Rio de Plata.

Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re.

Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin, ka qenë i sigurt se ka zbuluar "Botën e Re" e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë.

Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolombin, kontinenti i ri e mori emrin Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian.

Zbulimi i Amerikës

Duke i paraqitur zbulimet e tija për herë të parë përmendet shprehja Amerikë dhe Bota e Re. Duke lundruar me flamurin Spanjoll, arriti deri te bregdeti i Brazilit dhe Hundurasit. Në dallim me Kolombin , ka qenë i sigurtë se ka zbuluar " Botën e Re" e cili gjindet në mes të Evropës dhe Azisë. Roli i Vespuçit është i dyanshëm, jo vetem që vërtetoi se Kolombo ka zbuluar tokë të re, por edhe për dy shkrimet e veta, “Mundus Novus” dhe “ Lettera”. Disa mendojn se shkrimet e Vespuçit janë vetëm mendime dhe iluzione, ndërsa disa të tjerë mendojnë se a to shkrime nuk janë të tijat por janë shkruat para periudhës qe ka jetuar Vespuçi.

Emri i Amerikës

Përshkak se hartografët e kanë injoruar Kolobon, kontinenti i ri e mori emrin - Amerikë nga ky hulumtues dhe detar italian. Në përgjithësi pranohet se Amerika Veriore dhe Jugore u emëruan sipas eksploruesit Italian Amerigo Vespucci nga kartografi Gjerman Martin Waldseemüller. Vespucci, i cili kishte eksploruar Amerikën Jugore mes viteve 1497 dhe 1502, ishte Evropiani i parë që sugjeroi se Amerikat nuk ishin Inditë (grupe ishujsh në Azi), por një tokë tjetër e panjohur më parë për evropianët. Më 1507, Waldseemüller prodhoi një hartë të botës, në të cilën ai vendosi fjalën "America" në kontinentin e Amerikës Jugore, në mes të Brazilit të sotëm. Ai shpjegoi logjikën për këtë emër në librin e tij "Cosmographiae Introductio". Për Waldseemüllerin, askush nuk duhet të kundërshtoj emërimin e tokës sipas zbuluesit. Ai përdori verzionin e Latinizuar të emrit të Vespuccit (Americus Vespucius), por në formën femërore "America", duke ndjekur shembujt "Europa" dhe "Azia". Më vonë, kur kartografë të tjerë vizatuan Amerikën Veriore, ata shtuan emrin origjinal gjithashtu më 1538, Gerard Mercator përdori emrin America për të gjithë hemisferën perëndimore në hartën e tij të botës.

Burimet


Tags:

Amerigo Vespucci BiografiaAmerigo Vespucci Zbulimi i AmerikësAmerigo Vespucci Emri i AmerikësAmerigo Vespucci BurimetAmerigo Vespucci1451151222 shkurt9 marsBraziliGjuha italianeHartografiaKaraibetKristofor KolombiLundrimiShërbimet financiare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sheshi Maqedoni, ShkupKëshilli i EvropësGjarpriSimboliShpendëtAkiliPukaVendbanimiProdhimi i elektricitetitMatjaJezusiLindja (biologji)Dermatiti atopikPërmbytjaHistoriku i gjuhes letrare shqipeAmerika JugorePenisiKombëtarja shqiptare e futbollitJelekuZana e malitPëremriOqeaniRusiaLista e llojeve të sportitTurqiaMali i TomoritFutbolliTargat e automjeteve të ShqipërisëLuledielliLeukocitMiniera e TrepçësRadha e veprimeve matematikoreAnkthiMesjetaNumrat romakëDokumentet e Gjuhes ShqipeHristijan MickoskiVullkaniMamuthiRrezet ultravjollcëNjeriuBosnja dhe HercegovinaDaulljaSistemi muskulorMuzika popullorePlisi (lashtësi)Punime artizanaleFlamuri i KosovësFejaKulla EiffelProteinaKukësiHënaShahuTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriGjendja agregateMitra (anatomi)AnarkiaMbretëria e DardanisëAlbano BogdoTetovaPërrallaLojërat Olimpike VeroreDibraParisiRrethi i MatitLëkuraPrincesha ArgjiroKarizmaRrethi i TropojësStreptokoketKalatë e ShqipërisëPitagoraEkologjiaStambolliNamazi i Akshamit🡆 More