Ali Jakupi

Ali Jakupi (26 qershor 1943, Shalc - 9 dhjetor 2013, Prishtinë) ekonomist, veprimtar dhe profesor universitar nga Vushtrria.

Biografia

Ali Jakupi u lind më 26.06.1943, në Shalë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e përfundoi në Vushtrri, ku e kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe rinisë. Shkollën e Mesme Normale, e kreu në Mitrovicë ndërsa Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare dhe magjistraturën (nga lëmia e Marketingut) i kreu në Zagreb, në vitin 1973, në temën "Roli i propagandës ekonomike si funksion marketingu dhe vështrimi kritik në përdorimin në Kosovë," ndërsa doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Universitetin e Prishtinës, në temën "Finalizimi - dimensionimi i strategjisë së zhvillimit të ekonomisë së Kosovës."

Dr. Ali Jakupi ishte drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Kosova” dhe “Polet”, të Vushtrrisë, njëherit ishte edhe drejtor i Tregtisë, zëvendësdrejtor i përgjithshëm dhe drejtor i përgjithshëm në Ndërmarrjen “Rilindja”, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Parë të Kosovës, profesor në Universitetin e Tetovës, profesor në Universitetin AAB, si dhe në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, për lëndët e Marketingut.

Vepra

Ali Jakupi me shkrime ka filluar të merret që nga fëmijëria, kur si nxënës filloi të botonte poezit e tij të para, në revista të ndryshme në gjuhën shqipe. Më vonë filloi të shkruante edhe në prozë si dhe të merret edhe me publicistikë. Është autor i mbi 50 punimeve shkencore e profesionale, të botuara madje edhe jashtë vendit. Nga krijimtaria e gjithmbarshme e tij duhet veçuar:

  • Ekonomia dhe organizimi i ndërmarrjes (tekst mësimor për kl.I-IV të shkollës së mesme ekonomike),
  • Bazat e ekonomikës së tregtisë,
  • Bazat e marketingut,
  • Edukata qytetare (koautor),
  • Zgjimi i fjalës (poezi),
  • Hapësirë rrethore (poezi),
  • Nyjëzim (poezi),
  • Vrapime në rrathë (roman),
  • Dy shtete shqiptare dhe bashkimi kombëtar - (publicistikë 1995),
  • Two Albanian states and national unification (1997),
  • Për ata Kosova është ëndërr (udhëpërshkrime), etj.

Shih edhe

Referime

Tags:

Ali Jakupi BiografiaAli Jakupi VepraAli Jakupi Shih edheAli Jakupi ReferimeAli JakupiPrishtinëShalcaVushtrri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PoloniaNamazi i JacisëAjriMehmed pashë BushatlliuVloraDemografia e KosovësVullkaniFiset shqiptareKapedani (film)Primo ShllakuKalaja e PeqinitAventurat e Tom SojeritShqiptarët në GreqiHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiKinaLojërat OlimpikeJeronim de RadaKoreja e JugutTë mjerëtDermatiti atopikPranveraHistoria e ShqipërisëKroaciaPikësimiDrogaGentiKatroriBakriAdelina MamaqiMigrenaLekë DukagjiniVolejbolliTrupat e Sistemit DiellorAndre-Mari AmperNdotja e ujitLista e viteveZemraNdërtimi i brendshëm i TokësKanuni i Lekë DukagjinitFeja në IranMbrojtja e mjedisitSëmundja infektiveVallet shqiptareZana e malitDashuriaLista e markave të automobilaveUjkuLec ShllakuBelgjikaIsa BoletiniHëna e PlotëPsikozaPenisiSistemi i tretjesRumaniaShkollat e para shqipeIlirëtSteve JobsLuigj GurakuqiShtatzëniaLepuriUNESCOKrimet e regjimit komunist në ShqipëriPikturaTë drejtat e njeriutGrupet e gjakutRiciklimiBunkerët në ShqipëriRita LatiDita Botërore e LibritSistemi riprodhues femërorBioteknologjiaSkënderbeuAktiviteti fizikAnne FrankLista e kalave në ShqipëriEmrat e bukur të AllahutMeningjiti🡆 More