Ali Derhemi: Politikan shqiptar

Haxhi Ali Derhemi (Tiranë, 1850 - 1938) ka qenë myderiz, kryetar i Bashkisë Tiranë në vitet 1923-1924 dhe zv/kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Biografia

Familja Dërhemi mendohet se ka ardhur në Tiranë nga Kalaja e Ndroqit dhe madje shumë herët gjatë viteve 1830 – 1850. Pjesëtarët e saj janë të njohur gjithmonë për vlerat miqësore dhe qytetare, ku në shumicën e tyre kanë ushtruar sidomos profesionin e nënpunësit dhe të tregtarit. Aliu lindi në Tiranë në vitin 1850 dhe ai u njoh shumë shpejt nga bashkëqytetarët si Ali efendiu. I ati Hasani (1800 – 1870), jurist i njohur i kohës kishte detyrën e inspektorit të gjyqeve për vilajetin e Shkodrës, prej nga varej dhe Tirana. Vetë Aliu pasi mbaron medresenë e Tiranës i mbaroi studimet e larta në Universitetin e Kajros, Egjipt. Kur u kthye në vendlindje sikurse dhe i ati, edhe ai po ashtu filloi inspektor, por për problemet financiare dhe duke punuar sidomos në qytetet e Durrësit, Kavajës dhe Shijakut. Duke qenë për vite me radhë edhe mësues për lëndën e matematikës në medresenë e Tiranës, ai aktivizohet kështu me sukses në detyrën e edukatorit. Gjatë karrierës së tij, falë dhe përgatitjes teologjike që kishte, ai ka patur dhe detyrën e zëvendëskryetarit të Komunitetit Musliman Shqiptar, e tamam në atë kohë kur institucioni i sapothemeluar drejtohej nga i mirënjohuri Haxhi Vehbi Dibra. Me formimin profesional të tij Aliu drejtoi me sukses aktivitetin financiar të këtij institucioni, duke filluar që nga evidentimi dhe inventarizimi i pasurisë së patundshme e deri te problemet e tjera të kësaj fushe. Falë personalitetit dhe qytetarisë së tij ai u zgjodh disa herë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ndërsa në vitet 1923 – 1924 edhe kryetar i Bashkisë. I bindur për nevojën e ligjshmërisë Aliu kishte besimin dhe përkrahjen e regjimit mbretëror dhe të drejtimit të mbretit Zog. Prej tij ai ishte dekoruar me urdhrin e Skënderbeut të klasit të parë.

Referime

Tags:

1850192319241938HaxhìTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Turizmi në ShqipëriGalileo GalileiDielliStatistikaAkiliTeoritë e personalitetitSpermaAleksandri i MadhKuraniMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutGjethjaTeatri në ShqipëriPankreasiGjeorgjiaHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Vlera ushqyeseNikola TeslaKongresi i LushnjesFormat e shtjelluara të foljesArmando BrojaBashkimit SovjetikFormat e pashtjelluara të foljesLetërsia shqipeBujqësiaSerbiaVeshkaDioksidi i karbonitShtetet e Bashkuara të AmerikësLënda djegëse fosileKërpudhatHistoria e botësRepublika Popullore e ShqipërisëZeusiUjiBashkimi i ItalisëDita Botërore e LibritAtmosferaVaçe ZelaNaum VeqilharxhiRrahman RamaKuvendi i ShqipërisëLista e bimëveFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollLiza (Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave)TrekëndëshiLista e liqeneve në ShqipëriEnergjia dielloreItaliaKëshilli EvropianPulsi i zemrësAdolf HitleriViolinaPosta elektronikeTë drejtat e fëmijëveRelieviGustav FloberËNesër do të jetë ndrysheEnver PetrovciMuzika klasikeNdotja e ujitKongresi i Manastirit2008Romantizmi në kulturën europianeInsulinaLista e personaliteteve ilireHolokaustiCikli menstrualNdotjaFjaliaHidrogjeniPoloniaCilindriSurja el-BekareHektoriDisneylandLedion LiçoTaxhikistani🡆 More