Aleksandër Sirdani

Aleksandër Sirdani (Gurëz, 1 mars 1891 - Koplik, 26 dhjetor 1948) ishte prift jezuit, folklorist, etnograf e publicist.

Fotoporteti
Dom Aleksandër Sirdani
Emri Aleksandër
Mbiemri Sirdani
Lindur më 1 mars 1891
Lindur në Gurrëzi, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më 26 dhjetor 1948
Vdiq në Shqipëria Koplik, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Profesioni prift, folklorist, publicist

Biografia

U lind në Gurëz të Bregmatës më 1 mars 1891, i biri i Dakës dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga. I ngelur jetim herët nga e ëma, i ati i kërkoi ndihmë hoxhës së Gucisë, i cili e mori me vete në Shkodër së bashku me të vëllanë, Nduen dhe i çoi te kleri katolik ku të vazhdonin rrugën e priftërisë.

Qysh në vogëli i takoi të pësonte humbjen e së ëmës. I ati, Dakë Sirdani, mbetur i vejë e duke mos dashtë të martohej përsëri iu përshkushtua edukimit të të bijve, Marinit dhe Lekës. Shpërngulen për në Gucí ku kishin miq e të afërm. Varfëria e madhe e bëri Dakën me lypë ndihmë nga hoxha i Gucisë. Me të marrun vesh se djemtë i përkisnin një familje katolike, zbret me to në Shkodër duke trokitë ndër institucionet katolike. Ku Leka 7 vjeçar pranohet në kolegjin Saverian. Më tej vijoi studimet në Innsbruck, Austri. Me të ardhur në Shqipëri, çoi meshën e parë më 24 prill 1916. Shërbeu si famullitar në Malcí të Madhe, Reç, Shkrel, Bogë.

U përkushtua për mbledhjen e pasurisë shpirtërore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin nepër malësi. Bashkë me miqtë e tij klerikë, Donat Kurtin dhe Nikollë Gazullin mblodhën një pasuri shpirtërore që do ishte korpusi i vërtetë etnografik i popullit shqiptar. Më 1945 Dom Lekë Sirdani ishte famullitar në Bogë, kur dhe nisi hatashëm persekutimi dhe perndjekja.

Me datë 26 korrik 1948 duke parë rrjedhën e ngjarjeve pas çlirimit, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve:

Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen.

Më 27 korrik 1948, duke gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite më parë, e arrestuan, e tërhoqen rrëshqanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arriti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon saqë nuk dallohej çfarë ishte, ku filluan mbi të, ashtu si edhe mbi meshtarë të tjerë, torturat më çnjerëzore.

Prej torturave gjatë hetuesisë, së bashku me Dom Pjetër Çunin e futën në një gropë septike dhe i lanë aty deri kur ndërruan jetë.

Vepra

Libërthi i tij i parë qe përmbledhja Fjalë - ari (Shkodër, 1928), më tej përkthimi nga gjermanishtja Shqyptari i vogël (Shkoder, 1930), Kallxime popullore (Shkoder, 1933), përkthimi nga italishtja prej përmbledhjes Canti popolari religiosi të Atë Alfonso Iacobelli me titull në shqip Para fronit të hireve: Kangë të divoçme (Shkodër 1934); Mbretnesha e vogël (Shkodër, 1934); «Legjenda e gjethes së purrinit», «Frati i ri». Nder të tjera shkroi në poezi Dekalogun (Dhjetë Urdhnimet) për m'i ba ma të lehtë në mësi, po ashtu dhe «Martiri i Eukaristís» (Sh. Tarçizi).

Vepra të tjera: Nora e bukur (Shkodër, 1942), Folklore botuar tek e përkohshmja «Leka» (Tiranë, 1940).

Referime

Tags:

1 Mars1891194826 DhjetorGurrëzKopliku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dhëmbët e njeriutDielliJudaizmiKarnavali e PolenësArsimi në ShqipëriShkupiHistoria e TiranësAristoteliDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Sistemi diellorGjeografia e KosovësFormat e pashtjelluara të foljesTrekëndëshiEkosistemiMali i KorabitPaneli diellorHormonetLuftaLista e elementeve kimike sipas numrit atomikMbiemriLegjenda e gurit të “Bletës”AjriSëmundjaMigjeniRobin HoodSulfuriDynymAeroplaniNumri piArti i RilindjesPashallëqet shqiptareArben TaravariBiologjiaMarin BarletiFusha magnetikeTrombocitiLufta e ÇanakalasëShpallja e Pavarësisë së KosovësEritrocitiElbasaniNdryshimi i klimësArbëreshët në ItaliEkonomiaLista e rekordeve dhe statistikave të F.C. Internazionale MilanoEmiratet e Bashkuara ArabePresidenti i ShqipërisëFahrije HotiKomunizmiLigji i ArkimeditInstrumenti muzikorMamuthi leshatorKanceri i gjiritShpendëtAlkooliPërrallaEkuadoriHidrokarburetViolinaHepatitiBylisiDetiIndiaMëlçiaIzraeliRusiaAli AhmetiKinaHendbollMetaforaElektromagnetiEmra pellazgëMetaletLushnjaXhubletaHormonet e gjëndrave mbiveshkoreVitamina DShtetiEozinofiliaHIV/AIDS🡆 More