Aleanca Kuq E Zi

Aleanca KuqeZi (shkurt AK) është një parti politike e cila ka si synim të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dinjitetin njerëzor e kombëtar dhe harmoninë fetare dhe etnike.

Partia vepron në të gjithë trevat shqiptare dhe në diasporën e shqiptarëve.

Historia

Synimet

AK ka si synim të mbrojë harmoninë fetare dhe etnike në Shqipëri, edhe shtetin ligjor. AK ka hapur degë në shumë qytete të Shqipërisë, në Maqedoni, Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, gjithashtu ajo ka degë edhe në shtete evropiane si Itali, Belgjikë, SHBA ku jetojnë, punojnë e studiojnë emigrantë shqiptarë. Ajo nisi aktivitetin e saj në Vlorë në të bëjnë pjesë shumë shoqata atdhetare.

Aleanca Kuq e Zi u krijua si bashkim i një grupimi qytetarësh, të cilët ishin lodhur dhe mërzitur me politikat denigruese dhe antikombëtare të klasës politike shqiptare, e cila nuk po përllogariste interesat kombëtare dhe ato qytetare.

Ajo i ngjau një mbirjeje dhe çeljeje të natyrshme shoqërore, në një truall ku përpjekja për ndërtimin e një shoqërie demokratike në Shqipëri, po haste në vështirësi të mëdha.

Shkaku i parë që e këputi këtë zinxhir, ishte shpërfillja e përsëritur ndaj interesit kombëtar si dhe të identitetit kombëtar. Pas një Marrëveshjeje Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, në mjedisin shqiptar ish projektuar një “CENSUS”, i cili ndër statistikat që i kërkoheshin, çonte në një regjistrim etnik e fetar me kritere antiligjore, që do të cenonte identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke iu hapur udha prej një Ligji të Gjendjes Civile me natyrë po aq antikombëtare.

Nuk mund të heshtej më ndaj një procesi përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të shekullit që shkoi, ndaj emigracionit në shtetin fqinj jugor, që t’i pritej rruga kësaj kryqëzate të bashkëshoqëruar me ndërrim të emrave të shqiptarëve të emigruar, me një ofrim ekonomik fatal pensionesh në jug të vendit Aleanca etj.

Bazat dhe Prioritetet

Kuq e Zi u mbështet që në fillim fuqimisht nga shoqata të ndryshme patriotike, të cilat iu bashkëngjitën asaj. Një erë kombëtare filloi të fryjë në të gjithë botën ku ka shqiptarë, të cilët e gjetën veten tek ky shqetësim që u shpërfaq, duke dhënë sinjale se nuk ishte ky i vetmi shkak që Lëvizja po merrte një përhapje dhe energji jetësore.

AK erdh’ e u formësua si një lëvizje kombëtariste e shoqërore, me një shpirt doktrine që nuk i bie më qafë asnjë shoqate, lidhjeje apo lëvizjeje tjetër, e aq më tepër, nuk u hyn në pjesë partive politike, disa prej të cilave që në ditët e para e sulmuan atë, e tipizuan dhe e përbuzën.

Në këtë periudhë të shkurtër, shtjella e energjive që u dukën, e opinioneve, argumenteve dhe dëshirave që u hodhën mbi palët e flamurit kuq e zi, nuk ishte vetëm ideali i bashkimit kombëtar, por një spektër i gjerë i zhvillimeve mbarëshqiptare demokratike të shoqërisë së sotme, në mënyrë që fryma shqiptare, energjitë talenti të priren e të vërshojnë për Shqipërinë, drejt mbrothësisë së shenjtë të idealit kombëtar. AK askurrë nuk ka artikuluar një frymë kombëtare sipërore dhe mohuese ndaj fqinjëve. AK e vlerëson këtë tranzicion të mbushur me dështime, sepse në radhë të parë ka munguar orientimi kombëtar.

Organ i saj është Gazeta Kuq e Zi.

Strukturat

Aleanca KuqeZi ka si personazh kryesor e kësaj lëvizje konsiderohet Kreshnik Spahiu.

FRAK

Anëtarët

Anëtarët e kësaj lëvizjë janë patriotë të grupmoshave të ndryshme, në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar. Numri i fundit që u bë publik i anëtarëve të Aleancës KuqeZi ishte rreth 105 mijë anëtarë.

Sekretarjati i saj përbëhet nga:

  • Aldo Shala (Avokat)
  • Lisen Bashkurti (dipllomat, ish ambasador)
  • Erion Gjergji (Biznesmen)
  • Redi Ramaj (Jurist)
  • Edmir Dymleku
  • Arben Dervishi (Jurist)
  • Lumturi Ratko ceri (Petagoge)
  • Margarita Kola (Petagoge)

Aktivitetet

Referime

Lidhjet të jashtme

Shih edhe

Tags:

Aleanca Kuq E Zi HistoriaAleanca Kuq E Zi SynimetAleanca Kuq E Zi Bazat dhe PrioritetetAleanca Kuq E Zi StrukturatAleanca Kuq E Zi AnëtarëtAleanca Kuq E Zi AktivitetetAleanca Kuq E Zi ReferimeAleanca Kuq E Zi Lidhjet të jashtmeAleanca Kuq E Zi Shih edheAleanca Kuq E ZiKushtetuta e Shqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ditar (Anne Frank)Dokumentet e Gjuhes ShqipeSistemi i frymëmarrjesPunime artizanaleKonfliktet Malazez-ShqiptarArti i RilindjesLista e bimëveZënia e Diellit (Eklipsi)Zorra e trashëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneLista e shteteve sipas popullsisëImmanuel KantPellazgëtFusha magnetikeShkodraKubi (gjeometri)BimësiaSistemi periodik i elementeveKolesteroliUlçera në stomakShpella e piratëve (roman)DinozauriVenusiYlliAnarkiaIndiaKosova dhe bukuritë e sajAbortiBakteriQytetet e ShqipërisëTiranaEmrat e bukur të AllahutFrazeologjiaVitamina CFlamuri i KosovësPiter PanHemoglobinaFruthiMbretëria e DardanisëIlirëtProdhimi i elektricitetitEmpatiaAli Baba dhe Dyzet HajdutëtFibroza kistikeOrkideaFazat e Rilindjes ShqiptareBeni ecën vetëMuzeu Kombëtar i KosovësMajat më të larta malore në KosovëEpitetiGjitariTingulliDita Botërore e LibritErnest HemingwayShkupiEnët e gjakutTeatriAntilopaSami FrashëriLista e elementeve kimike sipas numrit atomikLista e sureve në KuranPjetër BudiDiabetiHonore de BalzakSistemi i organeve të frymëmarrjesNamazi i JacisëBateriaNatyraPozicioni kalorëseRevolucioni industrialEgla CenoGjakovaIlir MetaTeoria e evolucionitSheshi Maqedoni, ShkupSëmundjet e zemrësEkonomiaLetërsia shqipeYlberi🡆 More