Albert Jashari

Albert Jashari është kryetar i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Suedi.

Ai ka lindur më 05 shtator 1982, në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje atdhetare. Pesë vjet të shkollës fillore i ka përfunduar në vendlindje në shkollën ”Aziz Sylejmani”, në Mitrovicë.  Ai ka migruar me familje në Suedi më 1994. Ka vazhduar shkollën fillore edhe për katër vjet në Landskrona, kurse Gjimnazin në Eslöv, në drejtim “Edukimi dhe Zhvillimi i Biznesit Sipërmarrës”. Është njohës i mirë i katër gjuhëve të huaja.

Albert Jashari
Fotografi profili Albert Jashari, 2022

Historiku

Alberti është djali i Enver Jasharit, një patrioti të madh të Mitrovicës. Enver Jashari ka kontribuar për shumë vite për çështjen kombëtare, që prej lëvizjeve për lirinë dhe çlirimin e Kosovës e më vonë edhe për Pavarësinë e Kosovës. Gjatë viteve 90-të ai ka intensifikuar përpjekjet për të ndihmuar proceset në Kosovë, edhe duke qenë larg atdheut, në Suedi. Enver Jashari ka qenë njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi.

Shumëçka ka trashëguar nga ai ati edhe Albert Jashari i cili vazhdon të kontribuojë për Kosovën, në forma të ndryshme.

Albert Jashari ka mbështetur shumë edhe Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi. Ai është edhe anëtar i Kryesisë së kësaj shoqate. Ka marrë pjesë në shumë takime e përurime të librave të kësaj shoqate. Janë të botuara dhjetra shkrime në numrat e librit “Thesar Kombëtar të Mërgatës Shqiptare në Suedi”, me aktivitete, kontributet dhe suksese të Albert Jasharit. Me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e njekohësisht të 500 vjetorit të Mbretërisë Suedeze, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi, me 20 shkurt 2023 organizoi akademi shkencore. Ngjarja u mbështet nga Rrjeti i Bizeneseve Shqiptare në Suedi, respektivisht nga kryetari zt. Jashari.[1]

“Albert Jashari, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi, foli shkurt se ky rrjet angazhohet për bashkimin e të gjithë biznismenëve shqiptar për të trajtuar përvojat më të mira në këtë kohë të vështirë në nivelin global. Foli pak por ai ndihmoi jo vetëm që të mbahet ky event, por ai materialishte e ka mbështetur botimin e disa librave të “Thesarit Kombëtar”.”[2]

Veprimtaria

Albert Jashari ka nisur të merret me biznes prej vitit 2002, dhe ka arritur shumë sukses me biznese të tija në Suedi. Aktualisht është pronar dhe drejton një serë biznesesh në industri të ndryshme si Autosallon, restaurant dhe turizëm.

Po ashtu, ai drejton Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare për Suedi, ku janë qindra anëtarë. Ky rrjet është themeluar në vitin 2014 nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, sektori i diasporës. Qëllimi i këtij rrjeti është të bëjë bashkë biznese dhe afaristë të suksesshëm shqiptarë, kudo në botë dhe të krijojë mundësi për bashkëpunime me Kosovën. Albert Jashari për vite me radhë ka prezantuar me shumë dinjitet Rrjetin Biznesit të Diasporës Shqiptare në Suedi në tërë botën.

Albert Jashari në kuadër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Suedi në bashkëpunim me Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, gjatë vitit 2019 u mobilizuan dhe kontribuuan në dhurimin e ndihmave dhe mbështetjes për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Gjithashtu në shkurt të vitit 2020, Albert Jashari bashkë me komunitetin në Suedi, u angazhuan fuqishëm dhe financuan ngritjen e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren. Veç këtyre, Kryetari Jashari, bashkëpunëtoret dhe Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Suedi vazhdimisht kanë treguar gatishmëri dhe vullnet në mbështetjen e Shqiptarëve e çështjes kombëtare anë e kënd botës.

Ka zhvilluar takime me shumë personalitete të fushës së biznesit, por edhe personalitete të politikës, me politikanë shqiptarë e të huaj, në shumë vende të botës. Është ndër investitorët nga diaspora shqipëtare me plane dhe angazhim të vazhdueshëm për investime të kosniderueshme në Kosovë.

Galeria

Shih edhe

Referime

Tags:

Albert Jashari HistorikuAlbert Jashari VeprimtariaAlbert Jashari GaleriaAlbert Jashari Shih edheAlbert Jashari ReferimeAlbert Jashari

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Afrika verioreShpyllëzimiNdotja e ujitTargat e automjeteve të ShqipërisëLumi i DrinitPiter PanFaqja kryesoreGjeniKalatë e ShqipërisëVeshje popullore të KosovësPanairi i botësINTELEGJENCA ARTIFICIALESpanjaAstronomiaÇShiuMetriKarnavalet brazilianeFosiletZhurmat në veshHistoria e ShqipërisëVitamina B12Kalaja e KrujësArti i RilindjesKometaTeorema e PitagorësKushtetuta e KosovësNënë TerezaThyesaEnët e gjakutElbasaniShkollat e para shqipeMagnetiBeteja e KosharesLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneEkonomia e ShqipërisëRugova (rajon)KontinentetSëmundja e ParkinsonitPjetër BudiGjethjaSkeleti i njeriutGegërishtjaKaliSyri i kaltër, DelvinëKëngët e MilosaosKlima e ShqipërisëZvarranikëtSiguria kibernetikeProdhimi i Brendshëm BrutoMetaletMushkëriaBashkitë e ShqipërisëLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësRrotullimi i Tokës rreth DiellitQarku i VlorësHistoriku i gjuhes letrare shqipePsikozaElena GjikaEnzimatDemokraciaDante AligieriAlkooliPylliBurimet natyroreVeshiFonetikaEvropa lindorePitagoraTulipaniArteriaBarack ObamaPeshkaqeniFustanellaNikola KopernikuVeshjet popullore shqiptareFabulaBashkia Tiranë🡆 More