Veprimtaria Fizike

Aktiviteti fizik përcaktohet si lëvizje trupore e prodhuar nga tkurrja e muskujve skeletorë që rrit shpenzimet e energjisë mbi nivelin bazal.

Ushtrimet përkufizohen si aktivitete fizike të planifikuara, të strukturuara, përsëritëse dhe të qëllimshme. Ndërsa Fitnesi përkufizohet si aftësia për të kryer detyrat e përditshme me energji dhe vigjilencë, pa lodhje dhe me energji të mjaftueshme dhe për të shijuar aktivitete gjatë kohës së lirë, duke përfshirë qëndrueshmërinë kardiorespiratore, qëndrueshmërinë muskulare-skeletore, shpejtësinë, fleksibilitetin, gatishmërinë, ekuilibrin dhe reagimin në kohë te vazhdueshme .An ERROR has occurred...

Rëndësia e aktivitetit fizik

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë disponimin, të nxisin një efekt qetësues pas ushtrimit dhe si rezultat të përmirësojnë arritjet. Po ashtu, përftime shëndetësore janë edhe ndërtimi i kockave të forta, nyjave të shëndetshme, zemrës së fortë, shëndetit të mirë mendor dhe parandalon shqetësimin kryesor - obezitetin..

Aktiviteti fizik ndikon edhe në fiziologjinë e trurit duke rritur: kapilarët e gjakut, qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e trurit, prodhimin e neurotrofinëve, rritjen e qelizave nervore në hipokampus (qendra e të mësuarit dhe kujtesës), nivelin e transmetuesve, zhvillimin e lidhjeve nervore, dendësinë e rrjetit nervor dhe vëllimin e indeve nervore. Këto ndryshime fiziologjike lidhen me përmirësimin e vëmendjes,  përmirësimin e procesimit të informatës, ruajtjen dhe rikthimin dhe rritjen e qëndrueshmërisë.

Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që sugjerojnë që nivelet e larta të aktivitetit fizik  zvogëlojnë rrezikun e depresionit të incidentit (depresioni nga ngjarjet e jetës së individit). Duket se mungesa e ushtrimeve kardiorespiratore rrit rrezikun për rënie në depresion, duke sugjeruar që aktiviteti fizik dhe fitnesi të kenë një rol kyç në parandalimin e depresionit.

Rëndësia e aktivitetit fizik te fëmijët

Aktiviteti fizik i mbron fëmijët nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe osteoporoza. . Po ashtu të dhënat e bazuara në dëshmi janë të përshtatshme për të arritur në përfundim se akativiteti fizik ka efekte të dobishme në nivelet e lipideve në plazmë dhe nivelin e lipoproteinave, mbi faktorët jotradicional të rrezikut kardiovaskulare (funksioni endotelial) dhe në disa komponentë të shëndetit mendor (vetë-koncepti, ankthi dhe depresioni).

Mungesa e aktivitetit fizik te fëmijët është faktor rreziku për shumë probleme shëndetësore, si tensioni i lartë i gjakut, shtimi në peshë, rritja e yndyrës në trup, kolesteroli i keq  (kolesteroli LDL) që është faktor rreziku për sëmundje të zemrës, probleme respiratore (të frymëmarrjes), sëmundje kardiovaskulare dhe probleme shëndetësore të kockave (eshtrave).

Aktivitetet aerobike mundësojnë që frymëmarrja të jetë më e thellë dhe zemra të rrah më shpejt. Aktivitetet për forcimin e kockave i bëjnë kockat më të forta, prandaj, janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët, pasi këto aktivitete prodhojnë një forcë në eshtra që nxit rritjen e eshtrave dhe forcën. Aktivitetet e balancimit dhe zgjatjes rrisin stabilitetin fizik dhe fleksibilitetin, gjë që redukton rrezikun e lëndimeve.

Për më tepër, përfitimet shëndetësore të aktivitetit fizik shtrihen përtej shëndetit fizik, ai po ashtu ka një ndikim pozitiv në fushat e aftësive motorike, mirëqenien psikologjike, zhvillimin kognitiv, kompetenca sociale dhe pjekuri emocionale.

Fëmijët të cilët janë fizikisht më aktivë demonstrojnë më shumë përqendrim të vëmendjes, shpejtësi më të madhe të përpunimit njohës dhe kryejnë më mirë teste të standardizuara akademike.

Aktiviteti fizik ju jep fëmijëve mundësi për tu argëtuar, të jenë me miqtë dhe familjen dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre për të marrë pjesë në aktivitete fizike më intensive ose në ngjarje sportive. Po ashtu, mund të përmirësoj aftësitë sociale që mund të rezultojnë në rezultatet akademike: fëmijët mësojnë të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat dhe kështu të ndihen më të lidhur me shkollën dhe komunitetin.

Gjithashtu, ofron mundësi për të shijuar aktivitet në një mjedis shoqëror, përmirëson cilësinë e gjumit, zvogëlon ndjenjën e mungesës së energjisë,  ju ndihmon fëmijëve të takojnë miq të rinj, të bëhen fleksibil, përmirëson aftësitë fizike, përmirëson vetëvlerësimin fizik, rrit relaksimin dhe mundëson rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm.

Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë stresin, të ndryshojë gjendjen e humorit, të ndikojë në zgjimin dhe vëmendjen dhe si rezultat të përmirësoj arritjet shkollore. Aftësia e aktivitetit fizik për të ''aktivizuar'' dhe prodhuar humor më pozitiv është raportuar gjerësisht. Stërvitja ju mundëson fëmijëve të ndihen mirë.

Studimet tregojnë se pjesëmarrja e shpeshtë në sport pas orëve të shkollës në adoleshencë shoqërohet me nivel të lartë të pjesëmarrjes  në aktivitete fizike edhe në moshën madhore. Tek meshkujt, pjesëmarrja e adoleshentëve në lojërat me top, sportet e durimit intensiv, pista dhe fusha, dhe sportet luftarake u shoqërua me një nivel shumë të lartë të aktivitetit në moshën e rritur. Gjithashtu edhe tek femrat, pjesëmarrja e adoleshenteve në lojërat me top rrit pjesëmarrjen në lojërat me top edhe në moshë të rritur. Pjesëmarrja në sporte të paktën një herë në javë midis femrave dhe dy herë në javë në mesin e meshkujve u shoqërohet me nivel të lartë të aktivitetit fizik në jetën e mëvonshme. Pjesëmarrja e adoleshentëve në sportet e durimit intensiv, dhe disa sporte që kërkojnë dhe inkurajojnë aftësitë e larmishme të sporteve, duket se janë më të dobishme në lidhje me rritjen e aktivitetit fizik në moshën madhore.

Nivelet e aktivitetit fizik

Nivelet e aktivitetit fizik jane :

  1. Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 5 – 17 vjeç duhet të bëjnë së paku 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në ditë. Realizimi i aktiviteteve fizike më shumë se 60 minuta ka përfitime shtesë shëndetësore. Shumica e aktivitetit fizik ditor duhet të jetë ushtrime aerobiku. Aktivitetet me intensitet të fuqishëm duhet të inkorporohen, duke përfshirë ato që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë.
  2. Të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës ose të bëjnë së paku 75 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të lartë gjatë gjithë javës ose një kombinim ekuivalent i aktivitetit me intensitet të moderuar dhe të fuqishëm . Aktiviteti aerobik duhet të kryhet në periudha kohore të paktën 10 minuta. Për përfitime shtesë shëndetësore, të rriturit duhet të rrisin aktivitetin e tyre fizik aerobik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë ose të angazhohen në 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të lartë në javë ose një kombinim ekuivalent i aktivitetit të moderuar dhe intensiv me intensitet. Aktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen duke përfshirë grupet e mëdha të muskujve në 2 ose më shumë ditë në javë.
  3. Të rriturit e moshës 65 vjeç e lart duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik aerobik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës ose të bëjnë së paku 75 minuta aktivitet fizik aerobik intensiv. Aktiviteti aerobik duhet të kryhet në periudha kohore të paktën 10 minuta. Për përfitime shtesë shëndetësore, të rriturit e moshës 65 vjeç e lart duhet të rrisin aktivitetin fizik aerobik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë ose të angazhohen në 150 minuta aktivitet fizik aerobik intensiv në javë ose një kombinim ekuivalent me intensitet të moderuar dhe të fuqishëm aktiviteti. Të rriturit e kësaj grup moshe, me lëvizshmëri të dobët, duhet të kryejnë veprimtari fizike për të rritur ekuilibrin në 3 ose më shumë ditë në javë. Aktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen duke përfshirë grupet e mëdha të muskujve, në 2 ose më shumë ditë në javë. Kur të rriturit e kësaj grup-moshe nuk mund të bëjnë shumat e rekomanduara të aktivitetit fizik për shkak të kushteve shëndetësore, ata duhet të jenë fizikisht aktivë aq sa lejojnë aftësitë dhe kushtet e tyre.

Referime


Tags:

Veprimtaria Fizike Rëndësia e aktivitetit fizikVeprimtaria Fizike Rëndësia e aktivitetit fizik te fëmijëtVeprimtaria Fizike Nivelet e aktivitetit fizikVeprimtaria Fizike ReferimeVeprimtaria Fizike

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PianojaPjetër BudiTurqiaRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëGreta ThunbergUrani (planet)Muri i Madh KinezGjeografia e ShqipërisëLetraBosnja dhe HercegovinaKometaNdryshimet klimatikeQytetet e ShqipërisëBimëtMbeturinatPlutoni (planet)YlberiKafejaGjirafaFusha magnetike e TokësMbrojtja e mjedisitSpartak NgjelaBarnatLëvizjaEvropa lindoreGjon BuzukuRoma e lashtëKromozomiDinozauriLuaniAmerika VeriorePetro MarkoArti i RilindjesSinuzitiLufta e KosovësPeshkaqeniRadha e veprimeve matematikoreBashkia TiranëMotra ToneIntervistaTumori i truritSeladiniEgjipti i lashtëDioklecianiGjarpriPjesëzaShtatzëniaFinlandaMiniera e TrepçësTeorema e PitagorësPatologjiaMasturbimiPëremriInteligjenca artificialeKloriAlpet ShqiptareFizikaNdotja akustikeHemofiliaTingulliSëmundjet e zemrësPlakatLulekuqjaNdajfoljaZinxhiri ushqimorKulturaShkupiSistemi diellorPulsi i zemrësDurrësiLëkuraMuzika popullorePërcaktoriPsoriazaAsteroidetVallet shqiptareNeptuniEkosistemi🡆 More