Akti Administrativ

Akti administrativ është një koncept thelbësor i së drejtës administrative.

Ai mbulon shumicën e veprimeve të autoriteteve administrative me anë të të cilave ato prekin e ndikojnë interesat ligjore të subjekteve të së drejtës. Origjina e këtij koncepti e ka zanafillën fillimisht te termi francez i emërtuar si acte administratif, prej nga është huazuar dhe shndërruar në konceptin e së drejtës administrative në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti.

Akti administrativ si koncept mbulonte të gjitha masat dhe veprimet e administratës, duke përfshirë si të drejtën private ashtu edhe atë publike. Me kalimin e kohës, kuptimi për të u kufizua në masat administrative në fushën e së drejtës publike dhe përfundimisht ishte profesor Otto Mayer, studiues i shquar në këtë fushë, që në veprën e tij monumentale mbi të drejtën administrative gjermane të vitit 1895, e përkufizon aktin si një “shpallje autoritare e administratës, e cila përcakton të drejtat e një subjekti në një rast të caktuar”.

Akt i veçantë

do të thotë parimet, procedurat, rregullat , normat apo standardet e caktuara që nxjerren nën autoritetin e këtij ligji. Kur ky ligj i jep autoritet Qeverisë për të miratuar akte , ato duhet të jenë Direktiva Administrative , Instruksione Administrative ose akte tjera që Qeveria është e autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut .Kur ky ligj i jep autoritet Ministrit për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë instruksione Administrative ose akte të tjera që Ministri është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji , ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut. Kur ky ligj i jep autoritet komunave për të miratuar akte të veçanta, ato duhet të jenë akte që Komuna është i autorizuar ti nxjerr në bazë të këtij ligji, ligjeve të tjera ose rregulloreve të UNMIK-ut.Kur ky ligj i referohet akteve të veçanta pa deleguar ndonjë autoritet përgjegjës për nxjerrjen e akteve të tilla kjo përfshin aktet e tilla të cilat janë të nxjerrura nga Qeveria , Ministri , Ministria apo Komuna.

Akti dhe Ligji

Ligji, si term, nuk është koncept abstrakt, por ai paraqitet mjaft konkret dhe i përcaktueshëm për këdo që ndeshet me të në praktikën e përditshme, për dallim nga “akti administrativ”, emërtimi i të cilit, si i tillë, vlen për metodologjinë e studimit dhe të trajtimit nga teoria e së drejtës, qoftë në legjislacion, qoftë edhe në praktikën administrative të organeve të administratës gjatë veprimtarisë së tyre ekzekutive. Termat që e cilësojnë aktin administrativ si një burim i së drejtës marrin emërtime të ndryshme si vendim, urdhër, urdhëresë, rregullore, udhëzim, e deri te termat që përdorin organet e administratës publike zakonisht si: leje, qarkore, protokolle, letër, dëshmi, liçencë etj

Akt normativ

Akt normativ do të thotë çdo rregullore e UNMIK-ut apo ligj që ka fuqi normative në Kosovë. Ndërsa Akt plotësues normativ do të thotë një direktivë administrative, udhëzim administrativ apo çdo akt tjetër që ka fuqi normative në Kosovë dhe që është miratuar nga një autoritet publik në bazë të autoritetit të dhënë nga një akt normativ.

Disa Akte administrative

Burimi i të dhënave

Tags:

Akti Administrativ Akt i veçantëAkti Administrativ Akti dhe LigjiAkti Administrativ Akt normativAkti Administrativ Disa Akte administrativeAkti Administrativ Burimi i të dhënaveAkti AdministrativKoncepti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Pejgamberët në IslamDasma shqiptareKokainaUltësira Perëndimore e ShqipërisëPoeziaPashallëku i JaninësEdi RamaPsikozaMarko BoçariRobert BerishaLetërsia romantike shqiptareDialektet e gjuhës shqipeIlirëtFaqja kryesoreSelanikuMotori DiezelMarrëdhënia seksualeKorçaBronkitiPerandoria RomakeHidrocentraletAlfabeti shqipKrishtërimiTruriBallkani PerëndimorRomaKanadajaBashkimi EvropianMorfina24 PrillEkonomia e ShqipërisëLista e viteveAzia JugperëndimoreRevolucioni i dytë industrialMenstruacionetFejaFigura stilistikeShkretëtiraAlbin KurtiQarku i ShkodrësKapedani (film)HaidiRilindjaRryma elektrikeTrupi i njeriutRexhep HoxhaMuhammediLulekuqjaElektricitetiShqiptarëtNdryshimi i klimësEklipsi i HënësSarajet e bardha15 PrillDafina Zeqiri (këngëtare)AnarkiaProblem globalMbreti Zogu ILista e vendeve sipas numrit të personelit ushtarak dhe paraushtarakHistoria e arteveKalaja e KrujësVia EgnatiaRevolucioni industrialPopullsiaPenisiRiciklimiPipi ÇorapegjataLëkuraPika GLista e aktorëve të teatrit shqiptarForca e Sigurisë së KosovësMalësorjaKuvendi i ShqipërisëTuberkuloziDemografia e PrishtinësIslamiAkiliPopullsia e Botës🡆 More