Akademiku

Akademiku është titull nderi për nxënsit dhe mësuesit shkencorë të cilët me studimet e tyre kanë dhënë kontribute të veçuara në zhvillimin e shoqërisë.

Procedurat e zgjedhjes në thirrje Akademik

Të gjitha emërimet bëhen pasi të shqyrtohen fletëparaqitjet nga Komisioni zgjedhor (zakonisht tre-anëtarësh) i emëruar nga Këshilli i fakultetit, ose nga Dekani, respektivisht nga Drejtori. Komisioni i interviston kandidatët të cilët konsiderohen t’i kenë përmbushur më së miri kushtet për punën e ofruar. Anëtarët e Komisionit duhet që të kanë thirrje akademike relevante.

Komisioni zgjedhor i raporton me shkrim Këshillit të fakultetit ose Dekanit, brenda periudhës prej 15 ditëve nga dita e formimit të Komisionit.

Raporti me shkrim i Komisionit shqyrtohet në Këshill dhe jepet një afat deri në 10-ditësh për vërejtje apo sugjerime eventuale në lidhje me raportin dhe zgjedhjen.

Në qoftë se nuk ka asnjë vërejtje brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të raportit, vazhdon procedura e zgjedhjes.

Për emërimin e profesorëve, profesorëve të asocuar, profesorëve asistentë, ligjëruesve dhe lektorëve, këshilli i fakultetit e zgjedh një kandidat dhe ia propozon Senatit për t’u miratuar nga Bordi. Emërimi bëhet për periudhën 4-vjeçare, por kontratat e punës mund të janë edhe më të shkurtra (p.sh. 1-vjeçare)

Për emërimin e asistentëve mësimor dhe të asistentëve kërkimor, këshilli i fakultetit ose i njësisë e zgjedh një kandidat dhe ia propozon dekanit ose drejtorit për emërim. Emërimi bëhet për periudhën 3-vjeçare, por kontratat e punës mund të janë edhe më të shkurtra (p.sh. 1-vjeçare)

Të gjitha komisionet zgjedhore mundësisht duhet të kenë anëtarë meshkuj dhe femra, përveç nëse Bordi (Këshilli) Drejtues parasheh ndryshe.

Askush nuk mund të jetë anëtar i komisionit zgjedhor nëse dikush nga kandidatët që duhet të emërohet është bashkëshort, partner ose anëtar i familjes së ngushtë të tij/saj.

Të gjitha emërimet bëhen në bazë të meritave akademike, pa diskriminim në asnjë bazë, siç janë gjinia, statusi martesor, ngjyra, gjuha, religjioni, orientimi politik ose tjetër, prejardhja sociale ose etnike, lidhja me komunitetin kombëtar, pasuria, statusi i lindjes ose ndonjë status tjetër.

Në kushte të barabarta gjithmonë i jepet prioritet angazhimit të kandidatit që kërkon marrëdhënie të rregullt pune dhe pas kësaj kandidates femër.

Tags:

Shkenca

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kopshti botanikZënia e Diellit (Eklipsi)Muzika popullorePashallëku i ShkodrësKafshëtAeroporti i PrishtinësMutacioniMerkuri (planet)Rugova (rajon)PatologjiaLufta e Parë BotëroreParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaLista e shkencëtarëve njëqindvjeçarëKatalizatoriAsambleja Parlamentare e Këshillit të EvropësFruthiBeni ecën vetëRebelimi i vitit 1997Rryma elektrikeArmët e SkënderbeutNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenEnët e gjakutBateriaKalaja e ElbasanitInsulinaKlima e ShqipërisëTeknologjiaRrotullimi i Tokës rreth DiellitHidrocentraletMbeturinatFyelliLidhja e PrizrenitMajmuniParahistoriaMikroorganizmatPejgamberët në IslamNepotizmiKosova në Luftën e Dytë BotëroreTiroidetBimët me farëArti në ShqipëriAzotiTokaDhelpraFejaKosovaKanceri në mushkëriRajoni JuglindorFacebookAbdyl FrashëriDita e VerësFutbolliDendësia e popullsisëADNDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutMaria AntonetaPetro MarkoKulturaEmrush XhemajliBinjakëtKara Mahmud pashë BushatiSteve JobsElena GjikaPjesëzaMigrenaDiklofenakuKarakteristikat e së gjallësPedagogjiaAriuElektromagnetiIsmail KadareVrima e zezëLidhëzaSkeleti i njeriutLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësFrancaSindromi i stokholmit🡆 More