Qendra E Kosovës Për Siguri Publike

Akademia e Kosovës për Siguri Publike e njohur edhe me emrin Akademia e Policisë së Kosovës është një qendër e arsimit dhe aftësimit profesional për Policinë e Kosovës dhe për shërbime të tjera të sigurisë publike në Kosovë.

Ajo ndodhet në qytetin e Vushtrrisë, 25 kilometra në veri të Prishtinës. Akademia e Kosovës për Siguri Publike u themelua nga OSBE-ja në vitin 1999 në Vushtrri, si trashëgimtare e shkollës së mesme të policisë, që kishte punuar nga viti 1974. Në fillim u quajt Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës, në vitin 2006 u bë Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, ndërsa nga viti 2008 quhet Akademia e Kosovës për Siguri Publike. Akademia është institucion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili ofron shërbime profesionale të cilësisë së lartë të arsimit, hulumtimit dhe zhvillimit për agjencitë e sigurisë publike në Republikën e Kosovës, siç janë: Policia e Kosovës, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Historiku i shkollës

Shkolla e Mesme e Punëve të Brendshme në Vushtrri në të kaluarën ka qenë institucion shkollor për arsimimin e kuadrit të mesëm të punëtorëve të shërbimit të sigurimit publik të Kosovës (atëherë: Krahina Socialiste Autonome e Kosovës). Për opinionin e gjërë ky institucion shkollor ka qenë i njohur si Akademia policore ose Shkolla e Mesme e Policisë.

Ky institucion shkollor është themeluar në vitin 1970 dhe ka funkcionuar der në vitin 1990, kur mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptar të Shkolles janë larguar me dhunë nga pushteti i atëhershëm i Sërbisë.

Kjo Shkollë ka vepruar me vendimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës (atëherë: Sekretariati Krahinor i Arsimit) dhe është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (atëherë: Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme).

Drejtori i parë i Shkollës ishte Kristo Melonashi, një pjesëmarrës i LNQ me prejardhje nga pjesa jugore e Shqipërisë.

Nxënësit dhe mësimdhënësit

Nxënësit e Shkollës janë pranuar pas kryerjes se shkollimit fillor tetëvjeçar. Përparësi për t´u pranuar kishin nxënësit, të cilët shkollimin fillor e kishin përmbaruar me sukses të volitshëm. Ata banonin dhe ushqeheshin gratis në konvikltet e Shkollës.

Shkolla kishte mësimdhënës të rregulltë dhe mësimdhënës të jashtëm. Këta të fundit ishin mësimdhënësit e angazhuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, nga Gjimnazi i Vushtrisë dhe nga Universiteti i Prishtinës. Shkolla kishte edhe pedagogun dhe mjekun.

Proçesi mësimor

Lëndët mësimore ndaheshin në

  • LËNDË TË PËRGJITHSHME (gjuha shqipe, gjuha serbokroate, gjuha angleze, sociologji, psikologji, histori, marksizëm, bazat e rregullimit shoqëror dhe ekonomik,matematikë, fizikë, kimi, biologji, gjeografi, edukatë fizike, etj;
  • LËNDË PROFESIONALE (kriminalistika taktike, teknike e metodike, rregullat e shërbimit të sigurimit publik, mjetet e komunikimit ne organet e punëve të brendshme, arsimimi fizik profesional, etj);
  • LËNDË JURIDIKE (fillet e së dretës, e drejta penale - pjesa e përgjithshme dhe e veçantë, e drejta e procedurës penale, e drejta administrative - pjesa e përgjithshme dhe e ajo e veçantë, etj);
  • LËNDË USHTARAKE ( bazat e mësimit ushtarak, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar pjesës praktike).

Pjesë e proçesit mësimor ishte praktika si dhe kursi dhjetëditësh i notimit dhe ai i skijimit.

Shkollimi në këtë Institucion kishte një kohëzgjatje prej katër vjetësh.

Pas përfundimit të klasës së katërtë, nxënësit i nënshtroheshin provimit të pjekurisë (provimit të maturës).

Aktivitetet e lira

Aktivitetet e lira të nxënësve organizoheshin nga Organizata e Rinisë së Shkollës, e cila kishte rol shumë të madh në Shkollë. Këto aktivitete zhvilloheshin nëpërmjet grupeve përkatëse, ku shquheshin: Grupi letrar, ai recitativ, muzikor etj. Aktivitetet e lira zhvilloheshin edhe në bashkëpunim me shkollat e tjera të mesme të Vushtrisë, Prishtines, Mitrovices, Podujeves etj.

Perspektiva e nxënësve pas kryerjes së shkollimit

Pas kryerjes së shkollimit, nxënësit e kishin punësimin e garantuar. Ata punonin si policë ose në punë të tjera në organet e punëve të brendshme, ku kërkohej përgaditja e mesme shkollore.

Nxënësit që e përfundonin me sukses shkollimin, liroheshin nga kryerja e obligimit ushtarak.

Shumë nxënës të kësaj shkolle i kanë përfunduar edhe studimet universitare.

Referime

Tags:

Qendra E Kosovës Për Siguri Publike Historiku i shkollësQendra E Kosovës Për Siguri Publike Nxënësit dhe mësimdhënësitQendra E Kosovës Për Siguri Publike Proçesi mësimorQendra E Kosovës Për Siguri Publike Aktivitetet e liraQendra E Kosovës Për Siguri Publike Perspektiva e nxënësve pas kryerjes së shkollimitQendra E Kosovës Për Siguri Publike ReferimeQendra E Kosovës Për Siguri PublikeKosovëPolicia e KosovësPrishtinëVushtrri

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Rrezet rentgenVlerësimi i nxënësveMuzika shqiptareAktiviteti fizikAlpet ShqiptareDita e TokësMësonjëtorja e KorçësNjësia matëseKubi (gjeometri)DardanëtLudwig van BeethovenMiniera e TrepçësMaqedonia e VeriutTulipaniEnzimatHepatiti CKinaSinjalet rrugore në ShqipëriFitër BajramiHidrocentraletMuri i BerlinitGjendja agregateKanabisi (Drogë)Albin KurtiKuvendi i ShqipërisëPankreasiMaria AntonetaEkonomia e ShqipërisëFusha magnetike e TokësShiu acidikÇrregullimi bipolarAdoleshencaNjeriuPsikozaShkollaLista e bimëveJava (gjuhë programimi)Shpallja e Pavarësisë së KosovësDemografia e ShqipërisëNaim FrashëriAndon Zako ÇajupiDrogaMicrosoft WordMadhësitë fizikeVitamina CJupiteriGjenetikaEpilepsiaKultura e ShqipërisëPikësimiEpoka para gjyqitËndrraEkosistemiBarnatMitrush KuteliLista e maleve të ShqipërisëTeoria e evolucionitDuhaniBullizmiShkupiLënda djegëse fosileDeti AdriatikStalaktitet dhe stalagmitetAdolf HitleriElefantiTrashëgimia kulturoreSulejman VokshiAdem JashariMarko BoçariKlitoriTë drejtat e fëmijëveMultiple sklerozaPranveraRajoni JuglindorIsak NjutoniShtatzëniaLiqeniHormonetDialektet e gjuhës shqipe🡆 More