Akademia E Platonit

37°59′33″N 23°42′29″E / 37.99250°N 23.70806°E / 37.99250; 23.70806

Akademia E Platonit
Shkolla e Athinës nga Raphaello (1509-1510), afresk në Pallatin Apostolik, Qyteti i Vatikanit
Akademia E Platonit
Rruga antike për në Akademi.
Akademia E Platonit
Harta e Athinës antike. Akademia ndodhet në veri të Athinës.
Akademia E Platonit
Akademia e Platonit (mozaik nga Pompei)
Akademia E Platonit
Vendi arkeologjik i akademisë së Platonit

Akademia e Platonit (Greqisht: Ακαδημία Πλάτωνος) u themelua nga Platoni (428/427 BC – 348/347 BC) rreth vitit 387 p.e.s. në Athinë. Aristoteli (384-322 p.e.s.) ka studiuar aty për njëzet vjet (367-347 p.e.s.) para se ta themelonte shkollën e tij, Liceumin antik. Akademia vazhdoi aktivitetin e saj gjatë gjithë periudhës helene si një shkollë e skepticizmit, deri sa i vjen fundi pas vdekjes së Philos nga Larisa në vitin 83 p.e.s. Edhe pse filozofët vazhduan të mësonin dhe studionin filozofinë e Platonit, në Athinë gjatë gjithë periudhës romake, ajo deri në vitin 410 AD nuk arriti të rilindej si një qendër e neoplatonizmit, për të vazhduar si e tillë deri në vitin 529 AD kur përfundimisht u mbyll nga ana e Justinianit I.

Vendndodhja

Para se Akademia të themelohej si një shkollë, dhe madje edhe para se Cimoni të siguronte rrethinat e saj me një mur, aty rriteshin pemë të shenjëta të ullirit kushtuar perëndeshës së diturisë, Athena. Emri i mëparshëm arkaik për vendin ishte Hekademia (Ἑκαδήμεια), i cili nga kohët klasike evoluoi në Akademia dhe kështu shpjegohej, të paktën qysh në fillim të shekullit të VI p.e.s. duke e lidhur atë me kultin grek të një heroi legjendar athinas "Akademos".

Vendndodhja e Akademisë është në afërsi të Colonus, përafërsisht, 1.5 km në veri të Athinës'.

Historiku

Diogjen Laërtiusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në tri periudha:

  1. Periudha e Vjetër,
  2. Periudha e Mesme dhe
  3. Periudha e Re.

Në krye të epokës së vjetër ai vendosi Platonin, në të mesmen, Arcesilausin, dhe në epokën e fundit, Lacidesin.

Sextus Empiricusi bëri periodizimin e historisë së Akademisë në pesë epoka.

  1. Në epokën e parë vendosi Platonin themeluesin e Akademisë;
  2. Arcesilausin në të dytën;
  3. Carneadesin në të tretën;
  4. Philo dhe Charmada në të katërtën; dhe
  5. Antiochusin në të pestën.

Ciceroni njohu vetëm dy periudha të zhvillimit të Akademisë,

  • Periudha e Vjetër dhe
  • Periudha e Re.

Sipas tij periudha e re (e dyta) fillon me Arcesilausin.

Tri epoka

Akademia e Vjetër

Pasardhësit e Platonit si Skolark të Akademisë ishin Speusipi (347-339 BC), Ksenokrati (339-314 BC), Polemi (314-269 BC), Arka (rr. 269-266 BC). Anëtarë tjerë të Akademisë ishin edhe Aristoteli, Heraklidi, Eudoxusi, Filipi nga Opusi, dhe Krantori.

Akademia e Mesme

Rreth 266 BC Arcesilaus u bë Shkollar i Akademisë Platonike. Në kohën e Arcesilausit (rr. 266-241 BC), Akademia fuqishëm i përmbahej skepticizmit akademikë. Arcesilaus u pasua nga Lacidesi nga Kirenea (241-215 BC), Evanderi dhe Teleclesi (së bashku) (205 – c. 165 BC), dhe Hegesinusi (rr. 160 BC).

Akademia e Re

Akademia e Re ose Akademia e Tretë fillon me Carneadesin, në vitin 155 BC. Ajo ishte ende në masë të madhe skeptike, duke mohuar mundësinë e njohjes së një të vërtete absolute. Carneades u pasua nga Clitomachusi (129 – c. 110 BC) dhe Philo nga Larisa ("drejtuesi i fundit i padiskutueshëm i Akademisë," rr. 110-84 BC). Sipas Jonathan Barnes, duket se "ka të ngjarë që Philo nga Larisa ishte platonisti i fundit i cili edhe gjeografikisht ishte i lidhur me Akademinë."

Rreth viti 90 p.e.s., studenti i Philos, Antiochus nga Ascaloni filloi mësimin e versionit të tij rival të platonizmit duke refuzuar skepticizmin dhe duke avokuar stoicizmin, me të cilin filloi një fazë e re e njohur si platonizmi i mesëm.

Shih edhe

Shënime

Literatura

  • Baltes, M. 1993. "Plato's School, the Academy." Hermathena, (155): 5-26.
  • Berit, A., & Strandskogen, R. (2009). Lifelines in World History:" The Ancient World"," The Medieval World"," The Early Modern World"," The Modern World". Routledge.
  • Brunt, P. A. 1993. "Plato's Academy and Politics." In Studies in Greek History and Thought. Oxford: Clarendon Press, Chapter 10, 282-342.
  • Cherniss, H. 1945. The Riddle of the Early Academy. Berkeley and Los Angeles: University of California Press.
  • Dancy, R. M. 1991. Two Studies in the Early Academy. Albany, NY: State University of New York Press.
  • Dillon, J. M. 1979. "The Academy in the Middle Platonic Period." Dionysius, 3: 63-77.
  • Dillon, J. 2003. The Heirs of Plato. A Study of the Old Academy, 347–274 BC. Oxford: Clarendon Press.
  • Dorandi, T. 1999. "Chronology: The Academy." In The Cambridge History of Hellenistic Philosophy. Edited by Keimpe Algra, Jonathan Barnes, Jaap Mansfeld, and Malcolm Schofield, 31–35. Cambridge, UK: Cambridge Univ. Press.
  • Glucker, J. 1978. Antiochus and the Late Academy. Göttingen: Vandenhoeck & Ruprecht.
  • Lynch, J. P. 1972. Aristotle's School: A Study of a Greek Educational Institution. Berkeley: University of California Press.
  • Murray, J. S. 2006. "Searching for Plato's Academy, 1929-1940." Mouseion: Journal of the Classical Association of Canada, 6 (2): 219-56
  • Russell, J. H. 2012. "When Philosophers Rule: The Platonic Academy and Statesmanship." History of Political Thought, 33 (2): 209-230.
  • Wallach, J. R. 2002. "The Platonic Academy and Democracy." Polis (Exeter), 19 (1-2): 7-27
  • Watts, E. 2007. "Creating the Academy: Historical Discourse and the Shape of Community in the Old Academy". The Journal of Hellenic Studies, 127: 106–122.
  • Wycherley, R. 1961. "Peripatos: The Athenian Philosophical Scene—I". Greece & Rome, 8(2), 152–163.
  • Wycherley, R. 1962. Peripatos: The Athenian Philosophical Scene—II". Greece & Rome, 9(1), 2–21.
  • Zhmud, Leonid. 2006. "Science in the Platonic Academy". In The Origin of the History of Science in Classical Antiquity. pp. 82–116. Berlin: De Gruyter.

Lidhje të jashtme

Akademia E Platonit  Commons: Platonic Academy – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

Akademia E Platonit VendndodhjaAkademia E Platonit HistorikuAkademia E Platonit Tri epokaAkademia E Platonit Shih edheAkademia E Platonit ShënimeAkademia E Platonit LiteraturaAkademia E Platonit Lidhje të jashtmeAkademia E Platonit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MatematikaBurimet natyrore të KosovësMamuthi leshatorMotori DiezelSinjalet rrugore në ShqipëriFilmiEgla CenoSerbiaMozaiku i TiranësPenisiShoqëriaBujqësiaPerandoria OsmaneLigjet e NjutonitKadri RoshiNamazi i IqindisëEdi RamaIsa BoletiniDibraIbrahim KodraQyteti i KukesitSarandaUlqiniEkuatoriDita Botërore e MjedisitPlisi (lashtësi)Juventus F.C.Teuta e IlirisëKukësiAleksandri i MadhFoshnjaSistemi urinarKarboniKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeKalaja e KrujësSëmundjet e syritMitologjiaFlamuri i ShqipërisëSlloveniaKuvendi i ShqipërisëËndrraGreqiaNdajfoljaNumrat dhjetorKuzhina shqiptareAparati riprodhues mashkullor te njeriuKonventa për të Drejtat e FëmijësGreta ThunbergMetaletKultura e ShqipërisëGjergj FishtaLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësMarsiSëmundjet e gjakutSarajet e bardhaMjedisiHistoriografia e SkënderbeutDita ndërkombëtare e fëmijëveHepatitiBualli afrikanZemraFerma VIPGravitetiHIV/AIDSDreriPjetër BogdaniZef PllumiShkupiRepublika Popullore e ShqipërisëNeurologjiaTurizmi në ShqipëriGjakuGjendja agregateEkologjiaLista e elementeve kimikëNdotja akustikePikësimi🡆 More