Akademia Europæa është akademi shkencore joqeveritare evropiane e themeluar në vitin 1988.
Anëtarë të saj janë shkencëtarë dhe profesorë të cilët kanë qëllim kolektiv ta promovojnë mësimin, arsimin dhe hulumtimin.[nevojitet citimi] Ajo e publikon European Review nëpërmjet Cambridge Journals.
Koncepti i një 'Akademie evropiane të shkencave' u ngrit në një takim të ministrave evropianë të shkencës të mbajtur në Paris në vitin 1985. Shoqata mbretërore nga Mbretëria e Bashkuar pastaj organizoi një takim në Londër në qershor të vitit 1986 ku morën pjesë Arnold Burgen (Mbretëria e Bashkuar), Hubert Curien (Francë), Umberto Columbo (Itali), David Magnusson (Suedi), Eugen Seibold (Gjermani) dhe Ruud van Lieshout (Holandë) – të cilët u pajtuan për nevojën e krijimit të akademisë evropiane.
Akademia Europæa u themelua si Akademi evropiane e shkencave, në mbledhjen e mbajtur në Kembrixh në shtator të vitit 1988, dhe kryetar i parë u zgjodh Arnold Burgen. Ministri francez i shkencës, Hubert Curien, i cili më vonë u zgjodh kryetari i dytë i Akademisë, e mbajti fjalimin e inaugurimit. Takimi i parë plenar u mbajt në Londër në qershor të vitit 1989, deri në të cilën kohë kishte 627 anëtarë.
Anëtarësia është vetëm me ftesë, pas një procesi përzgjedhës të recenzionit.
Akademia ka mbi 2000 anëtarë, duke përfshirë mbi 40 fitues të Çmimit Nobel, nga 35 vende evropiane dhe 8 vende joevropiane. Anëtarësia përfshin ekspertë udhëheqës nga shkencat fizike dhe teknologjia, shkencat biologjike dhe mjekësore, matematika, letërsia dhe shkencat humane, shkencat sociale dhe kognitive, ekonomia dhe legjislacioni.
Pas përzgjedhjes, anëtarët vendosen në seksione të ndara sipas diciplinave.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Akademia Europaea, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.