Aisheja

Aishe bint Ebu Bekër (Arabisht: عائشة بنت أبي بكر 'Ā'iša bint Ebi Bekr, lindur më 613 ose 614;.

vdiq 678Medinë) ishte guraja e tretë dhe më e reja e dhjetë grave të profetit islam Muhamed. Në shkrimet islame, emri i saj është parashtesuar kështu me titullin "Nëna e Besimtarëve" (arabisht: أمّ المؤمنين‎, romanizuar: umm al-muʾminīn), duke iu referuar përshkrimit të grave të Muhamedit në Kuran.

[عائشة بنت أبي بكر] Error: {{Lang}}: text has italic markup (help)  (Arabic)
Aisheja
U lind në
Aishe bint Ebi Bekër

rreth 613/614 e.r
Vdiqrreth 13 korrik 678 e.r, 17 Ramazan 58 pas hixhretit (rreth 64 vjet)
Medinë, Hixhaz, Kalifati Emevi
(sot Arabia Saudite)
Vendi i prehjesJannat al-Baqi, Medinë
Bashkëshorti/jaMuhamedi (m. 620; deri në vdekjen e tij më 632)
Prind/ërEbu Bekri (babai)
Umm Ruman (nënë)

Aishja pati një rol të rëndësishëm në historinë e hershme islame, si gjatë jetës së Muhamedit ashtu edhe pas vdekjes së tij. Në traditën sunite, Aishja është portretizuar si dijetare dhe kërkuese. Ajo kontribuoi në përhapjen e mesazhit të Muhamedit dhe i shërbeu komunitetit mysliman për 44 vjet pas vdekjes së tij. Ajo është gjithashtu e njohur për transmetimin e 2210 haditheve, jo vetëm për çështje që lidhen me jetën private të Muhamedit, por edhe për tema të tilla si trashëgimia, pelegrinazhi dhe eskatologjia. Intelekti dhe njohuritë e saj në lëndë të ndryshme, duke përfshirë poezinë dhe mjekësinë, u vlerësuan shumë nga njerëz të famshëm të hershëm si el-Zuhri dhe studenti i saj Urwa ibn el-Zubejr.

Aisheja
Muhamed dhe Aishe liruar vajzën e një shefi fisnor.

Jeta

Aisheja lindi më 613 ose 614. Ajo ka qenë vajza e Umm Rumanit dhe Ebu Bekrit. Ajo ishte gruaja e tretë dhe më re e Muhammedit. Ideja që Aisheja të martohet me Muhammedin ishte nga Havle bint Hakim. Aisheja ishte gruaja më e dashur e Muhammedit pas Hatixhes. Një prej shokëve të tij e kanë pyetur Muhammedin se cilin e don më së shumti, Muhammedi u përgjigj, "Ajshen". Poashtu në momentin kur Muhammedi ishte në prag të vdekjes, ai dëshironte që Aisheja t'i qëndronte afër tij.

Nga te dhenat islame, Aishja në kohen e lidhjes se martesës me Muhammedin ishte gjashtë vjeçe dhe gjate zbatimit te marteses ishte nëntë vjeçe Historiani Muhammed ibn Sa'di († 845 në Bagdad) deklaron në librin e tij, se Aishja ka thënë: "i dërguari i Zotit u martua me mua në muajin e Shevalit në vitin e dhjetë te profecisë, tre vjet përpara emigrimit, kur une isha gjashtë vjeç. I Dërguari i Zotit emigroj dhe arriti në Medina të hënën te 12 Rebi el-Evvel, dhe e organizoj dasmën time në muajin Sheval, tetë muaj pas largimit të tij. Martesa u zbatua me mua kur isha nëntë vjeçe." Sipas raporteve të tjera, si dhe transmetimit si dëshmi te Aishes, ajo, ne lidhjen e marteses, ishte jo gjashtë, por shtatë vjeçe Prandaj, nga kjo del se martesa është kryer rreth vitit 620. Pas vdekjes së Muhammedit, ajo jetoi edhe pesëdhjetë vjetë. Aisheja ishte një prej tre grave që e ka memorizuar Kuranin.

Aktiviteti politik pas vdekjes së Muhamedit dhe vdekja e sajë

Gjatë Kalifatit të babait të asjë dhe pasardheseve të tijë, Aishja kishte qendruar në masë të madhe jashtë politikës. Vetëm ne rritjen e rebelimi kundër Kalifit të tretë vleu simpatia e saje, dhe i mbështeti rebelët. Megjithatë, pasi ajo ishte kundër udhëheqësit te Kalifatit Alisë, ajo mori vrasjen e Osmanit si një mjet kundder sundimit te Aliut. Së bashku me Talha ibn Ubaidullah dhe Abdullah ibn ez-Zybejrit, dy ish-shokët e Muhammedit, thiri ne 656 një revoltë kundër kalifit të katërt Ali, një kushëri të burrit të saj të ndjerë. Kalifi, megjithatë, fitoj në të ashtuquajturën "Beteja e Devesë" në Basra poshtë kryengritjes dhe të kapi rob ndër të tjerë edhe Aishen. Ai më vonë e fali dhe ata e shoqëruan në Medinë, ku jetoi deri në vdekjen e saj më 7 Ramazan të vitit 58 hixhri dmth. më 16 korrik 678. Namazin e xhenazes pas namazit të natës i'a fali Ebu Hurejre dhe e varrosi në Xhannat el-Baki.

Mendimet

  • Synitët besojnë se Aisheja ishte gruaja më e dashur e Muhammedit. Sipas disa haditheve, Muhammedi e ka parë Aishen dy herë në ëndërr, e cila kjo ëndërr tregon se Muhammedi do të martohet me të.
  • Shiitët ka mendim të keq pë Aishen. Ata e akuzojnë atë për urrejtje ndaj Aliut. Sepse ajo e sfidoi gjatë hilafetit të tij gjatë Betejës së Devesë, ajo luftoi kundër burrave nga ushtria e Aliut në Basra.

Bibliografia

  • Nabia Abbott: Aishah, the beloved of Mohammed. Chicago 1942, Reprint New York 1973.
  • Hoda Elsadda: "Discourses on Women's Biographies and Cultural Identity: Twentieth-Century Representations of the Life of 'A'isha Bint Abi Bakr" in Feminist Studies 27 (2001) 37-64.
  • Aisha Geissinger: "The exegetical traditions of ʿĀʾisha. Notes on their impact and significance" in Journal of Qurʾanic Studies 6 (2004) 1–20.
  • D. A. Spellberg: Politics, Gender, and the Islamic Past. The Legacy of 'A'isha bint Abi Bakr. New York 1994.
  • W. Montgomery Watt: Art: "ʿĀʾisha bint Abī Bakr" in The Encyclopaedia of Islam. New Edition. Bd. I., S. 307b-308b.

Referime

Tags:

Aisheja JetaAisheja Aktiviteti politik pas vdekjes së Muhamedit dhe vdekja e sajëAisheja MendimetAisheja BibliografiaAisheja ReferimeAisheja678Gjuha arabeGratë e MuhameditKuranMedinaMuhamed

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Inteligjenca artificialeAsdren GjikolliLista e qyteteve në GjermaniTë drejtat e fëmijëveSistemi muskulorDrini i BardhëKulla EiffelDreriTenisiNdryshimet klimatikeGegërishtjaLindja (biologji)TeleskopiLista e liqeneve në KosovëEmriTrupi i njeriutJulian DedaIsak NjutoniShenjat astrologjikeDrogaKalaja e PrizrenitAziaShqiptarëtAnët e horizontitHIV/AIDSSarajet e bardhaPeshkaqeniElefantiRrethi i TropojësVideosexLibrazhdiShpikjaBurimet natyrore të KosovësMiniera e TrepçësADNIzraeliNamazi i SabahutTumori i truritSëmundja e LeukemisëMuri i BerlinitShpendëtLista e maleve të ShqipërisëKanceriZejtariaEmra pellazgëAcidiCristiano RonaldoHidroenergjiaSteve JobsPiramida e KeopsitSistemi diellorFlamuri i ShqipërisëPasaporta e ShqipërisëBifurkacioni i lumit të NerodimësMacjaÇShqiptarët në Maqedoninë e VeriutLista e elementeve kimikëDemografia e KosovësDaulljaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenHormonetKongresi i ManastiritAnesteziaEkologjiaSeksi analSëmundjet e zemrësZorra e trashëRespekt per te moshuarveBifurkacioniHistoria e TokësGjeografia e KosovësGjarpriYlberiMushkëriaMbrojtja e mjedisitLigjiVeshi🡆 More