Martti Ahtisaari

Martti Ahtisaari (23 qershor 1937 - 16 tetor 2023) është një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.

Martti Ahtisaari
Martti Ahtisaari
Preisdenti i 10-të i Finlandës
Në detyrë
1 mars 1994 – 1 mars 2000
KryeministriEsko Aho
Paavo Lipponen
Paraprirë ngaMauno Koivisto
Pasuar ngaTarja Halonen
Ambasadori i Finlandës në Tanzani
Në detyrë
1973–1977
Paraprirë ngaSeppo Pietinen
Pasuar ngaRichard Müller
Të dhëna vetjake
U lind më23 qershor 1937
Viipuri, Finlandë
(tani Vyborg, Rusi)
Vdiq më16 tetor 2023
Partia politikeSocialdemokrat
Bashkëshortja/etEeva Hyvärinen (m. 1968)
FëmijëtMarko Ahtisaari
ShkollimiUniversiteti i Oulus
ÇmimetÇmimi Nobel për Paqe (2008)
NënshkrimiMartti Ahtisaari
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimiMartti Ahtisaari Ushtria finlandeze
GradaMartti Ahtisaari Kapiten

Ahtisaari ishte një i dërguar special i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, që kishin për qëllim zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë në Kosovë, e cila më vonë deklaroi pavarësinë e saj në vitin 2008. Në tetor 2008, ai u dha Çmimi Nobel për Paqe "për përpjekjet e tij të rëndësishme, në disa kontinente dhe për më shumë se tre dekada, për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare". Deklarata e Nobelit tha se Ahtisaari kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e konflikteve serioze dhe afatgjata, përfshirë ato në Namibi, Aceh (Indonezi), Kosovë dhe Irak.

Që nga vdekja e Mauno Koivisto në maj 2017, Martti Ahtisaari është aktualisht Presidenti më i vjetër i Finlandës.

Rinia dhe karriera e hershme

Martti Ahtisaari lindi në Viipuri, Finlandë (tani Vyborg, Rusi). Babai i tij, Oiva Ahtisaari (gjyshi i të cilit Julius Marenius Adolfsen kishte emigruar me prindërit e tij në Finlandë në vitin 1872 nga Tistedalen në Norvegjinë Jugore) mori nënshtetësinë finlandeze në vitin 1929 dhe finicizoi mbiemrin e tij nga Adolfsen më 1936. Lufta e Vazhdimit (Lufta e Dytë Botërore) e çoi babanë e Martit në front si mekanik i ushtrisë nënoficer, ndërsa nëna e tij, Tyyne, u transferua në Kuopio me djalin e saj për t'i shpëtuar rrezikut të menjëhershëm nga lufta. Kuopio ishte vendi ku Ahtisaari kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij, duke ndjekur përfundimisht shkollën e mesme Kuopion Lyseo.

Në vitin 1952, Martti Ahtisaari u transferua në Oulu me familjen e tij për të kërkuar punë. Atje ai vazhdoi shkollimin në shkollën e mesme, duke u diplomuar më 1956. Ai gjithashtu u bashkua me YMCA lokale. Pasi përfundoi shërbimin e tij ushtarak (Ahtisaari mban gradën kapiten në rezervën e ushtrisë finlandeze), ai filloi të studionte përmes një kursi të mësimit në distancë në kolegjin e mësuesve në Oulu. Ai ishte në gjendje të jetonte në shtëpi ndërsa ndiqte kursin dy-vjeçar që i dha mundësi të kualifikohej si mësues i shkollës fillore më 1959. Përveç gjuhës së tij amtare, finlandisht, Ahtisaari flet suedisht, frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht.

Në vitin 1960, ai u transferua në Karaçi, Pakistan, për të udhëhequr selinë e trajnimit të edukimit fizik të Institutit pakistanez suedez, ku u mësua me një mjedis më ndërkombëtar. Përveç administrimit të shtëpisë së studentëve, puna e Ahtisaarit përfshinte trajnimin e mësuesve. Ai u kthye në Finlandë më 1963 dhe u bë aktiv në organizatat joqeveritare përgjegjëse për ndihmat për vendet në zhvillim. Ai u bashkua me organizatën ndërkombëtare të studentëve AIESEC, ku zbuloi pasione të reja rreth diversitetit dhe diplomacisë. Në vitin 1965, ai u bashkua me Ministrinë e Punëve të Jashtme në zyrën e saj për Ndihmën e Zhvillimit Ndërkombëtar, duke u bërë përfundimisht ndihmës shefi i departamentit. Në vitin 1968, ai u martua me Eeva Irmeli Hyvärinen. Çifti ka një djalë, Marko Ahtisaari, një sipërmarrës i teknologjisë dhe muzikant.

Referime

Tags:

Organizata e Kombeve të BashkuaraÇmimi Nobel për Paqe

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kisha katolike26 MarsNdryshimet klimatikeMacjaBimëtTargat e automjeteve të ShqipërisëCristiano RonaldoPneumoniaDisneylandKanadajaMbipeshaManganiKombëtarja e futbollit të KosovësAhmet KrasniqiPashallëku i JaninësBletaShiu acidikLibrat e shenjtë islamHistoria e ShqipërisëStatistikaBiologjiaLista e insekteveKiliQeni i SharritDritaSëmundjet e gjakutBurimet natyroreAlgjebraAeroplaniKulla EiffelAlkooliSëmundja infektiveDasma shqiptareEnver PetrovciPula (shpend)RomaEkologjiaShehadetiSyri i kaltër, DelvinëEnergjia e erësQarku elektrikOksidetProblemet mjedisore në ShqipëriLufta e KosovësMartin CamajEnergjia bërthamoreKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeZemraArtriti ReumatologjikPërrallaWilliam ShakespeareMultiple sklerozaTiranaPjetër BogdaniDua LipaJeronim de RadaMartin Luther KingMarsiDokumentet e Gjuhes ShqipeLista e shteteve të EvropësPogradeciShpallja e Pavarësisë së KosovësFieriSistemi diellorZbulimi i elementeve kimikeMesjetaDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutLista e kryeqyteteveShqipëria nën pushtimin gjermanPartia e Punës e ShqipërisëGenti KameHepatiti BMasakra e Krushës së MadheJupiteriZonat e mbrojtura të ShqipërisëFluturaMuzika klasikePasqyrat🡆 More