Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj është e lindur më 8 shkurt, 1986 në Istog Ajo është fituese e Konkurseve të Bukurisë Miss Kosova 2003 dhe Miss Albania 2004.

Agnesa Vuthaj është biznesmene dhe themeluese e Agnesa Vuthaj Fashion si dhe Agnesa Vuthaj Association. Është qytetare nderi e Xishuangbanna (Kinë) si dhe amabsadore nderi e Tajlandës. Agnesa poashtu ishte finaliste në Dancing with the Stars Albania 2011. Ajo gjithashtu ka marrë çmim mirënjohjeje prej Rotary International, për përkrahjen e Rotary Club Prishtina, për angazhim bamirësie për Kliniken Pediatrike të QKUK-së.

Agnesa është njëra ndër femrat e pakta shqiptare, e cila disa herë është zgjedhur nga Media Shqiptare si njëra ndër femrat më me ndikim.

Jeta Personale

Agnesa Vuthaj është e lindur më 8 shkurt 1986, në Istog, Kosovë. Ajo jeton dhe vepron në Prishtinë, Kosovë. Pasi që ajo fito titullin Miss Kosova 2003, dhe Miss Albania 2004, nuk u bë vetëm e famshme dhe e suksesshme, por edhe shumë e dashur për popullin shqiptar. Në vitin 2005 ajo themeloi shoqatën Agnesa Vuthaj Association, e cila është organizuese zyrtare e Konkurstit të Bukurisë "Miss Kosova". Në bashkpunim me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha, Agnesa Vuthaj Association ka licensen që ta përfaqësojë Kosoven dhe Shqipërinë në Konkursin Miss Universe, konkurs ky, i cili është në pronësi Donald Trump. Agnesa Vuthaj ka përfunduar studimet për Komunikim Masiv në Universitetin AAB si dhe Shkenca Politike

Kariera

Agnesa Vuthaj filloi karrierën e saj në Pejë, ku u kurorëzua Miss Peja 2003. Pastaj mori pjesë në Konkursin Miss Kosova, të cilin e fitoi dhe u bë Miss Kosova 2003. Pastaj mori pjesë në Konkursin Miss Albania, ku fitoi titullin Miss Albania 2004. Pas kësaj ajo përfaqësoj Shqipërinë në Miss World 2004 në Kinë dhe në Miss Universe 2005 në Tajlandë. Në vitin 2007 ajo përfaqësoi Lindjen e Mesme në Konkursin Top Model of the World. Agnesa poashtu ishte juri në Konkursin Miss Earth 2009. Ajo gjithashtu është Drejtoreshë Nacionale për Miss Earth Kosova qe nga viti 2008, dhe Miss Earth Albania që nga viti 2013. Agnesa Vuthaj ka pasur paraqitje ne media të ndryshme kombëtare dhe nderkombëtare, Tv, radio, gazeta, revista, etj.

Agnesa Vuthaj Association

Agnesa Vuthaj Association është organizuese zyrtare e Konkursit të Bukurisë "Miss Kosova". Kjo ndërmarrje e posedon licensën për përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë në Konkursin "Miss Earth“.

Në bahskpunim me fotofrafin e mirënjohurt internacionalisht Fadil Berisha, Agnesa Vuthaj Association posedon licensën për përfaqësimin e Kosovës dhe Shqipërisë në Konkursin "Miss Universe".

Agnesa Vuthaj Fashion

Agnesa Vuthaj Fashion është një butik ekskluziv për femra. Kjo ndërmarrje shet rroba te kualitetit të lartë si dhe fustane unike të punuara me dorë. Fustanet unike janë të dizajnuara nga Agnesa Vuthaj Fashion. Secili fustan qepet nga një rrobaqepëse profesionale dhe me përvoje. Deri në përfundim të një fustani nevojiten deri 52 ditë pune. Dyqani gjendet në Qendren Tregtare „Grand Store“ në Prishtinë, Kosovë.

Lidhje të jashtme

Tags:

Agnesa Vuthaj Jeta PersonaleAgnesa Vuthaj KarieraAgnesa Vuthaj AssociationAgnesa Vuthaj FashionAgnesa Vuthaj Lidhje të jashtmeAgnesa VuthajMiss AlbaniaMiss KosovaRotary International

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Vlera ushqyeseKukësiShpejtësiaDita e TokësIdajet BeqiriGjakuMasturbimiHistoria e Jehudëve në ShqipëriSeksi analLahutaBunkerët në ShqipëriTehexhudiLufta e Dytë BotëroreReal Madrid C.F.Sistemi i organeve të frymëmarrjesPozicioni 69LëkuraDynymEnver HoxhaDeçaniSpartak NgjelaDita e Shën GjergjitVolejbolliJulian DedaGegërishtjaElbasaniTruriLepuriMbrojtja e mjedisitForcaKarafiliHistoria e TiranësBeteja e KosovësUniversiteti i PrishtinësFruthiBajram ThermiaLasgush PoradeciAnemi mikrocitikeShahuZgjebjaAustraliaRepublika e MirditësLazeriPankreasiHepatiti BWilliam ShakespeareSuperliga e Futbollit të KosovësMikroorganizmatEposi i kreshnikëveLeukocitPeshkaqeniAhmed KalajaRita LatiLista e këngëtarëve të muzikës populloreSulmi në PrekazLista e elementeve kimikëLiqeni i BovillësKategoria SuperioreVjosaAlbert AjnshtajniÇamëriaBalli KombëtarDuhaniBimëtOlen CesariDritëro AgolliDialektet e gjuhës shqipeCraig NewmarkTemperaturaLëvizjaBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Namazi i IqindisëAlketa VejsiuGalileo GalileiAli Pashë TepelenaPozita gjeografike e ShqipërisëIslamiZhani Ciko🡆 More