Agjencia Evropiane Hapësinore - AHE, (ang.
European Space Agency, ESA) është një organizatë ndërqeveritare evropiane kushtuar kërkimit të hapësirës. Ajo u themelua në vitin 1974 me qëllim përmirësimin e bashkërenditjes së veprimtarive të fluturimeve hapësinore, dhe ka në gjirin e saj 22 shtete anëtare evropiane. Kryeqendra e saj gjendet në Paris. AHE ka një personel prej rreth 1900 vetash me një buxhet vjetor afro 2.9 miliardë euro në vitin 2007.
Porti hapësinor i AHE-së gjendet në Qendrën Hapësinore të Guajanës në Kuru, Guajana franceze, një bazë e ngritur nga Franca. Baza është pranë ekuatorit nga ku mund të përdoren më lehtë orbita të rëndësishme tregtare (kursimtare). Gjatë viteve 1990 AHE zuri një vend kryesor në lëshimet tregëtare hapësinore dhe në vitet e fundit e ka çimentuar veten si një faktor të rëndësishëm në kërkimin hapësinor.
Misionet shkencore të AHE-së bazohen në QEKHT në Noordwijk, Vendet e Ulëta, misionet Tokë Vëzhguese në IEKH në Fraskati, Itali, Misonet Kontrolluese të AHE-së (QEOH) në Darmshtadi, Gjermani, dhe Qendra Evropiane e Astronautëve (QEA), që stërvit austronautët për misionet e ardhëshme gjendet në Këln, Gjermani.
Drejtor i përgjithshëm i AHE-së që nga viti 2003 është Zhan Zhak Dorden.
per financen e kesaj gjeje merret shqiptari me iniciale H.I.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Agjencia Hapësinore Evropiane, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.