Wiki Shqip 2022: Shqipëria
SQVietnameseEnglish

Afrika është kontinenti i dytë më i madh dhe i dytë më i populluar në botë, pas Azisë në të dyja rastet. Në rreth 30.3 milion km2 duke përfshirë ishujt ngjitur, ai mbulon 6% të sipërfaqes totale të Tokës dhe 20% të sipërfaqes së saj tokësore.[1] Me 1.3 miliardë njerëz që nga viti 2018, ajo përbën rreth 17% të popullsisë njerëzore në botë. Popullsia e Afrikës është më e reja ndër të gjitha kontinentet. Pavarësisht nga një gamë e gjerë burimesh natyrore, Afrika është kontinenti më pak i pasur për frymë dhe i dyti më pak i pasur për nga pasuria, pas Oqeanisë. Studiuesit ia atribuojnë këtë faktorë të ndryshëm, duke përfshirë gjeografinë, klimën, tribalizmin, kolonializmin, Luftën e Ftohtë, neokolonializmin, mungesën e demokracisë dhe korrupsionin. Pavarësisht këtij përqendrimi të ulët të pasurisë, zgjerimi ekonomik i kohëve të fundit dhe popullsia e madhe dhe e re e bëjnë Afrikën një treg të rëndësishëm ekonomik në kontekstin më të gjerë global.

Afrika
[[Skeda:
Africa (orthographic projection).svg
Africa (orthographic projection) blank.svg
|200px|center|]]
Sipërfaqja30,370,000 km2 (2-të) km²
Popullsia ()
 • dendësia
1,275,920,972 (2-të) banorë
banorë/km²
Shtete54+2*+5** (*diskutueshme) (**territore)
DenonimiAfrikan/e
Familiet gjuhësorAnglisht
Frëngjisht
Gjuha spanjolle
Portugalisht
Suahilisht
Arabisht
1250–3000 gjuhë vendase
Qytetet më të mëdhaZonat e mëdha urbane:
Zonat kohoreUTC-1 te UTC-4

Kontinenti është i rrethuar nga Deti Mesdhe në veri, Istëmi i Suezit dhe Deti i Kuq në verilindje, Oqeani Indian në juglindje dhe Oqeani Atlantik në perëndim. Kontinenti përfshin Madagaskarin dhe arkipelagë të ndryshëm. Ai përmban 54 shtete sovranenjohura plotësisht, tetë territore dhe dy shtete de facto të pavarura me njohje të kufizuar ose pa njohje. Algjeria është vendi më i madh i Afrikës për nga zona, dhe Nigeria është më e madhja për nga popullsia. Kombet afrikane bashkëpunojnë përmes krijimit të Bashkimit Afrikan, me seli në Addis Ababa.

Afrika përshkon ekuatorin dhe meridianin kryesor. Është i vetmi kontinent që shtrihet nga zonat e buta veriore në ato jugore.[2] Shumica e kontinentit dhe vendeve të tij janë në hemisferën veriore, me një pjesë dhe numër të konsiderueshëm vendesh në hemisferën jugore. Pjesa më e madhe e kontinentit shtrihet në tropikët, me përjashtim të një pjese të madhe të Saharasë Perëndimore, Algjerisë, Libisë dhe Egjiptit, majën veriore të Mauritanisë, të gjitha territoret e Marokut, Seuta, Melila dhe Tunizia, të cilat nga ana tjetër ndodhen mbi Tropikun e Gaforres, në zonën e butë veriore. Në skajin tjetër të kontinentit, Namibia jugore, Botsvana jugore, pjesë të mëdha të Afrikës së Jugut, të gjitha territoret e Lesotos dhe Esuatinit dhe majat jugore të Mozambikut dhe Madagaskarit ndodhen nën tropikun e Bricjapit, në zonën e butë jugore.

Qytetërimet e hershme njerëzore, si Egjipti i lashtë dhe Kartagjena u shfaqën në Afrikën e Veriut. Pas një historie të mëvonshme të gjatë dhe komplekse të qytetërimeve, migrimit dhe tregtisë, Afrika pret një larmi të madhe etnish, kulturash dhe gjuhësh. 400 vitet e fundit kanë qenë dëshmitarë të një ndikimi evropian në rritje në kontinent. Duke filluar nga shekulli i 16-të, kjo u nxit nga tregtia, duke përfshirë tregtinë transatlantike të skllevërve, e cila krijoi popullsi të mëdha të mërgatës afrikane në Amerikë. Nga fundi i shekullit të 19-të deri në fillim të shekullit të 20-të, kombet evropiane kolonizuan pothuajse të gjithë Afrikën, me përjashtim të Etiopisë dhe Liberisë, megjithëse Etiopia më vonë do të pushtohej nga Italia nga viti 1936 deri në 1941. Shumica e shteteve aktuale në Afrikë dolën nga një proces të dekolonizimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Etimologjia

Nën sundimin romak, Kartagjena u bë kryeqyteti i provincës që më pas e quajti Africa Proconsularis, pas disfatës së Kartagjenasve në Luftën e Tretë Punike në vitin 146 pes, e cila përfshinte gjithashtu pjesën bregdetare të Libisë moderne.[3] Prapashtesa latine -ica ndonjëherë mund të përdoret për të treguar një tokë (p.sh., në Celtica nga Celtae, siç përdoret nga Jul Çezari). Rajoni i mëvonshëm mysliman i Ifriqiya, pas pushtimit të Perandorisë Bizantine (Romake Lindore)Exarchatus Africae, ruajti gjithashtu një formë të emrit.

Sipas romakëve, Afrika shtrihet në perëndim të Egjiptit, ndërsa "Azia" përdorej për t'iu referuar Anadollit dhe tokave në lindje. Një vijë e caktuar u tërhoq midis dy kontinenteve nga gjeografi Ptolemeu (85–165 e.r.), duke treguar Aleksandrinë përgjatë meridianit kryesor dhe duke e bërë istëmin e Suezit dhe Detin e Kuq kufirin midis Azisë dhe Afrikës. Ndërsa evropianët arritën të kuptonin shtrirjen reale të kontinentit, ideja e "Afrikës" u zgjerua me njohuritë e tyre.

Relievi

 
Harta e relievit

Afrika është një kontinent i një rrafshnalte, e cila ngritët pjerrët nga oqeanet që e rrethojnë, në pjesën më të madhe. Relievit të lartë i takon 90 % të sipërfaqes. Paraqitet si një mburojë, e krijuar nga palosjet shumë të vjetra gjeologjike, si dhe pjesërisht nga shtresat vullkanike dhe neogjene.

Në fizionominë primare, Afrika paraqitet si një rrafshnaltë e degëzuar, ku shndërrohen pllajat dhe ultësirat (pellgjet dhe luginat). Siç është theksuar, malet e larta dhe pllajat përfshijnë sipërfaqe të mëdha në të gjitha anët e kontinentit. Malet më të larta janë ato në lindje ku ndodhet edhe maja më e lartë Kobo, në malin Kilimanxharo me lartësi 5899 m. Poashtu ndodhen malet Kenia, Ruvenzuari, Ras Dashan, Moshi, Eregon etj. Shumë nga këta janë male vullkanike. Në veriperëndim malet Atllas, të larta deri 4000 m, paraqesin zonën e vetme orogjeneze të Afrikës, e cila i takon vargmaleve të grupit evropian (Pirinejet, Alpet). Dukja dhe fizionomia morfologjike (sidomos Atllasi Tel-Rif) është e ngjashme me ato të vargmaleve të Evropës Jugore, të krijuara në epokën terciare dhe kvarternere.

Zona e lartë përbëhet prej 2 rrafshnaltave kryesore : Rrafshnalta e Afrikës Lindore dhe Rrafshnalta Jugafrikane.Rrafshnalta e Afrikës Lindore ka një sipërfaqe prej 4 milionë km² dhe përbëhet prej tri tërësive tjera: Rrafshnalta Etiopiko-somaleze, Somaleze dhe Liqenore. Rrafshnalta Jugafrikane ka 4,5 milionë km². Në të gjithashtu bën pjesë shkretëtira Kallahari. Zona e ulët përbëhet nga këto tërësi: Lugina e Nilit, Shkretëtira e Saharasë dhe Pellgu I Kongos.

Atlasi

Malet Atlas janë malet e vetme të reja në Afrikë. Përafërsisht përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km².

Shtrihen në veriperëndim të Afrikës (Magreb). Janë të gjata afër 2000 km.

Përbëhen nga disa tërësi morfologjike: Atlasi i lartë (maja Tubkal 4165 m), Atllasi gëlqerorë (Xhebel Ores në Kabili), Anti Atllasi kristalor, por me majën vullkanike Sirua (3300 m), Atlasi Tel-Rif, në veri përgjatë bregdetit mesdhetar, Atlasi i mesëm (i lartë 3000 m), në jug të Rifit, paraqet ujëndarësin në mes oqeanit Atlantik dhe detit Mesdhe.

Pjesa perëndimore e Atlasit, e paraqitur si rrafshnaltë, quhet Mezeta marokene. Në këtë pjesë kalon gradualisht në Sahara. Kjo është zonë e shotëve (Hodna) ose të sebkave, liqeneve të njelmëta nga janë ose të përhershme ose të përkohshme, varësisht nga kushtet natyrore të mjedisit gjeografik ku janë krijuar.

 
Shkretëtira

Shkretëtira e Saharasë

Saharaja është shkretëtira e dytë për nga madhësia pas Antarktikut në botë, me 9 000 000 km² e cila gjendet në veri të Afrikës. Sipërfaqja e Saharasë është përafërsisht sa 50 shtetet e SHBA-ve. Emri i Saharasë rrjedh nga fjala arabe (arab. صحراء), që do të thotë shkretëtirë.

Saharaja, ashtu siç është sot ekziston që prej 3.500 vjet. Mendohet se në Sahara shumë kohë më parë kanë pasur lumenj dhe mendohet se janë ende nën rërën e kësaj shkretëtire. Mendohet se rezervat e saj nëntokësore janë rreth 15 miliardë km³ ujë. Kohët e fundit shtetet më të zhvilluara si Libia kanë filluar ta përdorin këtë ujë.Aty ka pak oaze në krahasim me sipërfaqen. Oaza më e madhe në Afrikë është lugina e lumit Nil.


Në mes të saj shtrihen malet Ahagar dhe Tibesti.

Sudani (Zona e Sahelit)

Shtrihet mes Saharasë në veri dhe savaneve në jug dhe Oqeanit Atlantik në perëndim dhe Detit të Kuq në lindje. Ka rreth 3 milion km². Ka lartësi mbidetare 200–400 m. Reshjet mesatare vjetore në jug janë rreth 600 mm kurse në veri zvogëlohen dhe janë rreth 200 mm.

Popullsia zezake aty ndahet në dy grupe: sudanitë dhe bantuidë. Kjo popullsi gjendet e shpërndarë në shtetet e Senegalit, Mauritanis, Malit, Burkina Fasos, Nigerit, Nigerisë, Çadit, Sudanit, Somalisë, Etiopsë, Algjerisë dhe Eritresë.

Baseni i Kongos

Baseni i Kongos ndodhet rreth lumit Kongo (Zaire), në Afrikën ekuatoriale. Ka një sipërfaqe prej 3,7 milionë km². Këtu rriten pyjet tropikale, me bimësi të rrallë dhe të vrullshme.

Baseni përfundon në Gjirin e Guinesë, ku derdhet lumi Kongo (Zaire). Ka klimë tropikale dhe ekuatoriale me dy sezone: Sezoni me reshje dhe Sezoni i thatë me temperatura të larta.

Klima

Përshkak të shtrirjes së saj në të dy anët e ekuatorit, rreth 80 % e territorit të Afrikës ka klimë të nxehtë. Në formimin e klimës ndikojnë gjithashtu tiparet e relievit, rrymat oqeanike, shtrirja e gjerë tokësore e Afrikës në veri të ekuatorit, erërat e ndryshme etj. Ngritja e pjesëve anësore të kontinentit e kufizon ndikimin e detit në klimën e pjesëve të mbrendshme.

Afrika ka 4 lloje të klimës: ekuatoriale, sub-ekuatoriale, tropikale dhe sub-tropikale.

Klima ekuatoriale shtrihet përreth ekuatorit, deri në 5º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Ka reshje të shumta: 2000 – 2500 mm në vit. Temperatura është e njëjtë gjatë tërë vitit: rreth 25 °C. Pra, ka verë të përhershme.

Klima sub-ekuatoriale shtrihet mbi klimën ekuatoriale. Shtrihet deri në 20º të gjerësisë gjeografike veriore dhe jugore. Reshjet gjatë vitit sillen rreth 2000 mm në vit. Ka dy stinë: stinën e freskët me lagështi (vera) dhe stinën e thatë e me diell (dimri). Temperaturat e ditës janë shumë më të ngrohta sesa ato të natës.

Klima tropikale ndikon në viset më lart se klima sub-ekuatoriale. Aty ndikojnë monsunet (erëra që shkaktohen nga ngrohja e ndryshme e masave tokësore dhe ujore). Kemi monsunin veror me lagështi dhe atë dimëror me thatësi. Monsuni veror ka shumë reshje prandaj ka shumë mundësi që gjatë asaj periudhe lumenjtë të vërshojnë dhe shkaktojnë shumë dëme. Temperaturat janë të larta.

Klima sub-tropikale mbizotëron në viset më veriore dhe më jugore të kontinentit. Kjo ndryshe quhet klima mesdhetare sepse mbizotëron në vendet që ndodhen në brigjet e Mesdheut. Temperatura mesatare vjetore është 18 °C. Këtu mbizotërojnë katër stinë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.

Temperatura maksimale është shënuar në Al-Azizi (Libi) 58 °C.

Temperatura minimale është shënuar në Ifranë (Maroku)– 24 °C.

Maksimumi i të reshurave janë arritur në Kepiun Debunsha (Kamerun) 10 290 mm.

Minimumi i të reshurave janë shënuar në Uadin Halfa (në Sudan) 2,5 mm.[4]

Hidrografia

Afrika ka një rrjet të pasur me lumenj dhe liqene. Shpërndarja e lumenjve dhe e liqeneve nuk paraqitet e njëjtë. Pjesa më e madhe e lumenjve të Afrikës, si: Kogo, Nigeri, Oranzhi dhe Senegali, derdhen në Oqeanin Atlantik, lumi Zambezi dhe Limpopo derdhen në Oqeanin Indian dhe lumi NilDetin Mesdhe. Kjo ndodhë sepse sipërfaqja e Afrikës më tepër është e pjerrët (anon) nga ana e Oqeanit Atlantik.

Gjithashtu Afrika është e pasur me shumë liqene ku mund të përmendim liqenet: Viktoria, Tanganika, Njasa, i Albertit etj. Liqeni më i madh me sipërfaqe është Viktoria me 68.800 km². Liqeni më i thellë është Tanganika me 1470 m.

Bimësia

Kontinenti afrikan ka bimësi të zhvilluar. Zonat bimore janë: zona e bimësisë mesdhetare, shkretinore, savanet, stepat dhe pyjet e lagështa ekuatoriale.

Në Afrikë ka shumë liqene shkretinore (shote) të përhapura kryesisht në pjesën veriperëndimore të kontinentit. Në pjesën jugore të Saharasë shtrihet LIQENI i CADIT, sipërfaqja e të cilit ndryshon nga 11 000 - 22 000 km².

Fauna

Kontinenti i Afrikës shquhet me një faune të pasur ka gjarpërinj helmues nder me të medhenjetit në botë ka, luanë, tigra, deve, makusha. Kontinenti i Afrikës është i pasur edhe me majmun, gjirafa etj.

Popullsia

Origjina, numri, ndarja dhe struktura e popullsisë së Afrikës deri vonë ka qenë e panjohur, dhe e njëanshme sepse kolonialistët nuk u morën me studimin e këtyre problemeve.Afrika ka një popullatë prej 1.111 miliardë (2013). Aty popullsia ndahet në dy grupe: negroide dhe jo-negroide.

Popullsia negroide zë 2/3 e popullsisë së përgjithshme të Afrikës. Ajo ndahet në sudanitë dhe bantuidë. Sudanitët jetojnë kryesisht në Sahel kurse bantuidët në pjesët tjera.

Popullsia jo-negroide është pjesa tjetër e popullsisë (së bardhë). Ajo ndahet në hamitë dhe semitë.

Territoret dhe rajonet afrikane

Vendet e shënuara në këtë tabelë janë në bazë të skemës të marrë nga OKB-ja për rajonet.

 
RajonetAfrikë: ██ Afrika veriore ██ Afrika perëndimore ██ Afrika qendrore ██ Afrika lindore ██ Afrika jugore
 
Harta politike
]
Emrat e shteteve[5] dhe
territoret, me Flamuj
Sipërfaqja
(km²)
Popullsia
(1 korrik 2002 llog.)
Denduria
(për km²)
Kryeqyteti
Afrika lindore:
 Territori Britanik në Oqeanin Indian60~3.50058,3None
  Burundi27.8306.373.002229,0Bujumbura
  Komoros2.170614.382283,1Moroni
  Xhibuti23.000472.81020,6Xhibuti
  Eritrea121.3204.465.65136,8Asmara
  Etiopia1.127.12767.673.03160,0Addis Ababa
  Kenia582.65031.138.73553,4Nairobi
  Madagaskar587.04016.473.47728,1Antananarivo
  Malevia118.48010.701.82490,3Lilongwe
  Mauritius2.0401.200.206588,3Port Louis
majote (Francë)374170.879456,9Mamoudzou
  Mozambiku801.59019.607.51924,5Maputo
Reunioni (Franca)2.512743.981296,2Saint-Denis
  Ruanda26.3387.398.074280,9Kigali
  Sejshelli45580.098176,0Viktoria
  Somalia637.6577.753.31012,2Mogadishu
  Tanzania945.08737.187.93939,3Dodoma
  Uganda236.04024.699.073104,6Kampala
  Zambia752.6149.959.03713,2Lusaka
  Zimbabveja390.58011.376.67629,1Harare
Afrika qendrore:
  Angola1.246.70010.593.1718,5Luanda
  Kameruni475.44016.184.74834,0Yaoundé
  Republika e Afrikës Qendrore622.9843.642.7395,8Bangui
  Çadi1.284.0008.997.2377,0N'Djamena
  Kongo342.0002.958.4488,7Brazzaville
  RD e Kongos2.345.41055.225.47823,5Kinshasa
  Guineja Ekuatoriale28.051498.14417,8Malabo
  Gaboni267.6671.233.3534,6Libreville
Sao Tome dhe Principe1.001170.372170,2Sao Tome
Afrika veriore:
  Algjeria2.381.74032.277.94213,6Algier
  Egjipti[6]1.001.45070.712.34570,6Kairo
  Libia1.759.5405.368.5853,1Tripoli
  Maroku446.55031.167.78369,8Rabati
  Sudani2.505.81037.090.29814,8Khartoum
  Eritrea121.3204.465.65136,8Asmara
  Etiopia1.127.12767.673.03160,0Addis Ababa
  Tunizia163.6109.815.64460,0Tunis
  Saharaja Oksidentale (Maroku)[7]266.000256.1771,0El Aaiún
Territore të shteteve Evropiane në Afrikë:
  Ishujt Kanare (Spanja)[8]7.4921.694.477226,2Las Palmas de Gran Canaria,
Santa Cruz de Tenerife
  Ceuta (Spanja)[9]2071.5053.575,2
  Ishujt Madeira (Portugalia)[10]797245.000307,4Funchal
  Melilla (Spanja)[9]1266.4115.534,2
Afrika jugore:
  Botsvana600.3701.591.2322,7Gaborone
  Lesoto30.3552.207.95472,7Maseru
  Namibia825.4181.820.9162,2Uindhuk
  Afrika e Jugut1.219.91243.647.65835,8Bloemfontein, Cape Town, Pretoria[11]
  Suazilandia17.3631.123.60564,7Mbabane
Afrika perëndimore:
  Benini112.6206.787.62560,3Porto-Novo
  Burkina Faso274.20012.603.18546,0Ouagadougou
  Kepi i Gjelbër4.033408.760101,4Praia
  Bregu i Fildishtë322.46016.804.78452,1Abidjan, Yamoussoukro[12]
  Gambia11.3001.455.842128,8Banjul
  Gana239.46020.244.15484,5Accra
  Guinea245.8577.775.06531,6Conakry
  Guinea Bisau36.1201.345.47937,3Bissau
  Liberia111.3703.288.19829,5Monrovia
  Mali1.240.00011.340.4809,1Bamako
  Mauritania1.030.7002.828.8582,7Nouakchott
  Nigeri1.267.00010.639.7448,4Niamey
  Nigeria923.768129.934.911140,7Abuja
  Shën Helena, Askension dhe Tristan da Cunha
(Mbretëria e Bashkuar)
4107.31717,8Jamestown
  Senegali196.19010.589.57154,0Dakar
  Sierra Leone71.7405.614.74378,3Freetown
  Togo56.7855.285.50193,1Lomé
Gjithsej30.305.053842.326.98427,8

Shiko dhe këtu

Referime

  1. ^ Sayre, April Pulley (1999), Africa, Twenty-First Century Books. ISBN 0-7613-1367-2.
  2. ^ "Africa. General info" (në anglisht). Visual Geography. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2011. Marrë më 24 nëntor 2007.
  3. ^ "Africa African Africanus Africus" (në anglisht). Consultos.com. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2009. Marrë më 14 nëntor 2006.
  4. ^ Skolski Atlas, Znanje,Banska Bistrica, Slovacka 2004
  5. ^ shtetet UN categorisations/map.
  6. ^ Egjipti merret si vend që shtrihet në dy kontinente, në Afrikën veriore dhe Azinë perëndimore.
  7. ^ Saharaja Oksidentale kontrollohet nga Maroku.
  8. ^ Ishujt Kanare Spanjolle, gjegjësisht ishulli Las Palmas de Gran CanariaSanta Cruz de Tenerife që janë kryeqytete koperative konsiderohen pjesë të Afrikës veriore për shkak të afërsisë me Marokun. Të dhënat janë nga viti 2001.
  9. ^ a b Enklavë Spanjolle e rrethuar nga kufiri tokësor i Marokut, të dhënat janë të vitit 2001
  10. ^ Ishujt Madeira janë Portugueze por konsiderohen si pjesë e Afriksës veriore, gjegjësisht Marokut. Të dhënat e janë nga viti 2001.
  11. ^ Bloemfontein është kryeqytet juridik i Afrikës së Jugut, ndërsa Cape Town selia legjistative, dhe Pretoria seli administrative.
  12. ^ Yamoussoukro kryeqyet zyrtar i Bregut Fildishtë, ndërsa Abidjan është de facto qendra e pushtetit.