Aeroporti I Vlorës: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Aeroporti i Vlorës është një projekt i porositur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një aeroporti brenda peizazhit të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës, 10 km në veri të Vlorës.

Aeroporti I Vlorës: Tenderi para pezullimit, Tenderi i rihapur, Projekti
Fusha e Akërnisë, ku ndërtohet aeroporti

Ky do të jetë aeroporti i tretë ndërkombëtar në Shqipëri pas Aeroportit të Tiranës dhe Aeroportit të Kukësit.

Tenderi para pezullimit

Më 17 janar 2018, konsorciumi turk Cengiz-Kalyon-Kolin paraqiti ofertën për ndërtimin e aeroportit. Një vit më vonë, konsorciumi vendosi të tërhiqej.

Më 16 shtator 2019, ministresha e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku prezantoi një projekt ku përveç aeroportit, e gjithë zona do të shndërrohej në një zonë multifunksionale ekonomike me njësi tregtare, fusha sporti, vreshta për përpunimin e verës, etj.

Tenderi u pezullua përkohësisht nga qeveria shqiptare më 31 mars 2020 pa asnjë arsye të dhënë.

Tenderi i rihapur

Kompania AL-DE ka dërguar një kallëzim penal në SPAK duke akuzuar qeverinë se ka fabrikuar dokumente që nuk janë dorëzuar në garë. Sipas saj, qeveria lejoi futjen në garë të një kompanie fiktive dhe ndryshoi rregullat vetëm 4 ditë para shpalljes së fituesit, me qëllimin e vetëm që koncesioni t’i jepej konsorciumit zvicerano-turko-kosovar.

Konsorciumi fitues

Tenderi ndërkombëtar u fitua nga një komsorcium i përbëre nga 3 kompani. Kontrata u nënshkrua më 20 prill 2021.

Kompanitë përbërëse:

Largimi i kompanisë YDA Group

Nga mesi 2022 kompania u largua nga projekti dhe i shiti kompanisë së Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh. Mabco Constructions pretendon se YDA Group nuk iu përgjigj investimit të zotuar.

Një ndër kriteret e tenderit ishte që kompanitë apo bashkimi i kompanive konkurruese të kishin eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve. YDA Group ishte e vetmja kompani me përvojë në ndërtimin dhe operimin e aeroporteve. Pra, punimet vazhdojnë ndërsa kriteret bazë të tenderit janë shkelur.

Ekspertë të ekonomisë thonë se ky veprim pritet të rrisë risqet për përfundimin e aeroportit.

Projekti

Ndërtimi

Para fillimit të ndërtimit të aeroportit do të kryhen studime arkeologjike. Ndërtimi parashikohet të zgjasë 36 muaj. Projekti përfshin ndërtimin e një piste 3.2 km të gjatë, hangar për mirëmbajtjen e avionëve dhe shërbimin e ngarkesave.

Ndikimi mjedisor

Aeroporti i ri pritet të ketë një ndikim të madh negativ në mjedis. Ai po ndërtohet në peizazhin e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës, një strehë të rëndësishme për flamingot, pelinkanët dhe zogjtë shtegtarë. Pishë Poro-Narta është kandidate për t'u futur në rrjetin Emerald, ku dhe jetojnë mbi 62 lloje shpendësh të mbrojtur nga Direktiva e Shpendëve dhe Habitateve.

Organizatat mjedisor vendase dhe ndërkombëtare kundërshtojnë tkurrjen e sipërfaqes së mbrojtur dhe degradimin e statusit, nga "rezervat natyror i menaxhuar" në "peizazh i mbrojtur".

Ndërtimi në rrugëkalimin e zogjve shtegtarë nga Evropa drejt Afrikës është kundërshtuar edhe nga Komisioni Europian dhe Konventa e Bernës, e cila deklaroi se projekti kishte mungesë të theksuar të zbatimit të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mjedisit.

Ekspoertë të mjedisit thonë se operimi i aeroportit do të prishte integritetin e ekuilibrave natyrorë të shpendëve dhe habitateve të tjera të dy anëve të lumit.

Ndikimi ekonomik

Vetë studimet e qeverisë shqiptare e vlerësuan aeroportin të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ultët të kthimit të investimit. Megjithatë, qeveria mori përsipër të kompensojë të ardhurat e munguara të investorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138.000.000 € nga buxheti i shtetit përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Ekspertë të ekonomisë thonë se kontrata koncesionare vendos qeverinë shqiptare në pozita inferiore, pasi i garanton investitorit të ardhura edhe kur nuk realizon qarkullim pasagjerësh.

Shih edhe

Referime

Tags:

Aeroporti I Vlorës Tenderi para pezullimitAeroporti I Vlorës Tenderi i rihapurAeroporti I Vlorës ProjektiAeroporti I Vlorës Shih edheAeroporti I Vlorës ReferimeAeroporti I VlorësPishë Poro-NartaQeveria e ShqipërisëVlora

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PlastikaProzaOrganizata e Kombeve të BashkuaraHistoriku i gjuhes letrare shqipeDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëPHShqipëria e PavarurEnergjia kinetikeLumiForcat e Armatosura të ShqipërisëNumri piHepatiti CSulejman VokshiAdoleshencaAgim NeshoEmra pellazgëLidhëzat në gjuhën shqipeGjirafaKomunikimiBaza e të dhënaveDurrësiLibriProblemet mjedisore në ShqipëriEklipsiGjermaniaPiramida e KeopsitMesjetaDemokraciaFahrije HotiNdotjaPenicilinaEgjipti i lashtëPersonat me aftesi te kufizuaraBashkia TiranëSteve JobsZgjebjaUlçera në stomakHidrogjeniEgjiptiKosova dhe bukuritë e sajLista e llojeve të sportitSulfuriKitaraIlir Shaqiri (këngëtar)Burimet natyroreTuberkuloziAnët e horizontitSistemi diellorUltësira Perëndimore e ShqipërisëShkëlzen DoliAntigona (mitologji)Roma e lashtëParahistoriaTestosteroniTartufi (komedi)MitologjiaDardanëtVitaminaIndiaArben TaravariLigjiDerivatiLidhëzaDelfiniGreqiaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaKonventa për të Drejtat e FëmijësKarnavalet brazilianeBeni ecën vetëNdajfoljaMbrojtja e mjedisitCristiano RonaldoSeksi analShoqëria me përgjegjësi të kufizuaraIbrahim RugovaLista e festave në ShqipëriHomonimet🡆 More