Nasa

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore Amerikane shkurt AKAH, (anglisht: National Aeronautics and Space Administration, NASA) u themelua në vitin 1958, është agjencia përgjegjëse për programe hapësinore publike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fondi i saj vjetor për vitin 2007 kapi shumën prej 16.8 miliardë dollarësh. Ajo është gjithashtu përgjegjëse për kërkime afatgjata aerohapësinore civile dhe ushtarake. AKAH dallohet nga organizata evropiane hapësinore AHE, detyrë e së cilës është vetëm bashkërenditja e projekteve hapësinore në shërbimin civil të studim-kërkimit të hapësirës.

Nasa
Shenja e AKAH-s

Shtysa e AKAH-s është shprehja latine ad astra per aspera, që do të thotë: tek yjet nëpër vështirësi.

Historia

Gara hapësinore

Me 4 tetor 1957 rusët arritën për herë të parë në historinë e njerëzimit të lëshojnë në gjithësi satelitin e parë, të quajtur "Sputnik". Kjo risi botërore tërhoqi menjeherë edhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët nga ana e tyre iu kthyen përpjekjeve të tyre hapsinore që ishte ende foshnjë. Kongresi i SH.B.A-së i alarmuar nga kërcënimi i ndjerë i sigurisë së SH.B.A-së dhe udhëheqja teknologjike (e njohur si Sputnik Shock - Tronditja Sputnikore), nxitoi menjëherë dhe veproi shpejt; presidenti Dwight D. Eisenhower dhe këshilltarët e tij vendosën masa dhe hapa më të matura. Pas disa muaj debatesh u arrit marreveshja se nevoitej një agjensi federale të drejtonte të gjitha veprimtaritë joushtarake në hapësirë.

Me 26 korrik 1958, presidenti Eisenhower (Ajzenhauer) shënoi Aktin Kombëtar Aeronautik dhe Hapsinor (National Aeronautics and Space Act) duke themeluar Administratën Kombëtare Aeronautike dhe Hapsinore (AKAH) - National Aeronautics and Space Administration (NASA).

Programi Apollo

Misione të tjera të mëparshme

E ardhmja e AKAH-s

Misionet fluturuese hapësinore të AKAH-s

Fluturimet hapësinore njerzore

Misionet hapësinore robotike

  • 1973-Pioneer 10 ishte sonda e parë e cila e kaloi rripin e asteroidëve midis marsit dhe Jupiterit.
  • 1976-Viking 1 dhe 2 ishin sondat e para që bënë kërkimin e jetës në mars.
  • 1974-Mariner 10 ishte sonda e parë dhe e vetme që iu afrua Mërkurit.
  • 1986-Giotto ishte sonda e parë që bëri fotografimin e bërthamës së një komete.
  • 1991-Galileo ishte sonda e parë e cila bëri fotografi të afërta të asteroidit Gaspra.

Lista e administratorëve të AKAH-s

  • T. Keith Glennan (1958–1961)
  • James E. Webb (1961–1968)
  • Thomas O. Paine (1969–1970)
  • James C. Fletcher (1971–1977)
  • Robert A. Frosch (1977–1981)
  • James M. Beggs (1981–1985)
  • James C. Fletcher (1986–1989)
  • Richard H. Truly (1989–1992)
  • Daniel S. Goldin (1992–2001)
  • Sean O'Keefe (2001–2005)
  • Michael D. Griffin (2005–2009)
  • Charles Bolden (2009–)

Lidhje të jashtme

Shiko edhe

Referimet

Tags:

Nasa HistoriaNasa Misionet fluturuese hapësinore të AKAH-sNasa Lidhje të jashtmeNasa Shiko edheNasa ReferimetNasa1958Agjencia Hapësinore EvropianeDollari amerikanGjuha anglezeHapësiraShtetet e Bashkuara të Amerikës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita e VerësNënë TerezaSëmundja e LeukemisëShoqëriaShqipëriaNjësia matëseLiqeniNdajfoljaIliriaKalaja e ElbasanitMbipeshaFacebookAtomiÇPartia e Punës e ShqipërisëRilindjaFC BarcelonaMasakra e TivaritAlgoritmiTokaNdikimi i njeriut mbi floren dhe faunenBinjakëtTulipaniKarbohidratetKongresi i ManastiritBektashiKinaEposi i kreshnikëveMaqedonia e VeriutMehmet FatihuNjerëz dhe FateTigriMjedisiADNNdotjaEkologjiaËShkretëtiraBakriLista e fiseve ilireArti i RilindjesTrekëndëshiFoshnjaRimaAutizmiKroaciaLista e kalave në ShqipëriAriuShkupiArtizanati i KukësitGreqiaFormat e shtjelluara të foljesDendësiaAlbert AjnshtajniAlbin KurtiShpallja e Pavarësisë së KosovësHepatiti CJustiniani IRiciklimiOrkestra simfonikeMajlinda KelmendiKërpudhatRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëPlazma e gjakutNjohja ndërkombëtare e KosovësMetaletShtetet e Bashkuara të AmerikësEnergjiaMesopotamiaKopshti Botanik i TiranësVitamina EKometaAnastasi IVojo KushiMamuthiStreptokoketMiniera e TrepçësHendboll🡆 More