Abdurrahman Pasha

Abdurrahman Abdi pashë Arnauti ose Bonati (turqisht: Arnavut Abdurrahman Abdi Paşa; 1616–1686/1687) ishte politikan dhe udhëheqës ushtarak osman me prejardhje shqiptare, i cili qe bejlerbeu i fundit i krahinës së Budinit në Hungarinë e sotme.

Abdurrahman Pasha
Abdurrahman Pasha

Biografia

Nga fshati Çiçull, ka qenë farefis i Hasan pashë Hoxhollit nga Dibra. Më 1666 ka urdhëruar ndërtimin e një xhamie, një hamami, çeljen e shtatë krojeve, dhe ndërtimin e disa haneve, dyqaneve e urave; ndërtime në sajë të të cilave iu dha Peqinit statusi i kasabasë.

Në vitin 1669 u bë aga i jeniçerëve, ndërsa më 1674 fitoi gradën e vezirllëkut dhe pozitën e valiut të Bagdadit. Prej atje më 1679 shkoi në Egjipt, kurse në vitin 1681 u emërua vali i Bosnjës. Në vitin 1682 ishte muhafiz (komandant) i kalasë së Kamenicës, kurse në vitin 1684 u bë vali i Budimit. Në vitin 1685 qe komandant i ushtrisë osmane në Hungari dhe po atë vit shkoi vali në Halep.

Në vitin 1686 shkoi përsëri vali në Budim, ku duke qenë në këtë pozitë, u përball me mësymjen e një ushtrie të krishterë të përbërë prej afro 90.000 trupash me habsburgas, hungarezë, kroatë, gjermanë etj., më 2 shtator 1686, pas një rrethimi 78 ditësh, me një sulm të rreptë morën Kalanë e Budimit, ku mbeti i vrarë edhe bejlerbeu peqinas.

Në Peqin ndërtoi Xhaminë e Sahatit dhe Kalanë e Peklinjes. Ai përveç vakëfeve që ka lënë në Peqin, ka rinovuar edhe tyrben e Ma’rûf’ul-Kerhi-t në Bagdad.

Referime

Literaturë

  • Machiel Kiel (1990). Ottoman architecture in Albania (1385-1912). Islamic art series (në anglisht). Vëll. Band 5. Stamboll: Research Centre for Islamic History, Art and Culture. ISBN 92-9063-330-1.
  • Nehat Krasniqi (2017). Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale. Prishtinë: Instituti Albanologjik. ISBN 978-9951-24-055-0.

Referime

Tags:

Abdurrahman Pasha BiografiaAbdurrahman Pasha ReferimeAbdurrahman PashaBejlerbeuBudapestiGjuha turkeHungariPerandoria OsmaneShqiptar

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HamletiSistemi nervorAntibiotikuHistoria e ShqipërisëKalaja e PetrelësMusine KokalariKoloseumiMamuthiMarsiTurbinat me erëEpoka para gjyqitKaratiLista e bimëveMercedes-BenzYlli detarSarandaKortizoliRrethi i TropojësEnergjia e erësDemokraciaShpendëtSistemi diellorMuhamet KyçykuShtetet e Bashkuara të AmerikësKanabisi (Drogë)Muri i Madh KinezEmiratet e Bashkuara ArabeHIV/AIDSJezusiKallëzuesiHristijan MickoskiNeurologjiaLumiRajoni JuglindorMitiShenjat e qarkullimit rrugorZejtariaDasma shqiptareLidhëza bashkërenditëseJuventus F.C.PankreasiQelizaPerandoria MongoleHistoritë e HerodotitSistemi urinarVendbanimiLista e elementeve kimikëFlamuri i KosovësPunime artizanaleSlloveniaFoshnjaPrizreniFC BarcelonaNepotizmiPerandoria BizantineErnest HemingwayMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutNumrat e plotëGjarpriRobotikaKafshëtRozana RadiNumrat romakëAnarkiaHënaDuhaniShoqëriaShqiptarët në Maqedoninë e VeriutDita Botërore e LibritArkitekturaSiguria kibernetikeXhingis HanAlbano BogdoArti në ShqipëriLlojet e perfitimit të energjisë elektrikeBujqësia🡆 More