Abas Ermenji: Politikan dhe shkrimtar shqiptar

Profesor Abas Ermenji (Ermenj, 12 dhjetor 1913 - 10 mars 2003) ka qenë arsimtar, veprimtar i Ballit Kombëtar dhe publicist shqiptar.

Ai kishte qëndrime social demokrate dhe gjatë jetës së tij kundërshtoi monarkinë, fashizmin, komunizmin dhe çdo formë të totalitarizmit.

Abas Ermenji
(1913 - 2003)
Abas Ermenji: Politikan dhe shkrimtar shqiptar
U lind në12 dhjetor, 1913
Ermenj, Skrapar
Vdiq10 mars 2003
Kombësiashqiptar
Profesionishkrimtar

Biografia

Studimet fillore i kreu në Berat, kurse studimet e mesme në gjimnazin e Shkodrës. Gjatë viteve 1934 - 1938 kryen në Sorbonë, Paris, Fakultetin e Letërsisë me specializim Historinë.

Kthehet në Shqipëri në vitin 1938 dhe emërohet profesor në Liceun e Korçës ku jep mësim deri në muajin nëntor të vitit 1939. Arrestohet nga italianët si një nga organizatorët e rinisë korçare në manifestimet e 28 nëntorit të vitit 1939 kundër pushtimit fashist dhe internohet në ishullin e Ventotenes, prej ku lirohet në vitin 1941.

Sapo kthehet në Shqipëri merr pjesë në organizimin e rezistencës së armatosur kundër pushtimit të huaj në zonën Skrapar-Berat dhe arrin ta mbajë Beratin të lirë prej italianëve. Ishte një nga organizatorët e Ballit Kombëtar dhe anëtar i Komitetit qendror të tij.

Pas fitores së revolucionit komunist në Shqipëri, detyrohet të largohet nga atdheu dhe të marrë rrugën e gjatë të mërgimit. Vendoset në Paris ku drejton Komitetin Kombëtar Demokrat "Shqipëria e Lirë", i cili ka lozur një rol të madh në përpjekjet për një Shqipëri të lirë nga regjimi komunist si dhe për çlirimin e Kosovës nga shtypja dhe tirania e Serbisë.

Pas rikrijimit të Ballit Kombëtar në Shqipëri në vitin 1991, zgjidhet kryetar i kësaj partie dy herë radhazi në vitet 1994 dhe 1998. Gjatë kësaj periudhe, megjithë moshën e tij të madhe, ka dhënë një kontribut të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare të shqiptarëve nëpërmjet një serie konferencash në të gjithë Shqipërinë.

Ermenji ka qenë një mbrojtës i flaktë i çështjes dhe kombësisë shqiptare, me artikuj të shumtë, të botuar tek "Flamuri", tek "Balli i Kombit", tek përmbledhja "Albania" etj. Por kryevepra e tij është studimi "Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë" - një apologji madhështore e kombësisë shqiptare.

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

10 mars12 dhjetor19132003Balli KombëtarSocialdemokracia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dita e VerësMarin BarletiPanairi i botësLahuta e MalcísTurbinat me erëNarcisizmiTë drejtat e graveHistoria e DurrësitNeptuniRënia e komunizmit në ShqipëriEposi i kreshnikëveAriu polarFoljaKiara TitoNumrat e telefonit në KosovëMigrenaHepatitiSafet ZhulaliMigrimetLeje DrejtimiKortizoliVoskopojaSistemi limfatikFizikaPrincesha ArgjiroAziaSëmundjet e syritDon Kishoti i MançësPetro MarkoFunksionet trigonometrikeNënrajoni VerilindorLista e ishujve grekëAfrikaNjëqind vjet vetmiKalaja e BeratitAminoacidetBronkitiFaqja kryesoreMartin Luther KingTiranaNezim FrakullaMali i TomoritAlergjiaLidhëza bashkërenditëseKultura e ShqipërisëNamazi i IqindisëArmët e SkënderbeutLuljeta BozoHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiPërrallaPërcaktoriLuledielliVlerësimi i nxënësveSkënderbeuLuigj GurakuqiPerandoria MongolePresidenti i ShqipërisëBimëtHasiAdem JashariDëboraRomaKanceriOqeaniAmerika VerioreDubaiAli Pashë TepelenaPërmbytjaMenstruacionetAcidet dhe BazatËndrraMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutTeuta e IlirisëDialektet e gjuhës shqipeKoloseumiIndiaSteve JobsParisiPranvera🡆 More