92.1 Capital Fm

92.1 Capital FM është radio stacion komercial me mbulueshmëri regjionale në Republikën e Kosovës duke transmetuar nga pika e maleve në Berishë, dhe e vendosur me studio në Fushë Kosovë.

Historia

Radio stacioni tani i emruar Capital FM emeton program në frekuencën 92.1 Mhz FM dhe në internet përmes faqes sonë. Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, u hap një etapë e re e rindërtimit dhe zhvillimit të Kosovës në të gjitha lëmitë e në këtë kontekst edhe në sferën e informimit. Drenica e plagosur në trup dhe në shpirt kishte nevojë për shërimin e plagëve të luftës. Një ndihmesë për këtë kanë dhënë edhe radio stacionet me mundësitë e veta modeste.

Me ish emrin e saj, është radioja e parë në historinë e Drenicës dhe përmbajtjen e transmetimit është një zë i fuqishëm në përkrahje të veprës të të gjithë atyre që u flijuan për liri. si institucion privat filloi me punë eksperimentale më 8 korrik 2000, dhe arriti që brenda një kohe të shkurtër të emetoj program 18 orë në ditë. Në vitin 2007 u licensua me leje afatëgjatë nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM). Në vitin 2013, për shkak të problemeve financiare kaloi në pronësi të firmës kanadeze ALBATEC, dhe në vitin 2014 u rilicensua nga KPM në pronësi të kësaj firme. Në nëntor 2014 ky radio stacion kaloi nga mbulueshmëria lokale në atë rajonale duke transmetuar nga pika e re në malet e Berishës, dhe tani nga kjo pikë mbulon së paku 30% të territorit të Kosovës. Është përkrahëse dhe mbështetëse e fuqishme e përpjekieve të popullit tonë për pavarësi dhe sovranitet.

92.1 Capital FM ka një numër jashtzakonisht të madh të adhuruesve në Drenicë dhe Kosovë, por edhe në diasporë që e dëgjojnë përmes Internetit.

92.1 Capital Fm 
Panelat diellor tek pika transmetuese në Berishë

Përmbajtja

92.1 Capital FM me përmbajtjen e saj të transmetimit apo edhe pronarëve që kishte, nuk ka treguar se i përket ndonjë klani politik, dhe sipas tyre nuk i nënshtrohet apo nuk i bëhet zëdhënëse e asnjë klani politik.

Drejtori Lavdije Krasniqi është përsoni përgjegjës, dhe mirëmbajtja edhe operacionet teknike nga pronari ALBATEC SHPK.

Radio stacioni tani ka në pronësi lokacionin e studios në Rr Dardania 272 në Fushë Kosovë. Ky radio stacion është i pari edhe i vetmi emetues në Kosovë që transmeton me energji të ripërtritshme nga panelat diellor me një kapacitet energjie prej 10KW.[1]

Ka në pronësi pikën e vet transmetuese në majen më të lartë të maleve qendrore të Kosovës në Berishë.

Referime

Tags:

BerishaFushë KosovaKosovaRadio në Kosovë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TenisiAtletikaDita Botërore e LibritMushkëriaYndyraFieriHalil BudakovaMalet e SharritKarakteristikat e zeritNumri piMarin BarletiMagna CartaLuledielliTestosteroniNdryshimi i klimësPashkëtAcidet dhe BazatInfeksioni seksualisht i transmetueshëmIraniKuvendi i ShqipërisëInjorancaMëlçiaAsdren GjikolliTrashëgimia kulturoreRombiDita e VerësMonarkia kushtetueseHolokaustiLufta e Dytë BotëroreKanabisi (Drogë)Energjia e erësThomas EdisonLuljaAlgjebraIslamiKomunizmiMaja e JezercësBuallicaLista e fjalëve në IslamViktor HygoPukaMjedisi natyrorZhurmat në veshLiqeni i OhritAeroplaniRajoni JuglindorFjodor DostojevskiFlamuri i ShqipërisëLista e elementeve kimikëAvni RustemiForcat e Armatosura të ShqipërisëTurqiaAmerika VerioreTruriPrincesha ArgjiroFerma VIPKanceri i gjiritUlçera në stomakVullkanet dhe termetetAventurat e Tom SojeritUshtria Çlirimtare e KosovësAriSeksi analPanairi i botësHarta e BotësLista e filmave të prodhuar nga AlbfilmNjohja ndërkombëtare e KosovësGjakuPlisi (lashtësi)Mitrush KuteliGlobalizimiTeatriProteinaVjosaEkosistemiTiranaShtatë mrekullitë e botësBujqësiaSkënderbeu🡆 More